Besa “puth” Elvanën…!

0
153

besa puth elvanenKëngëtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka “puthur” virtualisht superyllin, Elvana Gjatën. Puthja është në vazhdën e fushatës “Puthe” që koinçidon me këngën që Elvana publikoi kohë më parë. Më shumë se sa kënga muzikalisht duket se hiti është bërë një hit në mesin e përdoruesve në “Instagram” e një prej tyre është edhe Besa. Këngëtarja ka postuar një fotografi kolazh duke puthur Elvana Gjatën, kurse është kjo e fundit që ka shprehur kënaqësinë pas kësaj përshëndetje nga Besa. Elvana po jeton një prej momenteve më të rëndësishme në karrierën e saj pas projektit “Puthe”.

 

 

 

 

 

Soni Malaj kryeson për linjat seksi

soni malajPas aktiviteteve të shumta, Soni Malaj ka nisur pushimet. Me anë të disa fotove të postuara në “Instagram”, ajo ka ekspozuar trupin e saj seksi me bikini. Këngëtarja njihet për vullnetin e madh që ka për t’u ushtruar intensivisht në palestër.

 

 

 

 

 

 

 

 

Flori i këndon në gjunjë fanses me aftësi të veçanta

floriYlli i muzikës moderne shqiptare, Flori Mumajesi, ka vazhduar të tregojë edhe një herë se pse është një prej artistëve më të mirë të momentit në skenën tone. Flori mbrëmjen e të enjtes performoi në një klub në Pejë, ku ai mbajti një performancë për publikun pejan. I njohur tashmë për sensacionin e të bërit me drita nga hiti “Tabojamedrita”, Flori ka pasur pritje të ngrohtë edhe në Pejë. Por, ai u befasua në Pejë, pasi në radhë duke pritur për të kishte edhe persona me aftësi të veçanta e një prej tyre ishte një fanse pikërisht nga qyteti i Pejës.

 

Çfarë ka shkruar Rozana Radi???

roziiKëngëtarja Rozana Radi ka postuar një fotografi në rrjetin “Instagram” ku shkruan se në ditën e martë në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri, simpatizuesit e saj do të mund të blejnë një shkrim të saj, i cili është totalisht pa censurë. “Harmony, të martën në të gjitha pikat e shitjes. Një shkrim i pastër pa censurë”, – shkruan brenda fotos që këngëtarja ka postuar. Duke mos dhënë asnjë informacion shtesë, fansave të saj u mbetët të presin dhe të shohin se çka do të përmbajë shkrimi i saj. Rozana po ashtu në “Instagram” ka postuar edhe fotografi ku shihet se po shijon plazhe të ndryshme.

 

Anjeza Brankaj, hipizëm me bikini

anjeza branka​Anjeza Brankaj, edhe pse prej disa kohësh nuk e shohim me një projekt muzikor, këngëtarja seksi ka treguar për fansat e saj se vazhdon të jetë në formën më të mirë. Ajo ka postuar në profilin e saj “Facebook” një fotogaleri ku siç duket ka treguar pasionin e saj për kuajt.

 

 

 

Tuna kopjon Rihannën

Tuna-Rihana-300x300Këngëtarja e njohur Tuna pa dyshim që është një femër me shije, por nuk mund të themi se ajo ka stil unik. Nëse nuk do të ishin rrjetet sociale vështirë se do të zbulonim që këngëtaret shqiptare kopjojnë stilin e divave të muzikës botërore, në gjithçka që ato bëjnë. Përpos subjektit të këngës, në çdo këngë të Tunës nuk mund të mos komentosh veshjet e saj, por fatkeqësisht zbulojmë se një veshje që këngëtarja e ka përdorur tek videoklipi «MMV» është e njëjtë me atë të këngëtares së famshme Rihanna, me një ndryshim të vogël të ngjyrave. Kjo foto është provë e pakontestueshme, që Tuna kopjon Rihannën.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency