Ortodoksët kremtuan 300-vjetorin e lindjes së Shën Kozmait

0
143

Sinodi-Janar-2013Në ceremoninë qe ka nisur dje në orët e para të mëngjesit ka marrë pjesë kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Liturgjia hyjnore u drejtua nga Sinodi i Shenjtë i Kishës. Ndërsa në ceremoninë festive ishin të pranishëm edhe priftërinj grekë. Ata sëbashku me besimtarë të shumtë të ardhur që një natë më parë në kishën që mban emrin e shenjtit Shën Kozma kanë vizituar varrin e tij.

Por nga ana tjetër Shoqata Atdhetare e cilia kishte paralajmëruar se do të protestonte, nuk ka zhvilluar protestën. Ata e kanë konsideruar figurën e Shën Kozmait si antishqiptare. Prej disa ditësh shoqata ka kundërshtuar mbajtjen e Liturgjisë gjatë ditës së sotme nga kryepeshkopi Janullatos.

Përfaqësues të shoqatave kanë deklaruar se duhet të nderojmë figurat e kombit shqiptar, dhe jo ato antishqiptare si Shën Kozmai.

Më herët festimet me rastin e 300-vjetorit të Shenjtit 26 shoqata në këtë rreth, që përbëjnë komitetin për zgjidhjen e cështjes kombëtare i kanë kundërshtuar festimet pasi sipas tyre ceremonia, është e diktuar nga politikat antishqiptare.

Në këtë festë që mbahet cdo vit më 24 gusht besimtarë të shumtë mbërrijnë nga Greqia pasi për grekët, Shën Kozmai ishte martir i kombit.

Festimet bëhen në Fier, në fshatin Kolkondas, cdo 24 gusht. Në Kolkondas gjendet një kishë që mban emrin e tij dhe aty mbahen çdo vit tubime dhe mesha për të përkujtuar Shën Kozmain.

Sipas gojedhenave thuhet se Ali Pashai kur mori vesh se u vra ngriti manastirin e Ardenicës në kujtim të Shën Kozmait dhe me pas i bëri një kokë floriri sepse ata që ja prenë e hodhën në lumë kokën e tij.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency