Turi i kreut të opozitës/ Basha në Kukës, qytetarët në revoltë, të papunë dhe të mbytur në borxhe.

0
92

Erneta Shevroja

Kreu i opozitës ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në qytetin e Kukësit. Problem i theksuar në qytetin verior ishte papunësia

basha ne Kukes fotoKreu i opozitës, dje e vijoi turin e tij në qytetin e Kukësit për të t’u njohur me problemet që i mundojnë qytetarët. Nga bashkëbisedimi me ta, doli që problem më i theksuar është mungesa e vendeve të punës dhe ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike. Ata janë shprehur se ndihen të diskrimunuar dhe të lënë mënjanë nga vëmendja e qeverisë.“Kukësi është  diskriminuar,- thanë banorët ndërsa kanë gjetur rastin t’i kujtojnë kryeministrit se “liqeni që furnizon me energji elektrike gjithë Shqipërinë ka përmbytur tokat e tyre dhe qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë, madje të parëve që u ka ndërprerë energjinë janë ata”. “Kam votu që 20 e ca vjet majtas. Mirë po më heq prej pune, po ma gjej një vend pune se të kam pagu taksat tash 20 vjet”, shprehet një banor. “Dokumenti që më kanë dhënë mu është se filani që është me shkollë të lart largohet dhe futet një me shkollë të mesme”, denoncoi një qytetar. “8 veta asnjë nuk e kam në punë. Me 5 mijë lekë mbaj familjen dhe me një ndihmë ekonomike”,- rrëfeu një qytetar.“Nuk ka as vende pune. Jam vetë i 5, me një përkrahje marr 32 mijë lekë të vjetra. 185 mijë lekë vjen fatura e dritave”, u ankua banori.Mbyllja e filialit të Universitetit të Kukësit ka qenë një tjetër shqetësim i banorëve, të cilët thanë se nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët në shkollë.“Mbyllja e universitetit për ne është krim. Ne nuk e përballojmë dot”.“Ma bërrnut nuk ka ku me shku ma tepër. Po duhet me u çu në këmbë ky popull se u mbytëm me borxhe”, bëri thirje një kuksian. “Unë i bana 48 vjet, kam pa lloj lloj qeverish. Po ma si ky nuk ban me ia marr shpirtin popullit or ti. Tashi unë vetë i 5 ku ha?!”, pyeti i revoltuar një qytetar. “Furnizohet krejt Shqipëria me tokat e Kukësit (liqeni) që janë të përmbytura krejt dhe vjen e i ndëpret energjinë mas pari Kukësit. Turp të këtë!”“Ai ka thënë nuk do të ketë më parë që të paguhen nëpër spitale. 2-fish jam tu pagu nëpër doktorrata”.

Ndërkohë Basha u ka shprehur qytetarëve se qeveria nuk reflekton në lidhje me thirrjet e PD-së për përkeqësim të situatës si pasojë e rritjes së taksave dhe çmimit të energjisë. “Problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej. Do ta rrisin çmimin e energjisë kur s’kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015-ën. 460 milionë dollarë më shumë parashikojnë me u marr shqiptarëve”-tha kreu i opozitës.

 

Shtrenjtimi i naftës

Ndësa banorët e zonave rurale i kanë shprehur Bashës shqetësimin lidhur me shtrenjtimin e naftës. Ata kanë thënë se si pasojë e këtij vendimi, ata nuk kanë mundësi të punojnë tokat e tyre.  “Kam djalin, ka mbaru shkollën e mesme dhe nuk e kam çu në shkollë të lartë se s’kam lekë. Jam vetë i 7-të”,- u shpreh një banor i zonës. “Nafta, sa ma poshtë të ulet se krejt kjo tokë është djerrë se nuk kemi lekë”.“Në qoftë se një dynym bën në Lushnjë 13 mijë lekë, këtu është 17-19 mijë, sa nuk punohet fare”,- ankohet një tjetër. “Që del Erion Velia bën dasëm 400 milionë lekë, ku i mori për një vit?  Mi dha nana! Po ne as s’kemi nane? Pse s’po na i japin nanat tona? Të dalim në protestë dhe t’i thona ndal, se do të jetë shumë vonë”, shpreh revoltën banori i Kukësit.

 

Buxheti 2015/ PD: Qeveria braktis shtresat në nevojë, rrit luksin e vet

Partia Demokratike akuzon qeverinë se në buxhetin e planifikuar të vitit të ardhshëm ajo braktisë shtresat në nevojë dhe shqetësimi i vetëm i saj është si të rris luksin e vet. Eksperti i ekonomisë, deputeti demokrat Sherefedin Shehu tha në këtë buxhet janë ulur shpenzimet si në shëndetësi, arsim, bujqësi etj.  “Në buxhetin 2015 qeveria ka braktisur shtresat ne nevojë. Ata jane të pambrojtur nga rritja e taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë elektrike. Në vend të kompensimit financiar qeveria ul buxhetin e ndihmës ekonomike nga 21 në 19.9 miliardë lekë. Qytetarët do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike dhe rreziku i varfërise rritet”, -tha ai. Ndërkohë në kontrast me përkujdesjen për shtresat në nevojë, Shehu akuzoi se, qeveria po kujdeset për plotësimin e këkesave të saj të luksit. “Buxheti 2015 rrit luksin për qeveritarët. Ndërsa investimet dhe pagat ulen, shpenzimet administrative dhe fondi i pagave rriten. Buxheti i kryeministrit rritet 30% dhe shpenzimet administrative 12%. Fondi i pagave rritet 30 milionë dollarë për të paguar shtimin e 176 shërbëtorëve dhe propogandisteve për kryeministrin, 1100 policëve, 400 policë burgjesh, 1400 nëpunesve në Ministrinë e Punës dhe disa të tjerë. Ky luks është tallje me të perndjekurit, të cilëve ju ka bllokuar dëmshperblimet dhe me pronarët, për të cilët ka vetëm 1.4 miliardë lekë nga të cilat 1 miliardë lekë do të merren nga legalizimet”-, tha Shehu dje nga selia blu. Deputeti demokrat mori në analizë buxhetet që janë planifikuar për secilin shërbim. Ai konkludoi se buxheti, krahasur me vitet më parë, ka ulur shpenzimet për shëndetësinë, arsimin, unfrastrukturën etj. Po ashtu, sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm parashikon ulje edhe për pagat dhe pensionet. “Ky buxhet ul pagat dhe pensionet. Pagat mbeten në nivelin vitit 2013 dhe parashikohen 1.2 miliard lekë për të indeksuar pensionet. Por, ndonese inflacioni eshte rreth 2%, çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve bazë janë rritur 6%-8% sipas tremujorëve. Keshtu paga reale është rreth 15% më e ulët dhe pensionet duhet të rriten të pakten tre herë më shume se sa parashikon në buxhet qeveria. Buxheti 2015, përkeqeson shërbimet publike, si arsimi dhe shëndetësia dhe ato të ofruara nga pushteti lokal. Ndërsa premtoi rritje në 5% të PBB dhe dyfishim të buxhetit të arsimit, në 2015 ai ulet rreth 400 milionë lekë. Ndërkohë investimet në arsim ulen, dhe në arsimin universitar investohen vetëm 3 milionë euro. Në shëndetësi rritja e moderuar nuk garanton asnjë objektiv apo standard të premtuar dhe investimet janë vetëm 1,8 miliardë lekë. E njëjta gjë do të ndodhë me ujin e pijshëm, kanalizimet, pastrimin, etj. të ofruara nga pushteti lokal, mbasi grantet nga buxheti i shtetit ulen 5-29% sipas njesive”,-vijoi deputeti demokrat. Sipas tij, buxhet i është i pambrojtur dhe rrezikon stabilitetin e financave publike. “Evazioni i lartë, të paktën 40%, e bën te dyshimte rritjen e te ardhurave dhe do rrise arbitraritetin e administrates tatimore. Rritja e borxhit publik me 150 miliardë lekë është inproduktive mbasi u provua se detyrimet e prapambetura ishin vetëm 25 miliardë lekë. Kjo ka rritur 9 miliard lekë koston e borxhit në 2015 dhe presionin per rritje te metejshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency