Delegacioni i ODIHR takim me kreun e PL-së, Ilir Meta, diskutohen problematikat e pritshme të 14 majit

0
176

Delegacioni i ekspertëve të ODIHR, pas takimeve në selinë e PD-së, ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë së Lirisë dhe të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Burime kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi është ‘diskutuar për problematikat e pritshme të zgjedhjeve lokale të 14 Majit’.

Gjatë mesditës delegacioni i ODIHR, zhvilloi dhe një takim në selinë e PD-së me nënkryetarin e partisë, Oerd Bylykbashi dhe sekretarin zgjedhor, Ivi Kaso.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here