Skandali i dytë pas BSH/ Supervjedhje, zhduken nga një bankë e nivelit të dytë 140 mijë dolarë

0
148

Banka e nivelit të dytë, dyshime se u vodh nga punonjësit e saj

Fullani me gazetaret Një bankë e nivelit të dytë është vjedhur në kryeqytet nga punonjësit e saj. Policia e Tiranës ndaloi asistenten operacionale të një dege dhe procedoi në gjendje të lirë drejtorin e bankës, ndërsa ka shpallur në kërkim personin që dyshohet se ka vjedhur të hollat.

Mësohet se ka qenë seksioni për krimin ekonomik e financiar në Policinë e Tiranës, i cili ndaloi dje punonjësen e bankës të nivelit të dytë, ndërsa nisi procedimin penal në gjendje të lirë për drejtorin e degës së kësaj banke, si dhe shpalli në kërkim arkëtarin e bankës, që dyshohet se ka kryer vjedhjen.

Në një njoftim për shtyp të Policisë së Tiranës bëhet e ditur se “ditën e djeshme u bë ndalimi i shtetases Brunilda Dura, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për shoqërimin e shtetasit Besmir Fahri Laja, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”.

Policia e Tiranës bëri të ditur se shtetasja Brunilda Dura, 38 vjeçe, me detyrë asistente/shefe operacionale pranë kësaj banke, dyshohet se përmes shpërdorimit të detyrës ka lejuar që shtetasi Besmir Laja të kryente vjedhjen.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur se nga hetimet e kryera dyshohet se Besmir Laja, punonjës i filialit të bankës BKT pranë zonës së Liqenit, në pozicionin e arkëtarit, ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën, shumat prej 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikanë nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM.

Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Vjedhja e Bankës/ Hajduti bixhozxhi, i pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë

Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë merr përmasa të tjera edhe më të mëdha. Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i arkës stok në departamentin e Emisionit, i vetmi që ka pranuar vjedhjen e 713 milionë lekëve, dispononte certifikate sigurie të një niveli të lartë. Bitraj ishte pajisur me certifikatë të tipit ‘C’ ose ndryshe tepër sekret, në një kohë që, sikurse ka pranuar, ishte një person që merrej me bixhoz.

Prokuroria e Tiranës po heton lidhur me këtë fakt, për të verifikuar se si është e munduar që Bitraj, një person problematik, ka mundur të pajiset me certifikatë të një niveli të tillë, e njëjtë me atë që disponon edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Certifikata e sigurisë jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pasi institucione të ndryshme deri edhe Shërbimi Informativ Shtetëror të ketë kryer verifikime të hollësishme për personin që merr këtë dokument.

Në rastin e Ardian Bitrajt, duket se institucionet nuk kanë kryer asnjë verifikim, duke i lënë në duar miliona një njeriu që luante kazino e loto sporti.

 

Fullani tek KLSH/ Guvernatori i shmanget pyetjeve të medias, truproja e mbron nga gazetarët

Guvernatori i Banksë së Shqipërisë Ardian Fullani  ka vizituar dje zyrën kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj. Pas takimit me dyer të mbyllura me Leskajn, Fullani ka zgjedhur të shmangë mikrofonat e gazetarëve të cilat kërkojnë ti bëjnë pyetje lidhur me vjedhjen e BSH-së, duke u ndihmuar nga truproja që e shoqëronte në çdo hap. Më herët Fullani është thirrur për të dhënë llogari edhe nga Komisioni i Ekonomisë ndërsa pritet që bënda muajit të merret në pyetje edhe nga prokuroria që po heton skandalin e thesarit. Takimi i Leskajt me Fullanin duket se ka lidhje me kontrollin që KLSH-ja ka nisur, që më 23 korrik, menjëherë pas vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, për përputhshmërinë e administrimit të fondeve logjistike (arkës stok) në BSH-së me kuadrin rregullator në fuqi. Ndërkaq i pyetur lidhur me takimin, kreu i KLSH-së tha për ora-neës se,:  “zhvilluam një takim rutinë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. KLSH ka nisur auditimin e BSH, pas vjedhjes, raporti ynë do të publikohet në fund të shtatorit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency