‘Rama duhet të ikë duke u zvarritur’/ Spahia: Halli i humbjes po e bën piktorin qesharak deri në dhimbje

0
193

Nga Bardh Spahia

Halli i humbjes së afërt, e bën qesharak deri në dhimbje. Piktori-kryeministër po zvarritet në perëndim të pushtetit të tij. Shqiptarët e kanë parë në gati 8 vjet, se si ka pasuruar, edhe në emergjencë tërmeti e Covid-19, grupin e ngushtë të njerëzve pranë tij.

I mbetur i vetëm e i injoruar, po takon dy ditë rresht, ata që i ka vënë në rresht, prej ditës kur i shërbyen si fasadë, për teatrin që e quan parlament. Ka ardhur koha të paguajë faturën e varfërimit e zbehjes së shpresës, të depresionit që ngjall me cdo veprim!

Po spërdridhet të përfitojë nga ndihma e kushtueshme e atyre që bërtasin për demokraci! Prandaj po kërkon marrëveshje, për të prishur marrëveshjen e besimit të 5 qershorit, edhe pse nën investim ndërkombëtar! Ka gjithcka në dorë dhe prapë ka frikë! Lum kush di dhe e ka mundësinë të ikë me dinjitet! Ky do ikë duke u zvarritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here