Ligji i ri/ Ndryshojnë rregullat për prokurimin publik, masat e reja penalizuese

0
153

Ervin Kaduku

mbledhje qeverieNdryshon ligji për prokurimin publik. Qeveria ka dorëzuar në Kuvend një projektligj që forcon penalitetet për shkelësit e ligjit të Prokurimit Publik. Projektligji përcakton dhënien e masës administrative nga 100.000 deri në 1.000.000 lekë për autoritetet kontraktore, kur keqinterpretojnë ligjin, penalitet ky që nuk ishte i parashikuar në ligjin aktual. Po kështu, propozohet të shtohet si masë penalizuese dënimi me gjobë, në masën nga 50.000 deri në 500.000 lekë, për mospërmbushje të detyrimeve të parashikuara në nenet 45 e 46 të ligjit, dispozita të cilat parashikojnë hartimin e kritereve të pranimit nga autoriteti kontraktor. Synimi i këtij propozimi është të shmangë vendosjen e kritereve abuzive të kualifikimit nga autoritetet kontraktore, të cilat kufizojnë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të interesuar

Në nenin 73 “Sanksionet për mosbashkëpunim” të ligjit në fuqi propozohet të bëhet një parashikim në mënyrë më të qartë i penalizimit të rasteve të refuzimit të autoritetit kontraktor për të bashkëpunuar me Komisionin e Prokurimit Publik dhe Agjencinë e Prokurimit Publik, ku ngarkohet me përgjegjësi titullari i autoritetit kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50.000 deri në 1.000.000 lekë.
Në nenin 33 “Procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” të ligjit në fuqi propozohet të shfuqizohet njëri prej rasteve të përdorimit të kësaj lloj procedure, konkretisht, për kontratat që do të prokurohen në bazë të një marrëveshjeje kuadër, si një mundësi abuzimi nga autoritetet kontraktore.
Ky propozim bëhet duke marrë në konsideratë faktin se procedura e prokurimit “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” është një lloj procedure, e cila nuk kërkon njoftim publik dhe si e tillë kufizon dhënien e informacionit për operatorët ekonomikë të interesuar, për pasojë, dhe pjesëmarrjen e tyre në procedurat e prokurimit. Në këto kushte, synohet që rastet e përdorimit të kësaj lloj procedure në ligj të jenë të kufizuara dhe të mirëpërcaktuara.

Njëkohësisht, amendimet parashikojnë edhe ndryshimin e përbërjes dhe kritereve të zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik (KKP). Sipas draftit, të pestë anëtarët duhet të jenë juristë, me arsim të lartë në drejtësi, pasi në thelb funksioni i anëtarit të KPP-së është vlerësimi i procedurave të tenderit përmes interpretimit të legjislacionit për prokurimin publik.

Në pjesën “Procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” të ligjit në fuqi propozohet të shfuqizohet rasti i përdorimit për kontratat që do të prokurohen në bazë të një marrëveshjeje kuadër, si një mundësi abuzimi nga autoritetet kontraktore. Kjo procedurë nuk kërkon njoftim publik dhe si e tillë kufizon dhënien e informacionit për operatorët ekonomikë të interesuar, për pasojë, dhe pjesëmarrjen e tyre në procedurat e prokurimit. Në këto kushte, synohet që rastet e përdorimit të kësaj lloj procedure në ligj të jenë të kufizuara dhe të mirëpërcaktuara.

Nga ana tjetër, tenderi “Me negocim” nuk përcaktohet si procedurë, me të cilën mund të lidhet një kontratë e dalë nga marrëveshja kuadër. Për kontratat publike, autoritetet kontraktore mund të lidhin një marrëveshje kuadër pas kryerjes së një procedure të hapur, të kufizuar, kërkesë për propozim, shërbim konsulence apo me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, ndërsa për kontratat sektoriale, autoritetet kontraktore mund të lidhin një marrëveshje kuadër, edhe pas kryerjes së një procedure me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”.

Në procedurat e “Konkurseve të projektimit” hiqet kufizimi për kontratat me vlerë mbi kufirin e ulët, duke lënë mundësinë e përdorimit të kësaj procedure për çdo lloj vlere, nisur nga fakti që procedura “Konkurs projektimi” lidhet me natyrën dhe specifikën e shërbimeve (të një natyre estetike) dhe jo vlerat e kontratave. Heqja e vlerës monetare në përdorimin e procedurës së prokurimit “Konkurs projektimi” do t’i hapte rrugë përdorimit të kësaj procedure në çdo rast kur kërkohet të përftohen nga autoritetet kontraktore studime ose projekte vetëm me natyrë estetike. Pra, përdorimi i procedurës së prokurimit “Konkurs projektimi”, nëpërmjet këtij ndryshimi, nuk lidhet ekskluzivisht me vlerën monetare, por me natyrën estetike të studimit ose projektit që kërkohet të realizohet.

Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në pjesën “Përjashtimet e veçanta” të ligjit në fuqi parashikohen si raste përjashtimore, pa tender, shërbimet e avokatëve të caktuar kryesisht, si dhe ekspertizës për nevoja të procedimit penal, rregulluar sipas Kodit të Procedurës Penale. Sipas relacionit të qeverisë, praktika e deritanishme ka treguar për pamundësi të zhvillimit të procedurave të prokurimit për këto lloj shërbimesh. Pagesa për këto lloj shërbimesh do të bëhet sipas tarifave të përcaktuara me vendim të posaçëm.

 

OSHEE planifikon shtrirjen e pagesave në fshat

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) ka tashmë gati planin e biznesit për vitin 2015. Burimet nga kjo ndërmarrje shtetërore pohuan se në themel të këtij plani është futja në sistemin e pagesës së zonave rurale.

Në fokus do të jenë rajonet e Shkodrës dhe Kukësit, për shkak edhe të problematikës më të madhe në kulturën e pagesës së faturave të energjisë që këto zona kanë. Por OSHEE në të njëjtën kohë do të ndjekë një plan të posaçëm investimesh në këto zona. Rrjeti tashmë shumë i amortizuar i energjisë në të gjithë vendin, në zonat veriore, sidomos në rajonet e thella është thuajse tërësisht i dëmtuar.
Situata është e ngjashme në të gjithë zonën rurale, e cila sot furnizohet me energji me rrjet 6 kv, i cili nuk garanton cilësi furnizimi, si për sa i përket qëndrueshmërisë ashtu edhe cilësisë së energjisë elektrike. Duhet që i gjithë sistemi të transformohet nga 10 e 6 kv në 20 kv në mënyrë që të ulen humbjet teknike të cilat në zonat rurale janë në nivele shumë të larta. OSSHE ka vlerësuar së dëmi në rrjet është shumë i lartë në këto zona edhe për shkak të ndërhyrjeve abuzive.
Me qëllimin e rritjes së qëndrueshmërisë financiare të sektorit, OSHEE ka nevojë për të futur një program realist për reduktimin e humbjeve. Skenari bazë, i cili ka dakordësinë edhe të Bankës Botërore supozon një plan për reduktimin e humbjeve për të arritur nivelin e 30 për qind në vitin 2016. Megjithatë, kjo masë sipas Bankës Botërore është e pamjaftueshme për të përmirësuar sistemin, nëse do të shoqërohet me ristrukturimin e çmimeve.
Banka Botërore vlerëson se Shqipëria aktualisht ka një nivel të lartë të përdorimit të paligjshëm të energjisë elektrike dhe matje të dobët, e cila është e bazuar në sistemin e faturimit dhe aktualisht ka një sistem të dobët të menaxhimit të informacionit. Vendet e tjera, të cilat ballafaqohen me probleme të ngjashme kanë arritur të ulin humbjet e tyre të shpërndarjes shumë më të shpejtë dhe pa investim të madh shtesë.

 

 Rusia, në prag kolapsi financiar

 Banka Qëndrore e Rusisë ka rritur normën bazë të interesit nga niveli 10.5% në atë, shumë të lartë, prej 17%, nëpërmjet një lëvizje emergjente e cila synon të mënjanojë kolapsin e rublës.

Valuta vendase u forcua në fillim, por fillimi i kësaj jave i rezervoi rublës humbjen më të madhe përkundrejt dollarit në një ditë të vetme që prej vitit 1998.

Gjatë këtij viti duket se Banka Qendrore e Rusisë ka kryer lëvizje spektakolare në politikën e saj monetare, duke e rritur shumë normën bazë të interesit. Por, me këtë lëvizje të dëshpëruar për të shpëtuar rublën, Banka Qendrore i jep në fakt një goditje të rëndë rritjes ekonomike. Duket se vendi është humbësi i madh i “luftës së sanksioneve”, me rënien në pikiatë të çmimit të naftës, që Rusia e prodhon më shumicë etj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency