Përse bëjmë “Selfie”?

0
146

Sa shpesh beni poza me telefonin tuaj mobil dhe i postoni neper rrjetet sociale? A keni menudar ndonjehere nga ushqehet deshira jone per te bere foto ‘Selfie’?

selfie Nje fotografi e tille eshte ne esence nje perpjekje e jona per te kuptuar se si na shohin njerezit, kush jemi ne dhe si dukemi. Ne fakt nuk ka asnje gje te keqe me kete deri ketu, por si e shpjegon psikologjia kete ‘mani’ tonen per t’u dukur fotozhenik?

Se pari, nese e ndieni veten pjestar te ketij grupi, mos u shqetesoni. Sa per qetesine tuaj edhe fisniket ne mesjete apo ne epoken elisabetiane kane bere te njejten gje. Pikerisht keshtu! Ne mungese te teknologjise se sotme nga e cila perfitojme ne (ne fakt nuk jam shume e sigurt persa i perket ‘perfitimit’), atyre u vinte ne ndihme nje piktor i talentuar, detyra e te cilit ishte te sillte ne jete nje portret te denje te zoterise/zonjes te tij per te treguar sa me qarte te ishte e mundshme poziten sociale te ketij/kesaj se fundit.

Sot, keto portrete kane evoluar ne ‘Selfie’. Per fat te mire, arsyet qe qendronin pas nje portreti e kane ruajtur traditen, kane mbetur po ato edhe per ‘Selfie’-t ne ditet tona: t’u tregojne te tjereve poziten shoqerore, menyren e jeteses, make-up-in Parisian (made in China) dhe se fundmi edhe numrin e sutienave (kerkoj ndjese per kete te fundit).

Faktori i pare pse implikohemi teresisht per te arritur nje ‘selfie’ te perkryer eshte deshira per te rene ne sy te te tjereve. Ne jemi qenie njerezore, padyshim qe kemi nevoje te jemi te pranuar nga te tjeret dhe si rrjedhoje te bashkeveprojme. Persa i perket nje fotoje qe ia bejme vetvetes, nje gje eshte e qarte: gomarin e nxjerr vete i zoti nga balta. Askush nuk mund te jete ne gjendje te te beje nje foto me te arrire sesa mund ti besh ti vetes, pervecse nese paguan nje fotograf te talentuar qe te te perlyeje me ngjyrat e fotoshopit.

Xhelozia sjell xhelozine, nje ‘selfie’ sjell nje ‘selfie’ tjeter. A iu ka ndodhur ndonjehere ta gjeni veten duke analizuar nje ‘selfie’ super sexy te arrire te nje miku/mikeje qe keni ne Facebook? Cilat kane qene disa nder ndjenjat qe keni provuar? A nuk keni perjetuar nje impuls qe te rrembeni telefonin tuaj mobil dhe ti buzeqeshni pa asnje lloj arsyeje? Keni shpresuar se ne nje maksimum prej tre shkrepjesh do te realizoni nje foto te qene, por ne momentin kur u kujtuat te kontrolloni oren sapo e kuptuat qe kishte shkuar ora per te pare telenovelat. Dhe mos guxoni te me thoni se ia keni arritur per me pak kohe sepse e kam eksperimentuar vete. Nese po, kam nje lajm te mire per ju: mund te hapni nje biznes te ri ne te cilin t’u ofroni njerezve ‘selfie’ ne kohe rekord. Do t’u kurseni shume para. Me besoni! Koha eshte para.

Se fundi, per adoleshentet dhe ne adoleshentet e parritur: kjo moshe eshte faza e dyte kyce gjate se ciles formojme nje imazh per veten tone dhe nje ‘Brand’ personal per t’u afirmuar. Nje ‘Selfie’ eshte nje ekosistem i paqendrueshem midis asaj se cfare jemi, cfare pretendojme te jemi dhe cfare deshirojme te behemi. Le te mos humbim kohe me imazhe te maskuara sepse do te arrijme ne nje pike qe edhe ne vete nuk do te jemi ne gjendje te dallojme cila eshte fytyra jone e vertete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency