Berisha: Edhe në Hënë po të më çojnë, do gjej mënyrën për të bërë opozitë !

0
262

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se jo i arrestuar, por edhe në hënë po të jetë, ai do të bëjë atë që di të bëjë më mirë – opozitë.

“Fundi i Sali Berishës ka që në vitin 1997 që e thonë. Madje janë të njëjtat persona që e thonë. Përsëri gabuan, ne do fitojmë! Sali Berisha nuk heq dorë kurrë nga mbrojtja e idealeve të lirisë, opozitarizmit, programit të PD.
Jo në shtëpi, në qeli apo në ndonjë ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë, unë do gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe do qëndroj për të vërtetën. Pasioni im është pasioni i njeriut të lirë. Është i vetmi pasion që tek unë nuk njeh moshë, nuk njeh kufi. Sot jam po kaq i motivuar dhe i vendosur sa kam qenë 33 vite më parë në luftën kundër diktaturës”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here