Ekspozita/ Trilogjia shqiptare e Lulajt, përfaqësuese në edicionin e 56-të të Venecias

0
127

big_venecia“Trilogjia shqiptare: një seri stratagjemash të tërthortë”, prezantuar nga Marco Scotini, kurator dhe Armando Lulaj, artist është shpallur dje, si projekti fitues që do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që organizohet më 9 maj – 22 nëntor 2015. Njoftimi është bërë me dije nga Ministria e Kulturës, e cila pati shpallur qysh në gusht thirrjen për projekt-propozimet. “Trilogjia shqiptare: një seri stratagjemash të tërthorta” përfaqëson përfundimin e një kërkimi shumë-vjeçar të artistit sa i përket periudhës së Luftës së Ftohtë në Shqipëri, por edhe më gjerë, rolit të së kaluarës në të tashmen, kujtesës dhe eksperiencës historike – veçanërisht nëpërmjet arkivave, “trofeve” dhe “boshllëqeve” të së kaluarës. Vepra e parë në këtë cikël titullohet “It Wears as It Grows”, kurse e dyta është e mirënjohura “Never” – që është shfaqur në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare. Vepra e tretë, “Recapitulation” do të prodhohet posaçërisht për Bienalen e Venecias.

“Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” u përzgjodh unanimisht nga një juri ndërkombëtare e ngritur posaçërisht me: Boris Groys – President, Kathrin Rhomberg – Anëtare, Adrian Paci – Anëtar, Albert Heta – Anëtar, si dhe një përfaqësues i Ministrisë së Kulturës. Argumentimi i jurisë: “Projekti u vlerësua nga Juria për paraqitjen e tij të plotë dhe të detajuar; inteligjencën dhe forcën e tij konceptuale; marrëdhëniet me historinë shqiptare dhe njëkohësisht atë globale; strukturën e brendshme të komplikuar; qartësinë e vizionit kuratorial dhe mbështetjen e siguruar nga donatorë të tjerë”.

Kuratori është kritik arti dhe kurator i pavarur që jeton në Milano, Itali. Ai është drejtori i Departamentit të Arteve Vizuale në NABA (Nuova Accademia di Belle Arti, Milano), kuratori i Arkivit Gianni Colombo, si dhe drejton reviztën No Order: Art in a Post-Fordist Society. Ndër ekspozitat e tij më të fundit mund të përmendim projektin në proces Disobedience Archive (Berlin, Mexico DF, Eindhoven, Karlsruhe, Nottingham, Bucharest, Riga, Zagreb, Atlanta, Boston, Umea, Copenhagen, Turin, Madrid, Istanbul (2005–2014); Da Capo: Deimantas Narkevicius (Zagreb: MSU, 2014); Vegetation as a Political Agent (Turin: PAV, 2014); The Empty Pedestal: Ghosts from Eastern Europe (Bologna: Archeological Museum, 2014); A History of Irritated Material (London: Raven Row, 2010) bashkë-kuruar me Lars Bang Larsen and Gianni Colombo (Turin: Castello di Rivoli, 2009), bashkë-kuruar me Carolyn Christov-Bakargiev. Ai i ka kushtuar disa ekspozita skenës artistike të Evropës Lindore, duke përfshirë: A Sense of Wellbeing: Loss, History and Desires (Karlovy Vary: Palace of the Imperial Thermal Baths, 2001); Der Prozess: Collective Memory and Social History (Prague Biennale 3, 2007); October: Exit, Memory and Desire (me Andris Brinkmanis, Milan, 2007); The Empty Pedestal: Ghosts from Eastern Europe (Bologna: Archeological Museum, 2014).

Artisti shqiptar Armando Lulaj wshtw edhe dramaturg, regjisor që jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri. Ndër ekspozitat solo të tij mund të përmendim, UNTITLED (Bologna: Galleria Cavour, 2014); Fiend (Tiranë: Teatri Kombëtar, 2013); Cold Wind (Bologna: Art Fair, 2013; Basel: Volta 8, 2012); No More Feelings (Rovereto: Paolo Maria Deanesi Gallery, 2012); No Mercy (Milan: Artra Gallery, 2011); Silent Soziale Corruption (Munich: Stästische Kunsthalle München, 2010); Time Out of Joint (New Zealand: Te Tuhi Center for the Arts, 2007); Mainstream Dissent (Milan: Artra Gallery, 2006); Temporary Autonomous Zones (Tiranë: Insurgent Space, 2005). Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në grup në Shqipëri, Austri, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Guatemala, Itali, Kosovë, Meksikë, Poloni, Serbi, Korenë e Jugut, Suedi, Zvicër and Turqi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency