Korçë/ Godet me sende të forta pronarin e banesës për ta vjedhur, arrestohet 44-vjeçari

0
132

Një 44 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Devoll pasi po tentonte të vidhte një banesë.

Në pranga përfundoi Vasil Kello, banues në Bilisht, i dënuar më parë për vjedhje.

“Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 17.10.2016, rreth orës 23:00 në Bilisht, ky shtetas ka tentuar të vjedhë me dhunë banesën e shtetasit G.SH, 32 vjeç, duke e goditur këtë të fundit, me sende të forta (pa probleme për jetën) dhe më pas është larguar me vrap”, sqaron policia.

Shërbimet e Policisë menjëherë, u vunë në ndjekje të autorit duke bërë më pas kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale: “Vjedhje me dhunë, mbetur në tentativë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here