Deklaratë e fortë nga avokati: Kjo është USHTRIA SHQIPTARE E RILINDJES!!! Uniformat e Gardës të dizenjuara personalisht nga Edvin Ramoviç…

0
356

 

Nga Avokati Altin Goxhaj

Kjo nuk është Garda e Serbisë! Kjo është USHTRIA SHQIPTARE E RILINDJES, e veshur me rrobat e Ushtrisë së Mbretërisë së Serbisë të dizenjuara nga stilisti Edi Ramoviç!!! Njësoj sikur të kishte dizenjuar rrobat e kamarierëve të lokalit të vet në Surrel!!! Sps kështu e ka kthyer Shqipërinë!!!

Analizë fotografike që tregon se uniformat e Gardës Kombëtare të Shqipërisë “të rilindur” të dizenjuara personalisht nga Edvin Ramoviç janë sllavizuar për të vrarë identitetin kombëtar!

Kapelja ushtarake e Mbretërisë së Jugosllavisë (Serbisë), xhaketa ceremoniale ushtarake e Gardës së Mbretërisë së Jugosllavisë (e cila i ka lidhëset dhe qepjet të marra nga motivet nga kostumet popullore të Serbisë), pantallonat e kuqe të uniformës ceremoniale të gardës së Mbretërisë së Jugosllavisë, apo uniforma krejt e kuqe e Mbretërisë Bullgare, janë fakte të mjaftueshme që çdokush të bindet që konceptimi i uniformës së Gardës Kombëtare Shqiptare synonte zhdukjen e elementëve të qeleshes (plisit) të bardhë dhe të xhaketës ceremoniale me motive popullore shqiptare po ashtu si edhe fustanella dhe opingat që përdor Greqia! Në kohën e pushtimit fashist, italianët duke qenë mjeshtër të dizajnit, vlerësuan se fustanella e Labërisë, qeleshja dhe xhaketa e Veriut projektonin një identitet të plotë kombëtar shqiptar!

Arsyeja pse Edvin Ramoiç ka masakruar uniformën e gardës për të formësuar një identitet kombëtar sllav, është vazhdim i Projektit Shovinist Serb të kohës kur erdhën në pushtet komunistët dhe projektuan Republikën e Shtatë të Jugosllavisë e cila dështoi vetëm prej konfliktit të Stalinit me Titon ku Enver Hoxha u frikësua nga zëvendësimi i tij me servilin edhe më të madh të Serbisë Koçi Xoxen!
Natën e mirë..

Fotografia e Altin Goxhaj
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here