Soni feston ditëlindjen në një shtrat me Aurelën

0
155

soni me aurelenUrime të shumta ka marrë Soni Malaj për ditëlindje, por më speciale ka qenë një dhuratë simbolike nga mikesha e saj Aurela Hoxha. Në Instagramin e saj, ajo i ka dedikuar një urim mjaft të veçantë, teksa në foto të dyja ndodhen në një shtrat. “Ai momenti kur Soni tallet me pozat që marr unë për Instagram. Rëndësi ka që kjo vajzë “e vogla” më ka bërë prej vitesh të qaj me “shpirtin binjak”, “fluturimin”, “të Dua ty” e shumë e shumë si këto perla… Ndërkohë që çdo ditë që e takoj më bën të qesh, se ajo është gjithnjë e lumtur dhe shumë pozitive… Dhe unë sot gjej rastin t’i them publikisht që je një artiste dhe unë jam me fat që të njoh! Gëzuar Ditëlindjen e bukura! Happy Birthday, to the most beautiful woman in the world! Love u”, – ka shkruar ajo.

 

Nora Istrefi shtatzënë

nora istrefiNora Istrefi është shtatzënë. Ndonëse ende nuk kemi parë një reagim nga vetë këngëtarja, lajmi është përcjellë nga mediat kosovare. Nora Istrefi pret një fëmijë nga bashkëshorti i saj Roberti. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se këngëtarja është në javët e para të shtatzënisë, e për pasojë nuk mund të vijojë të jetë protagoniste në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”. Po sipas mediave rozë, janë drejtuesit e spektaklit “Dance With Me”, të cilët po e detyrojnë Norën të mos e publikojë lajmin.

 

Tuna: Japonezët e bojnë ma s’miri

tuna Tuna shquhet edhe për stilin e saj unik. Vallëzimi është po ashtu një aftësi bukur e mirë e këngëtares në fjalë. E së fundmi, duket se përshtypje të mirë i kanë lënë një grup i valltarëve japonezë. “Japonezët e bojn ma s’miri”, – ka qenë mbishkrimi i Tunës për videon në fjalë. Këngëtarja shkupjane, Tuna Sejdiu, vazhdon të jetë shumë aktive në skenën muzikore, marrë parasysh angazhimet e saja si në projektet e reja e po ashtu edhe në mbrëmjet muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

Cozman thumbon këngëtaret: Mos këndoni anglisht, bëhuni vetvetja

cozmanReperi i suksesshëm shqiptar, Cozman, ka publikuar një postim në rrjetin social Twitter. Ylli i Babastars, i cili besohet se është në lidhje me Tunën, ka kritikuar dhe thumbuar ashpër me anë të një postimi në Twitter këngëtaret shqiptare që provojnë të këndojnë në gjuhën angleze. Reperi thotë se ato nuk janë reale dhe po bëhen diçka që s’janë. “Unë qesh me këta që tentojnë të këndojnë anglisht. Po bëhen dikush që s’janë. Bëhuni vetvetja”, ka shkruar Cozman në Twitter në gjuhën angleze. Cozman është pranë publikimit të projektit të tij të ri në bashkëpunim me hip hop grupin TDS, i cili do të titullohet “Bipi shumë i Smutë”.

 

Fjolla Morina fillon të tymosë

fjolla morinaKëngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, gjen gjithmonë diçka për të tërhequr vëmendjen e publikut apo të ndjkësve të saj. Përveç look-ut me të cilin “eksploron” sa herë të jetë e nevojshme Fjolla nuk shmang të ekspozojë edhe gjërat prej të cilave merr kënaqësi. Morina në faqen e saj të Facebook këtë herë është paraqitur me një tjetër foto, ku është në relaks të plotë teksa tymos nargjile.

 

Roberto Cavalli fton në hotel Çiljetën, Bleona i bashkohet propozimit

cavalliÇiljeta është lakmuar përsëri nga stilisti i famshëm italian Roberto Cavalli. Këngëtarja e cila ka postuar një foto në Instagramin e saj ka marrë një koment nga Cavalli. “I am in Dubai….. Royal Mirage Hotel” (Unë jam në Dubai, në hotelin “Royal Mirage”), – ka shkruar Cavalli. Kurse Çiljeta është përgjigjur “Lucky you dear @robertocavalli I am home sweet home. ciljetaxhilaga @robertocavalli much love from Albania. (Lum ti i dashur, robertocavalli. Unë jam në shtëpi të ëmblën shtëpi. Shumë dashuri nga Shqipëria), – ka shkruar këngëtarja. Por edhe Bleona Qerreti ka komentuar në këtë foto, duke dashur “të ndërhyjë”. “O Ylliiiiiiiiiii Sa bukur ke dalë këtu. @ RobertoCavalli Ciao amore” (RobertoCavalli përshëndetje i dashur). Por më vonë mesazhet e tyre janë fshirë, duke lënë më pas replika të fansave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency