Si të veprojmë në një rast urgjence

0
127

cpr-aedQëllimet e ndihmës së parë janë shpëtimi i jetës, të parandalohet keqësimi i gjendjes dhe të lehtësohet përmirësimi, duke mos sjellë në rrezik jetën tuaj. Te veprimet në cilindo rast urgjent qasja juaj është një prej faktorëve kryesor. Duhet të qëndroni të qetë dhe sigurt derisa vlerësoni situatën dhe ndërmerrni masat e nevojshme. Ashtu do të veproni duke qetësuar rrethin dhe do të bindeni se jeni të sigurt në situatën e imponuar.

 

Rreziqet

Është shumë me rëndësi që para tentimit të shpëtimit të viktimës edhe vet të mos lëndoheni. Disa raste janë shumë të rrezikshme, shembull kur i lënduari është ende në kontakt me rrymën elektrike, nëse është afër zjarrit ose në hapësirat të mbushura me avuj helmues. Në cilëndo situatë duhet të zbatoni masa të caktuara të kujdesit para se të ndërmerrni çfarëdo veprimi.

 

Rregulla të arta
Me qëllim të parashikimit të veprimeve të domosdoshme për shembull mundë të marrim fatkeqësinë në shtëpi, dhe këto rregulla vlejnë edhe për fatkeqësitë tjera: Mos ju ofroni viktimave nëse me këtë e sillni në rrezik jetën tuaj. Çdo herë ndihmoni të lënduarin më të rëndë. Asnjëherë mos e lëvizni të lënduarin nëse kjo nuk është e domosdoshme, nëse jeta e tij nuk është në rrezik të drejtpërdrejtë.
Me rëndësi është që çdo here të keni parasysh se duhet të udhëhiqeni me logjiken e shëndoshë, të jeni të vetëdijshëm në mundësit tuaja mos tentoni të bëni tepër shumë me qëllim që të mos bëjmë më shumë dëm se dobi.

 

Këshilla
Shikoni rreth vetës rreth vetes dhe tentoni të konstatoni se çka ka ndodhur.Nëse viktima është pranë vetëdijes, mundet vetë të flasë. Kontrolloni se a është mënjanuar çdo rrezik i mëtejmë.Ndoshta kërcënohet rreziku që të bie diçka nga lartësia, turjela elektrike mundet ende të jetë e aktivizuar ose në afërsi mundë të ndizet zjarri. Nëse janë lënduar disa njerëz, shpejtë vlerësoni cili është lënduar më së rëndi dhe veproni duke respektuar prioritetet. Sipas nevojës thirrni ndihmën e shpejtë ose mjekun dhe jepni informata të sakta për fatkeqësinë.

 

Vëmendja

Kujdes në konstatimin e ecurisë së sëmundjes dhe të gjitha simptomave dhe treguesve të lëndimit të cilët do të ndihmojnë që me rastin e përzgjedhjes së veprimeve të cilat të cilat ndërmerren ndaj të lënduarit: Ecuria ose rrjedhja e sëmundjes: pyetni të lënduarin/ose dëshmitarët tjerë si ka ardhur deri te fatkeqësia. Simptomat: dëgjoni me vëmendje gjithë çka fletë. Nëse ndien dhembje, pyetni se ku?Nëse nuk mund të lëvizë, për çfarë arsye? Indikatorët: me kujdes shikoni nga koka deri te thembra. Mund të shihni dhe konstatoni me sa vijon: a merr frymë, a është paraqitur ngjyra blu, a është me vetëdije, a ka gjakderdhje, ekstremitetet a janë deformuar (krahasoni njërën anë të trupit me tjetrën), a ka pasur (puls) dobësi, a ka qen shumë i zbehtë .Kontrolloni se a ka viktima në trup ndonjë shenjë të rëndësishme për personelin mjekësor (psh. kartelën për personin i cili vuan nga sëmundja e sheqerit ). Në të gjitha rastet kur disa persona janë lënduar, më së pari i ofrohet ndihma atij që është më rëndë i lënduar. Duhet pasur kujdes se pacienti që bën më së shumti zhurmë, nuk do të thotë të jetë më së rëndi i lënduar.

 

Veprimet

Nëse i lënduari është me vetëdije, menjëherë duhet të sigurohet kalueshmëria e rrugëve respiratore, frymëmarrja dhe puna e zemrës me qëllim të parandalimit të dëmtimeve të përhershme:
-rruga e frymëmarrjes: sigurimi i kalueshmërisë së rrugës së frymëmarrjes, kalimi përmes gojës, hundës, grykës, trakesë, duhet të jetë vazhdimisht i kalueshëm.
-frymëmarrja: duhet të vendoset dhe sigurohet.
-puna e zemrës: duhet të konstatoni se zemra është duke punuar dhe qarkullimi është i kënaqshëm, duhet të ndërpritet çdo gjakderdhje e rëndë dhe të trajtohet shoku. Nëse të lënduarin duhet lëvizur, frakturat e kockave paraprakisht duhet imobilizuar. Mos e lëvizni të sëmurin nëse dyshoni në lëndime të shpinës dhe qafës. Qetësoni të lënduarin dhe veproni sipas rregullave të fatkeqësive.

 

 

Lëngu i rrushit ul tensionin e gjakut

Sipas një studimi të realizuar kohë më parë, përdorimi i përditshëm i lëngut të rrushit mund të ndikojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në hulumtim kanë marrë pjesë 80 meshkujt, të moshës nga 45-70 vjet. Gjysma e tyre kanë pirë rreth 330 mililitër lëng rrushi çdo ditë për 12 javë, derisa të tjerët kanë marrë placebo (lëndë pa efekt). Në fund të hulumtimit, te meshkujt që kanë pirë lëng të rrushit ka ardhur deri te rënia e vlerave të shtypjes sistolike nga142,7 mm Hg në 137,0, dhe diastolike nga 87,9 në 82,1 mm Hg. Te meshkujt që kanë përdorë placebo, nuk janë vërejtur ndryshime. Mendohet se çdo rënie e nivelit të shtypjes sistolike për pesë njësi, ul shkallën e vdekjes nga sulmi në zemër për 14 për qind, dhe për 9 për qind nga sëmundjet tjera të zemrës. Edhe studime të tjera kanë treguar se lëngu i rrushit mund të ulë dendësinë e gjakut dhe ngadalësojë oksidimin e kolesterolit LDL.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency