Operacioni antikanabis/ Asgjësohen 30 mijë rrënjë kanabis, qëllohet me armë ndaj policisë

0
149

policia duke asgjesuar kanabisOperacioni/ Në terren 150 forca policore, përfshihet edhe RENEA dhe FNSH, policia në kërkim të personave që qëlluan ndaj policisë

Shkodër

Një tjetër operacion antikanabis është ndërmarrë dje në qarkun e Shkodër. Jo në të njëjtat përmasa si Lazarati, por me struktura të shumta policore, dje është ndërhyrë në disa zona ku dyshohej se kultivohej kanabis. Për fat të keq, edhe këtu policia u prit me të shtëna armësh, por për fat pas të lënduar. Sipas burimeve zyrtare policore, strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së djeshme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Në këtë operacion janë përfshirë rreth 150 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, të Komisariatit Special RENEA, Ndërhyrjes  së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara. Në mbështetje të këtyre forcave janë vënë dhe tre helikopterë, nga të cilët 2 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një i Policisë së Shtetit, që po kryejnë transportin e forcave policore, pasi terreni ku po zhvillohet operacioni është tepër i vështirë dhe shtrihet në një zonë të  thellë malore. Në dispozicion të shërbimeve policore të përfshira në operacion janë vënë dhe rreth 35 mjete të llojeve të ndryshme, duke patur parasysh dhe vështirësitë që paraqet terreni. Aktualisht, sipas burimeve policore, strukturat e policisë po veprojnë në 13 grupe në terren, duke asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike. Deri në këto momente shërbimet policore të përfshira në operacion kanë bërë të mundur asgjësimin e mbi 30.000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa. Për çdo rast janë kryer veprimet procedurale dhe janë marrë mostrat përkatëse për ekzaminime të mëtejshme.

 

Pritja me armë

Policia e Shtetit pranon zyrtarisht se u prit me të shtëna armësh gjatë operacionit të ndërhyrjes në këto zona. “Gjatë kohës që forcat e policisë po operonin në një zonë në Komunën Pult është dëgjuar një e shtënë arme” sqarojnë burimet policore. Menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisariatit Special RENEA, të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes në mbështetje të grupeve që veprojnë në terren për të mundësuar kapjen e autorit. Aktualisht forcat e policisë vijojnë operacionin në terren. Ky operacion do të shtrihet dhe në ditët në vijim deri në asgjësimin e të gjithë sipërfaqeve të konstatuara të kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë. Operacioni i ndërmarrë gjatë ditës së djeshme është ndër operacionet më të gjera të zhvilluara nga strukturat e policisë për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, pas operacionit të zhvilluar në Lazarat.

 

Kavajë/ Përplaset mjeti me motorin, humb jetën 70-vjeçari Kazazi

Një person humbi jetën në një aksident rrugor herët në mëngjes në Kavajë pas përplasjes së një mjeti me motorin me të cilin viktima udhëtonte. Sipas burimeve policore, viktimë e përplasjes ka mbetur 70-vjeçari Haki Kazazi, nga Kavaja, i cili u identifikua disa orë pas ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të gjetur shkaktarin e aksidentit me pasojë një të vdekur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency