Klipi i ri i Rita Orës, në vendin e pestë në Amerikë

0
156

rita oraRita Ora është duke shënuar një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e saj dhe të depërtimit në tregun amerikan të muzikës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka lançuar ditë më parë videoklipin e këngës “Black Widow” në bashkëpunim me reperen australiane Iggy Azalea. Ky bashkëpunim u mendua të ishte ideal për Ritën që të depërtojë në tregun amerikan dhe duket se ashtu edhe ndodhi. Këngëtarja ka festuar faktin se dy ditë pas publikimit të klipit ka arritur të ngjitet në vendin e pestë të këngëve më të shitura në “iTunes” në Amerikë. Ky është suksesi më i madh deri tani në karrierë i Ritës e që i ka hapur rrugë suksesit me albumin e saj të dytë, i cili do të publikohet së shpejti.

 

Argjentina Ramosaj hidhet nga lartësitë e shkëmbinjve…

argjentina ramosaj Këngëtarja e talentuar Argjentina Ramosaj teksa ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë, na ka zbuluar edhe një tjetër dhunti të saj. Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale foto të pushimeve të saj të guximshme, pasi Ramosaj nuk futet tek ato femra që bëjnë pushime “klasike”, duke marrë thjesht rreze dhe duke postuar “selfie” seksi. Argjentina i ka konceptuar ndryshe pushimet, ku për t’i dhënë adrenalinën e duhur, ajo ka provuar të hidhet nga lartësitë e shkëmbinjve, të qëndrojë nën ujë, madje duke e konsideruar “mik” detin apo edhe të provojë sporte ekstreme.

 

 

 Fjolla Morina, së shpejti me një klip “hot”

10580159_841909172499836_670421633284969695_n Bukuroshja Fjolla Morina është gati për të lançuar projektin e saj më të ri. Ajo kohët e fundit ka qenë në fokus të mediave rozë, referuar fotove që ka postuar në rrjetet sociale, por edhe sa i takon jetës së saj personale. Duket se këngëtarja pret vetëm momentin për të publikuar këngën e saj më të re.

 

 

 

 

Ledina pozon me bikini, tregon barkun e rritur

ledina Ledina Çelo ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke treguar barkun e saj të rritur.Këngëtarja nga Shqipëria është e martuar me ish-kampionin e kick-boxit, Naim Kabashi, dhe aktualisht jetojnë në Gjermani.Çifti kanë një djalë katërvjeçar, të cilin e kanë quajtur Erlis, por ata janë në pritje edhe të një foshnje tjetër, që thuhet të jetë vajzë.E emocionuar nga shtatzënia e dytë, Ledina ka realizuar një foto ku shihet teksa ledhaton barkun e saj të rritur. Nga pamja duket se këngëtarja ka pozuar vetëm me bikini.

 

 

 

 

 

Albërie Hadërgjonaj, gjithmonë e më seksi

alberie Albërie Hadërgjonaj është njëra prej këngëtarëve që gjithmonë e ruan freskinë, sidomos në skenë. Por, këngëtarja pavarësisht prej moshës, po duket gjithnjë e më seksi. Albërie Hadërgjonaj vazhdon të joshë adhuruesit e saj me fotografitë e saj seksi. Pavarësisht që vitet po ecin, këngëtarja nga Deçani nuk po di të plaket, madje ajo shpesh përcjell edhe trendet e reja në muzikë dhe gjithmonë vjen me risi para publikut. Nëna e dy fëmijëve në këto foto duket se nuk është në moshën që e ka, ndërsa dy vajzat e saj, Agnesa dhe Anxhelina, ndjekin hapat e nënës për të qenë këngëtare.

 

 

 

 

Shpërthen Dafina Zeqiri, i kundërpërgjigjet Tunës

Dafina+Zeqiri+dafina Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, në një seri postimesh në Twitter ka shpërthyer pas raportimeve të “Telegrafit” për koncertin në Velipojë, që ajo besohet ta ketë anuluar për shkak të Tunës. Fansat ne Facebook kanë nisur komentet për të dyja këngëtaret që më shumë performojnë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency