Çdo kush është i dobishën në raste të tilla!

0
154

Nga Mentor Kikia

Të dielën e kalova duke punuar me vullnetarët në Thumanë. Fillimisht në tendën-restorant të ngritur nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, ku çdo ditë u është shërbyer ushqim i ngrohtë mbi 500 njerëzve.
Kishte nevojë për ndihmë në kuzhinë dhe dola vullnetar. Por isha shumë i ngadaltë. Kuzhinieri, Blendi, një djalë që punonte sa për shtatë vetë, më largoi pasi nuk e kapja ritmin e tij të punës. Kalova në shërbim, si kamarier. Më pas në magazinën e ndihmave ku ka aq shumë punë për sistemimin e thasëve dhe pakove me ushqime e veshje, që kanë ardhur nga kompani të ndryshme, si dhe qytetarë shqiptarë dhe kosovarë.
Punuam bashkë me vullnetarët e Ambasadorëve të Këmbanës së Paqes në Lezhë. Gra e vajza, murgesha që kanë ardhur nga vende të tjera, punojnë me një përkushtim të admirueshëm.
Vullnetarët e Korpusit të Vullnetarëve po kontribojnë në bashkinë e Krujës. Sistemin të ndihmave në magazina dhe shërbim në mjedise të përshtatura si mensa, ne Thumane dhe Nikel.

Ka shumë punë për të bërë ende.
Një grup vullnetarësh do të vahdojë të punojë gjatë javës dhe në fundjavë do të bëhemi edhe më shumë.

Nëse dikush dëshiron të bashkohet me ne, të shkruaj në inbox, ose në WhatsApp(0692090490) – duke lënë emër mbiemër, nr telefoni.

Ju lutem shpërndajeni ftesën për tu bërë sa më shumë njerëz!

Image may contain: 3 people, people sitting, people eating, table, food and indoor

 

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 14 people, people smiling, people standing, sky, child and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here