Vrasja/ Plumb në kokë 50-vjeçarit, dyshime për gjakmarrje

0
144

 Anxhela Tato

vrasja shkoder Ibrahim ManiKrimi nga vrasës me pagesë, lëvizjet e viktimë nën survejim nga bashkëpunëtori i autorit

Policia, viktima dyshohet se ka kryer një vrasje në vitin 1993 dhe para pak kohësh ishte liruar nga qelia

Ekzekutohet me breshëri kallashi një 50-vjeçar në Shkodër. Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në zonën e quajtur “shtëpia e mushkonjave”. Mësohet se viktima ishte afër oborrit të banesës së tij, kur është hapur zjarr nga një person i maskuar. Autori i kishte zënë pritë 50-vjeçarit Ibrahim Mani, duke ruajtur çdo lëvizje të tijën. Ndërsa ka shfrytëzuar momentin kur viktima ndodhej vetëm dhe në afërsi të banesës, autori i ka vajtur nga pas duke e qëlluar me armë me silenciator. Dyshohet se autori nuk ka qenë i vetëm por është ndihmuar nga një bashkëpunëtor për tu arratisur me lehtësi, duke shmangur arrestimin nga blutë. Trupi i pajetë i 50-vjeçarit Mani është gjetur nga familjarët, të cilët të tmerruar nga skena e rëndë kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Blutë me të mbërritur në vendngjarje kanë rrethuar skenën e krimit duke mbledhur provat materiale. Mësohet së janë gjetur pesë gëzhoja të një arme zjarri automatike, të cilat janë dërguar në laborator për analizë balistike. Ndërkohë që është transportuar për në morgun e spitalit trupi i pajetë i 50-vjeçarit, i cili i është nënshtruar autopsisë. Nga të dhënat paraprake mësohet se Ibrahim Mani ka një plumb në kokë dhe katër gëzhoja në organet jetike. Viktima ka humbur jetën në vend për shkak të plagës tejshpuese në kokë. Dyshimet e para të policisë e lidhin këtë ngjarje me gjakmarrjen, duke qenë se viktima para pak kohësh ishte liruar nga qelia për një krim. Ndërsa në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë që të çojnë në identifikimin e autorit apo bashkëpunëtorëve të tij. Policia ka nisur kërkimet nëpër zonat përreth me dyshimin se autori nuk ka mundur dot të shkojë larg dhe mund të jetë fshehur.

 

Hetimet

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet paraprake të bluve është gjakmarrja. Viktima rezulton të jetë person me precedentë penalë dhe i skeduar për blutë, si autor i dyshuar i një vrasjeje të ndodhur në viti 1993. Ndonëse ende nuk ka të dhëna të qarta të verifikuara policia bën me dije se viktima ka vrarë një person për të marrë hakun e ekzekutimit të një afërmi. Pas përfundimit të dënimit ai është liruara nga qelia, për tu kthyer me banim në Shkodër. Blutë dyshojnë se pas daljes nga burgu është marrë hak për krimin e kryer nga viktima në vitin 1993. Për blutë krimi i djeshëm është kryer nga një vrasës me pagesë, lidhur kjo edhe nga mekanizmi i ngjarjes. Autori ka qëndruar në pritje të momentin kur viktima do të kthehej në banesë për ta qëlluar. Arma e krimit dyshohet se ka qenë e pajisur me silenciator, çka ka bërë që të mos dëgjohet zhurmë duke mos u marrë vesh se çka kishte ndodhur. Kjo i ka dhënë mundësi autorit që të largohet me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë viktima ka qenë gjatë gjithë kohës nën survejim duke shfrytëzuar pikërisht momentin kur po futej për në banesë. Ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve nëse viktima ka pasur kërcënime apo probleme këtë periudhë, e cila do të ndihmojë policinë në dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency