Basha fton sindikalistët t’i bashkohen opozitës: Të ndalim edhe një herë oligarkinë e pushtetit

0
97

Florenc Drizari

Basha_konference_-univerKreu i PD-së në kongresin e BSPSH-së

“Gjendja e ekonomisë kombëtare është në ditën e saj më të zezë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi të gjithë sindikalistët në vend që t’i bashkohen aksionit opozitar për të ndalur atë që ai e quajti oligarkia e pushtetit, e cila po thellon rrënimin e mëtejshëm të mirëqenies dhe lirive të shqiptarëve. Kreu i opozitës, gjatë pjesëmarrjes në kongresin e 6-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, u shpreh se ekonomia shqiptare është rënduar në një vit si pasojë e keqqeverisjes së Ramës dhe Metës, duke sjellë uljen e punësimit, ngrirjen e pagave dhe pensioneve, rritjen e çmimit të energjisë etj. Duke folur për situatën ekonomike, Basha tha se ajo është përkeqësuar dhe se “nuk ka dritë në fund të tunelit”. Qeveria, sipas tij, ka rritur borxhet, ka dobësuar pozitat e Shqipërisë për huamarrje dhe ka hapur asnjë kantier të ri pune apo investim të ri publik.

 

Basha

“Kapërdiset Robert Çamçakëzi kantiereve të vjetra apo kantiereve të Bashkisë së Tiranës, por qeveria shqiptare akoma nuk numëron një vepër publike të filluar. Por i është përveshur me arbitraritet, me dhunë, zhbërjes dhe shkatërrimit anembanë vendit. Shkatërrimit të pasurive të shqiptarëve, pasurive të ligjshme dhe të drejtave të tyre, zhbërjes së kontratave me investitorë të mëdhenj në sektorë të ndryshëm duke përfshirë energjinë që janë po kështu dhe mbeten ndër punëdhënësit me kryesorë në vend”, – deklaroi Basha.

Duke folur për aksionin opozitar ndaj qeverisjes aktuale, kreu i PD-së tha se kërkohet bashkëpunim edhe me sindikatat e pavarura shqiptare si me çdo faktor të rëndësishëm të shoqërisë shqiptar. “Është në dorën tonë, pakicat nuk mund t’i rezistojnë interesit të shumicës, por ne duhet të ngrihemi të gjithë së bashku para se ato, një nga një, të zhbëjnë çdo garanci dhe shtyllë të demokracisë e të mundohen, me manualët e oligarkëve, të realitetit gjeopolitik që flakëm 23 vite më parë e që s’duam kurrë të kthehet këtu, të zëvendësojnë aspiratën tonë për një demokraci perëndimore dhe për një ekonomi të lirë të tregut, me një pakt social të arsyeshëm, të pranueshëm dhe konkurrues, të rakorduar në dialog me sindikatat dhe me sektorin prodhues”, – theksoi kreu i PD-së.

Në fjalën e mbajtur para sindikalistëve, Basha deklaroi se një vit pas ardhjes së të majtës në pushtet, qeveria jo vetëm nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e saj, por i ka braktisur ato publikisht dhe masivisht duke thyer fjalën e dhënë votuesve.

Takimi i kreut të opozitës më sindikalistët vjen në kohën kur opozita prej 8 javësh vijon bojkotin e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas kryetarit të PD-së, lartësimi i krimit në Kuvendin e Shqipërisë, shkatërrimi i çdo garancie kushtetuese për veprimtarinë e opozitës, janë shkaqet pse opozita është në një marrëdhënie të ndërprerë me Kuvendin.

 

“Premtimet e qeverisë”, Basha: Ramës nuk i bëhet vonë të gënjejë

 

“Pakica e ardhur si shumicë, që sot mbron pikërisht interesat e një grushti njerëzish, një grushti njerëzish që duan ta mjelin Shqipërinë e shqiptarët, që s’iu bëhet vonë për interesat e tyre, që s’iu bëhet vonë për varfërinë që po ulet këmbëkryq, për listat nëpër dyqane që kishin kaq për zemër t’i tregonin gjatë fushatës e që sot janë dy herë më të gjata e trefish më shumë e askush nuk shkon t’i shikojë? Të një shumice që është kthyer në pakicë sepse premtoi 300.000 vende pune por vendet e punës i ka mbyllur, që gënjen me billborde dhe reklama, thotë se ka hapur 48.000 vende pune, por vetë instituti i tyre i statistikave tregon që papunësia ka shkuar nga 13.9% në 18.2%. Po mashtron, nuk i bëhet vonë të gënjejë. Që e ka zëvendësuar punësimin si prioritet të shoqërisë, rritjen e rrogave e pensioneve si prioritet të mirëqenies, me perversitetin e zyrave të pedofilisë”, – deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë.

 

 

Samiti i NATO-s

Berisha: Rama, i vetmi pjesëmarrës që kishte protestuar kundër anëtarësimit

 

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi një ditë pas mbylljes së samitit të NATO-s të mbajtur në Uells të Anglisë ku morën pjesë të gjithë krerët e shteteve anëtarë në aleancën e veriut. Në reagimin e tij, Berisha kritikoi qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri Rama. Gjithashtu ish-kreu i qeverisë në tetë vitet e shkuara, tha se Rama ishte i vetmi pjesëmarrës që ka protestuar më parë kundër anëtarësimit në NATO. “Konferenca e Edvinit nga Wales, ajo jo rastesisht nuk filloi me fjalet “Samiti i Natos” as dhe vendimet e tij, apo takimet sy me sy me lidere. Konferenca, ne fjalet me te para, nisi me mua, dhe konkretisht Edvini tha: Eshte bere zakon nga ai paraardhesi i im bente nje parade te takimeve qe kishte bere…. Pse kjo? Pse une para Samitit? Rama, qe ishte i vetmi pjesemarres ne Samit qe kishte protestuar kunder anetaresimit te vendit ne NATO, kesaj radhe nuk kishte faj. Ky vend qe eshte i famshem per histori endrrash te tmerrshme hijesh etj., etj., nuk kurseu as Edvinin pa nje drame”, – deklaroi Berisha. Ndërkohë, dy ditë më parë Rama bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, morën pjesë në samitin e NATO-s të mbledhur në Angli. Pas këtij takimi, Rama u shpreh optimist për bashkëpunimin me aleatët në luftën kundër krimit dhe terrorizmit si dhe sfidave që e presin rajonin e Ballkanit në të ardhmen. Në këtë takim Rama zhvilloi bisedime edhe me kryeministrat e rajonit si dhe me Presidentin amerikan Barack Obama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency