Pozon nudo vajza e Yolanda Fosterit

0
216

gigi hadid​Gigi Hadid ka bërë emër falë bukurisë së saj dhe trupit perfekt. Modelja 19-vjeçare e “Sports Illustration Swimsuit” ka tërhequr vëmendjen duke u bërë imazhi më i ri i parfumit për “Tom Ford Velvet Orchid”. Bukuroshja është fotografuar e zhveshur me një shishe parfum në dorë, e ulur mbi një copë ngjyrë violet. Gigi e cila është vajza e aktores së famshme Yolanda Foster, yllit të “Real Housewives”, ka postuar foton e saj seksi edhe në Instagram.

 

Kate Upton: Nuk i ndërroj çdo javë djemtë

 ​Në është për të gjykuar sipas tabloideve, supermodelja Kate Upton çdo javë ka një dashnor të ri. Në intervistën për “Vogue”-n britanik, 29-vjeçarja Kate thotë se gënjeshtrat mediale e shpien në çmenduri. “Kjo nuk ndikon tek unë, por e godet familjen time. Sapo lexojnë, ata të familjes më thërrasin dhe më pyesin në është çdo gjë në rregull”, – thotë ajo dhe shton: “Nëna më fton, hidhërohet dhe më thotë se ka lexuar në gazeta se kam qenë në Las Vegas dhe se nuk kam mundur të shkoj në takimin familjar. Atëherë më duhet të arsyetohem dhe betohem se kam qenë në Evropë. Kjo është e tmerrshme! Nuk i ndërroj çdo javë djemtë!”

 

Irina shfaqet topless

 Irina Shayk ka pozuar topless për numrin e ri të revistës “Maxim” dhe ka folur për fillimin e karrierës së saj si aktore. Irina Shayk është njëra nga modelet më të famshme në botë, e cila ka pozuar për çdo publikim nga “Sports Illustrated” deri te “Vogue”. Tani 28 vjeçare, supermodelja ruse do me çdo kusht të hyjë edhe në botën e aktrimit, por tregon për revistën se kjo është pak e vështirë, pasi është ankuar se asaj i ofrohen vetëm rolet e prostitutave ose kamariereve. Ajo ka treguar: ‘Sa herë që marr ndonjë skenar, është ose kamariere ose prostitutë. Epo, Irina nuk do bënte keq asnjë nga këto role, por do që të mirret si aktore serioze. Megjithatë, ajo nuk ankohet për punën si modele, duke thënë se e ka ndihmuar shumë financiarisht dhe e kanë bërë shumë të lumtur shumat e majme të parave që ka marrë duke i shpenzuar në këpucë e blerje të tjera.

 

Megan Fox pa grim

 Dy ditë më parë, Megan Fox u shfaq në revistën e “Cosmopolitan”, katër muaj pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ndërsa viheshin në dukje linjat e saj perfekte, ajo ka zgjedhur që të publikojë edhe një foto, ku është pa grim. Rezultati ishte i njëjtë, pasi aktorja 28 vjeçare ka një imazh që adhurohet nga të gjithë.

 

Supermodelja braziliane zihet me truprojat

 Adriana Lima, supermodelja me famë botërore, ka krijuar një situatë të pakëndshme, pasi ka pirë shumë alkool. Bukuroshja braziliane ka qëndruar në Barcelonë, si pjesë e një fushate të modës. 33-vjeçarja ka dalë në një klub nate dhe është argëtuar me koleget e saj, ndërkohë që sigurimi i qëndronte pranë gjatë gjithë kohës. Ajo ka pirë më shumë se ç’duhet dhe këtë gjë e dëshmojnë qartë fotot, që kanë shkrepur paparacët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency