Gjirokastër/ Marrin peng dhe dhunojnë një 38-vjeçar, arrestohen dy persona  

0
156

Sonila Mesareja

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 sakteHetimi, Kore e akuzonte pengun se i kishte vjedhur në stan. Zbulohen shenjat e keqtrajtimit me sende të forta në trupin e pengut

 Një 38-vjeçar është marrë peng dhe është torturuar në një stan në rrethin e Gjirokastrës nga një person, i përkrahur edhe nga një shok i këtij të fundit. Pronari i stanit e akuzonte për vjedhje, ndonëse pengu gjatë gjithë kohës mohonte të kishte gisht në vjedhje. Të dy personat e akuzuar për pengmarrje dhe ushtrim dhune janë arrestuar dje në flagrancë nga policia e Gjirokastrës. Sipas burimeve zyrtare policore, i arrestuari për pengmarrje quhet Vladimir Kore, 38 vjeç, nga Gjirokastra, ndërsa bashkëpunëtor i tij S. Teleku, po nga i njëjti qytet. Nga ana e bluve të këtij qyteti është duke u punuar për zbardhjen e motiveve që çuan Koren në marrjen peng të bashkëmoshatarit të tij.

 

Ngjarja

Burime zyrtare policore bëjnë me dije se Vladimir Kore, pasi e ka marrë me dhunë moshatarin e tij V. S. për motive të dobëta, e ka çuar në stanin e tij në vendin e quajtur Buduk, duke e keqtrajtuar me mjete të ndryshme dhe duke i shkaktuar plagë në trup. Sipas burimeve policore, Kore e akuzonte bashkëmoshatarin se i kishte vjedhur në stan, ndërsa ky i fundit mohonte akuzat. Pasi e ka dhunuar e ka lënë të lirë, ndërsa 38-vjeçari ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, duke raportuar ngjarjen. Gjatë kontrollit në stan, atij iu gjet një armë gjahu pa leje. Arrestimi i tij u krye për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë, torturës” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Po dje, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij S. Teleku, pasi ai ka tentuar të fshehë çiften në momentin kur policia ka kontrolluar stanin.

 

Korçë/ I ngacmon motrën, Xhako plagos një 18-vjeçar

 Nuk ka duruar ngacmimin ndaj të motrës dhe për këtë në zënkë e sipër ka qëlluar me thikë duke plagosur një 18-vjeçar. Sipas policisë së Korçës, mësohet se 21-vjeçari, Armando Xhako, nga qyteti i Korçës, pas një debati verbal qëlloi tre herë më thikë, Paulo Xhakon, nga fshati Bulgarec. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa policia ka ndaluar agresorin. Mësohet se debati mes të rinjve kishte nisur pasi 18-vjeçari nga fshati Bulgarec i kishte ngacmuar të motrën Armando Xhakos. Dy të rinjtë fillimisht kanë debatuar ashpër me njëri -tjetrin, teksa më pas janë përleshur edhe me armë të forta.

 

 Vlorë/ I akuzuar për 6 vjedhje, arrestohet 28-vjeçari Zeneli

 Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili akuzohet për kryerjen e të paktën 6 vjedhjeve. Në pranga të bluve të Vlorës ka rënë Kreshnik Zeneli, banues në lagjen “H. Çakërri”. Nga hetimet e kryera është bërë dokumentimi i autorësisë së këtij shtetasi për vjedhjen e të paktën 6 raste vjedhjesh lokale dhe banesa. Sipas policisë më datën 21.3.2014, në lagjen “H. Çakërri”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit, S. Z., ku marrë 1 kompjuter dhe 30.000 lekë; në datën 19.4.2014, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur në Lokal Bar, në pronësi të shtetasit A. A,, ku ka marrë 1 (një) televizor e pije të ndryshme alkoolike. Gjithashtu në datën 21.4.2014, në lagjen “H. Çakërri”, dyshohet se ka vjedhur 1 kompjuter, në zyrën noteriale të shtetasit E. A.; në datën 29.4.2014 në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në lokalin e shtetasit F. Sh. Ndërkohë, në datën 4.5.2014, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetasit N. A,, 1(një) televizor plazma e ndërsa ë datën 23.7.2014, në lagjen “L. Sallata”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetasit T. M., 2 (dy) kompjuterë laptop e me pije të ndryshme alkoolike. Nga efektivat e komisariatit të policisë vijojnë hetimet në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.

 

Tepelenë/ Kanos me çifte vëllain për pronën, arrestohet

 Policia ka parandaluar një konflikt me çifte mes dy vëllezërve dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ari Sharka, 34 vjeç, banues në fshatin Veliqot të Tepelenës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tepelenës, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në banesën e dy vëllezërve për motive të dobëta, ku Ari Sharka kanosi me çifte vëllanë e tij, shtetasin me iniciale P. Sharka, 47 vjeç. E njoftuar për ngjarjen, menjëherë ka mbërritur policia dhe në vendin e ngjarjes u sekuestrua një çifte pa leje, 6 fishekë çifteje dhe një gëzhojë, me të cilën Ari Sharka qëlluar gjatë konfliktit. Ndërkohë nga ana e bluve të Tepelenës ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Mat/ E zë masivi i dheut, plagoset rëndë minatori Baçi

 Një minator ka mbetur i plagosur rëndë, teksa një masiv dheu e ka zënë poshtë. Ngjarja e rëndë këtë herë është regjistruar në fshatin Curroj të Matit, ku 53-vjeçari Rasim Baçi ka qenë duke punuar brenda në galeri, kur papritur e ka gjetur veten poshtë një masivi dheu. Kolegët e tij e kanë nxjerrë nga miniera, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një helikopter që ka bërë të mundur transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia e Matit është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency