Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Blinishtit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për mjekim, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.