Biberaj: Nëse Rama miraton ndryshimet e njëanshme kushtetuese, protesta popullore në çdo qytet e shesh të Shqipërisë

0
99

Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaron në një intervistë për gazetën “standard” se nëse ndryshohet Kushtetuta në mënyrë të njëanshme,  opozita do t’i drejtohet popullit për të nisur në çdo qytet e shesh të Shqipërisë protestat e manifestimet.  Nga ana tjetër Biberaj theksoi se SHBA, BE, OSBE dhe Mbreteria e Bashkuar duhet t’i dalin zot marreveshjes se 5 qershorit dhe te mbrojne stabiliten dhe demokracine ne Shqiperi nga nje aventurier që është në grahmat e tij të fundit politike.

 

 

PS dhe opozita parlamentare duken të vendosura për të çuar deri në fund marrëveshjen e firmosur dje mes palëve për ndryshimet e njëanshme kushtetuese që sjellin hapjen e listave si edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Si e cilësoi këtë vendimmarrje të tyre?

Nese Rilindja do te miratoje ndryshimet kushtetuese ne menyre te njeaneshme me pataricat e saj ne parlament, do te beje nje gabim fatal me pasoja te paimagjinueshme per stabilitetin dhe demokracine ne Shqiperi. Nuk mund te miratohen ndryshimet kushtetuese nga nje pseudo- maxhorance e cila ne votimet moniste te 30 qershorit nuk kishte me shume se 10 % te elektoratit, nderkohe qe deputetet e pseudo-opozites ne parlament nuk perfaqesojne asgje me shume sesa interesat dhe pazaret e tyre, ata nuk jane te votuar nga populli dhe nuk perfaqesoje as popullin opozitar dhe as opoziten. Ata qe kur kane hyre ne parlament kane votuar rregullisht qeverine. Ne si opozite nuk kemi asgje kunder listave te hapura, perkundrazi kemi qene per sistem maxhoritar te kombinuar me proporcional ose per lista te hapura, por deri dje i ka kundershtuar publikisht kryeministri. Tani nepermjet listave te hapura hileqari dhe mashtruesi don te bllokoje koalicionet parazgjedhore me qellimin qe te marre fitore ne tavoline, por kjo s’ka per te ndodhur pasi opozita dhe populli opozitar eshte ne kembe per te mbrojtur demokracine, me cdo kusht,  cmim dhe mjet. Nese ata ndermarrin hapa aventursk ne do ti pergjigjemi me reagim mbare-popullor. Pakenaqesia dhe urrejtja popullore ndaj kesaj bande hajdutesh ka prekur fundin, uroj qe kryeministri dhe patericat e tij te mos e provojne pasi do humbasin gjithcka.

 

Cili do jetë reagimi i Opozitës së Bashkuar nëse në 30 Korrik PS dhe opozita parlamentare do të votinë ndryshimet kushtetuese?

Reagimi do te jete me protesta dhe manifestime mbare popullore ne cdo qytet dhe shesh te Shqiperise, ne nuk do te ndalojme dot uraganin dhe zemerimin mbare-popullor qe do marre perpara banden ne pushtet. Do rrezohet qeveria aktuale ilegjitime dhe do krijohet qeveri tranzitore per mbarevajtjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve politike dhe vendore.

 

Po nga faktori ndërkombëtar, a ka pritshmëri Opozita e Bashkuar që mund të ndalojë apo ndërjmetësojë një zgjidhje të re mes palëve që të shmang ndalimin e koalicioneve?

SHBA, BE, OSBE dhe Mbreteria e Bashkuar duhet t’i dalin zot marreveshjes se 5 qershorit dhe te mbrojne stabiliten dhe demokracine ne Shqiperi nga nje aventurier dhe mashtrues ordiner qe eshte ne grahmat e tij te fundit politike dhe ka frike per te ardhemn e tij nga ato qe ka bere gjate ketyre 7 viteve ne qeverisjes. Por te jete i sigurte se nuk do kete amnisti per te dhe per banden e tij te lidhur me krimin dhe korrupsionin qe ka 7 vjet qe shkaterrojne Shqiperine ne menyre sistematike

 

Ndërkaq PD ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, ku duket se motorët e fushatës janë ndezur që këtë muaj. Cilat janë pritshmëritë e PD-së për zgjedhjet e ardhshme?

Kemi filluar fushaten brenda PD-se qe me daten 25 qershor me mbledhjen e kandidaturave per deputet. Situata duket shume e mire pasi ka fryme, shprese dhe besim. Me cfaredo lloj algoritmi ne do ti fitojme zgjedhjet me nje rezultat spekatakolar, fitore kjo qe do te jete ne interesin e Shqiperise dhe shqiptareve. Do te keki nje fillim te ri, pas 30 vitesh tranzicioni te tmerrmshem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here