Qeveria shet sërish eurobono, ankandi me vlerë 15 milionë euro

0
139

bonoMinistria e Financave do të nxjerrë për shitje në ankand ditën e mërkurë të javës së ardhme, më datë 22 korrik, përmes Bankës së Shqipërisë, 15 milionë bono thesari në euro, me afat maturimi 1-vjeçar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, data e emetimit është 24 korrik 2014, ndërsa e maturimit 23 korriku i vitit të ardhshëm. Në të thuhet se individët pjesëmarrës në ankand duhet të kryejnë të gjitha veprimet (bankare, operacionale) në sportelet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare bankare të autorizuara nga AMF minimumi 48 orë para datës së zhvillimit të ankandit.

Investimi në bono thesari konsiderohet si forma më e sigurt e investimit pasi garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ky investim është i lehtë, me kosto të ulët dhe shumë fitimprurës.

Një individ për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet subjekteve te licencuara nga MF, duhet që përpara organizimit të ankandit:

1. Të çelë një llogari pranë subjektit të licencuar nëpërmjet të cilit kërkon të marrë pjesë në ankand.

2. Të bllokojë fondet që do të investojë në llogarinë e çelur.

3. Të plotësojë kërkesën për pjesëmarrje në ankand.

 

Nishani dhe liderët e Evropës Juglindore kërkojnë autostradën Adriatik – Jon

Liderët e vendeve të Evropës Juglindore i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të vendosë rajonin e Ballkanit në “hartën” e energjisë dhe transportit. Në samitin e Ballkanit të zhvilluar në Dubrovnik, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, udhëheqësit e Evropës Juglindore shprehën besimin se Bashkimi Evropian do të financojë ndërtimin e hekurudhës në rajon. Sipas tyre, infrastruktura e dobët ka penguar rritjen ekonomike dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe kapitalit.

Në këtë samit ishte e pranishme edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si e ftuar nderi. “Çështja e procesit të integrimit të Bashkimin Evropian varet fuqimisht në përgatitjet e vendeve në reformat që kanë ndërmarrë. Në këtë samit u shpreh inkurajimi dhe dëshira e të gjithëve për të zgjidhur problemet e mbetura. Perspektiva ekonomike dhe politike janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Për këtë arsye ne kemi nevojë për një bashkëpunim ndër-rajonal dhe një bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, – tha Merkel.

Në konkluzionet e samitit, tetë liderët e republikave ish-Jugosllave dhe Shqipërisë deklaruan se “autostrada që kalon në brigjet e detit Adriatik e Jon dhe hekurudha Mynih – Stamboll, që përshkon Lubjanën, Zagrebin dhe Beogradin, janë projekte kyçe, duke i cilësuar si projekte evropiane në të gjitha aspektet. Gjithashtu, udhëheqësit i bënë thirrje Këshillit Evropian të organizojë një samit midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Qeverisja e mirë, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, sundimi i ligjit dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit duhet të jenë detyrat kryesore”, – thuhet në materialin përfundimtar të samitit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency