Arrestimi i ish-Guvernatorit/ Rama takohet me Nishanin, qëndrimi i përbashkët: Të sigurohet qëndrueshmëria e Bankës

0
250

Gëzim Saliu

Rama me NishaninKryeministri, Gjonit: Banka do të dalë më e fortë dhe më e sigurt dhe me transparente nga ky proces i vështirë

Arrestimi i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka ritkhyer takimet me Presidentit të vendit Bujar Nishani dhe kryeministrit të vendit Edi Rama, pas periudhës së konflikit të hapur politik mes palëve, me kulm rrëzimin e 5 dekreteve të kreut të shtetit. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, Rama ka ndarë me kreun e shtetit pikëpamjet për situatën e re të krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit të ish-Guvernatorit dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij.  Zyra për shtyp e Kryeministrit bëri të ditur se në pikëpamjet e tyre, si Rama ashtu edhe Nishani kanë kanë qenë plotësisht konvergjent lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë. “Ndërkohë që në cdo hap të mëtejshëm drejt normalizimit, duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë së institucionit, qoftë garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë”, thuhej në njoftim.

 

Takimi me Gjonin

Ndërkaq ditën e djeshme, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me Guvernatoren tashmë në detyrë, Elisabeta Gjonin, duke i shprehur asaj mbështetjen e qeverisë ndaj institucionit që do të drejtojë. Në këtë takim, kryeministri shprehu qëndrimin e qeverisë që drejton në në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit. Po ashtu, Rama ka shprehur besimin e tij se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë dhe më e sigurt dhe me transparente nga ky proces i vështirë. “Sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme”, theksoi ai. Gjithashtu zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur dje se kryeministri ka vijuar kontaktet e drejtpërdrejta me disa prej anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të bankës për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar si edhe me domosdoshmërinë e vazhdimit se funksionimit normal të institucionit. Në të njëjtën linjë, në rrjetin social FB, zyra e Kryeministrit theksoi se mbështetja për Prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional, duhet e do të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor. Më tej në njoftim thuhet se,: “Kryeministri e Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë, do të ndërmarrin me përgjegjshmëri të lartë morale e përgjegjësi të plotë ligjore, të gjithë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë moralisht, më e sigurt institucionalisht, më transparente administrativisht dhe padyshim plotësisht e pavarur, nga një situatë si kjo që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen”. Në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë, e cila zgjati më tepër se 4 orë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shkarkoi nga detyra Guvernatorin Ardian Fullanin, duke emëruar në vend të tij, Elisabeta Gjonin.

 

Takimi me guvernatoren në detyrë/ Presidenti me Gjonin: Nuk preket kurrsesi stabiliteti finacicar i BSH-së

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti dje në një takim të posaçëm Guvernatoren në detyrë të Bankës së Shqipërisë,  Elisabeta Gjoni, ku vuri në dukej rëndësinë e detyrës së re si dhe i garantoi mbështetjen institucionale për përmbushjen me rigorozitet të të gjitha përgjegjësive. Ndërkaq kreu i shtetit shprehu bindjen se në bashkëpunim me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe të tjerave institucione financiare të vendit dhe ndërkombëtare, do të përballohet situata e krijuar dhe nuk do preket kurrsesi stabiliteti financiar i Bankës së Shqipërisë dhe i vendit në përgjithësi. Gjatë bisedës me Guvernatoren në detyrë, mes tjerash, Nishani vuri theksin gjithashtu mbi seriozitetin, përgjegjësinë, zbatimin e standardeve të larta profesionale, dhe pavarësinë institucionale, si kushte themelore për një besim të qëndrueshëm të qytetarëve ndaj stabilitetit financiar të garantuar dhe zhvillimit ekonomik normal të vendit.

 

Kryediplomati gjerman/ Hoffman: Vizita e Ramës në Serbi e rëndësishme. Duhet kulturë e re në politikë, jo polarizimit

Ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë Helmut Hoffmann e cilëson një hap të rëndësishëm zhvillimin e Samitit të Berlinit, duke theksuar se vendi i tij ka përgjegjësinë që të ndihmojë në stabilizimin e mjedisit rajonal dhe vendet e Ballkanit. “Kjo pasi kemi parë një situatë të vështirë në Ballkan në fillim të viteve 90, dhe jemi shumë të kënaqur që gjërat janë përmirësuar ndjeshëm, dhe konferenca është një tregues i këtij përmirësimi, pra që ne duam të theksojmë progresin e arritur dhe të stabilizojmë dhe konsolidojmë këtë progress”, tha ai për A1report. Ndërkaq lidhur me rezultatet e këtij samiti, kryediplomati gjerman në Shqipëri pohoi se thellimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit përbën një pikë të rëndësishme që duhet të përparojë më tej. “Mendoj se qeveria federale ishte shumë e kënaqur me konferencën dhe pjesëmarrjen, pra me liderët e ulur në të njëjtën tryezë, ashtu sic jemi të kënaqur që kryeministri Rama do të vizitojë së shpejti Beogradin pasi e konsiderojmë edhe si një rezultat pozitiv i konferencës. Ne duam të ndihmojmë në konsolidimin e progresit që është arritur në rajon, cka është tepër e rëndësishme”, pohoi ai. I pyetur nëse e sheh Berlini, Shqipërinë si një partner kyç për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, Hoffman tha se,: “ne jemi shumë të kënaqur me marrëdhëniet e reja që janë zhvilluar mes tyre dhe me marrëveshjen që ato arritën vitin e kaluar. Serbia dhe Kosova janë shtete sovrane dhe është përgjegjësia e tyre pikësëpari që të rregullojnë marrëdhënien mes tyre ndaj dhe ne shpresojmë shumë që ato të ecin në këtë drejtim të rindërtimit të një marrëdhënie konstruktive”. Nga ana tjetër, ai komentoi edhe situatën aktuale politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku theksoi se nevojitet një kulturë e re politike.  Sipas tij problem kryesor qëndron në shkallën e lartë të polarizimi. “Në të njëjtën kohë ekziston mjaft konsensus në politikën shqiptare përsa i përket politikës së jashtme apo integrimin në BE, apo për një perspektivë të qartë perëndimore dhe ndaj NATO-s. Nuk ndodh kështu kudo, ndaj edhe kjo është dicka pozitive. Por është e vërtet që në politikën e brendshme ka një polarizim dhe nuk e fsheh mendimin tim që do të dëshiroja që njerëzit të zhvillonin një kulturë të re politike”, theksoi ambasadori gjerman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency