Lushnjë/ E masakrojë dhe ia hedhin trupin në lumë, mister autorët

0
132

vrasja lushnje Taulant DakaEkspertiza mjeko-ligjore, viktima ka plagë në kokë, dyshime se është goditur me hekur

Dyshimet e policisë, 42-vjeçari i martuar për herë të dytë dhe i njohur si grabitës në zonë

E masakrojnë me sende të fortë dhe e hedhin trupin në lumë. Viktima është identifikuar si 42-vjeçari Taulant Daka dhe krimi është zbuluar nga banorë që shkonin të punonin tokat. Ndërsa kanë parë një person të shtrirë në ujë banorët i janë afruar për ta ndihmuar, por të shokuar nga pamja e rëndë kanë telefonuar policinë. “Është një person i vdekur, ka shenja dhe të nxira”, – janë fjalët që kanë mbërritur në komisariatin e policisë. Sapo kanë mbërritur në vendngjarje blutë kanë njoftuar ambulancën që të dërgonte në morg trupin e 42-vjeçarit. Ka qenë pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore që ka pohuar se 42-vjeçari është viktimë e një krimi. Ai është masakruar me sende të fortë dhe është mbytur. Viktima ka shenja hematomash dhe plagësh si pasojë e goditjes me diçka të fortë. 42-vjeçari ka qenë i vdekur kur e kanë flakur në ujë. Nga informacionet e para të policisë dyshimi është që viktima është vrarë me hekur, por momentalisht nuk ka të dhëna të sakta për çka mund të ketë ndodhur. Sipas dyshimeve të policisë mund të kemi të bëjmë me një krim pasioni, duke qenë se viktima ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kishte krijuar një lidhje tjetër. Por këto mbeten në rangun e aludimeve. Policia nuk mohon as pistën e precedentëve penal të viktimës, i njohur në zonë për disa vjedhje. Nga ana e policisë pritet që të merren në pyetje të afërm të viktimës, të cilët do të pyeten për jetën që bënte 42-vjeçari, personat me të cilët shoqërohej si dhe nëse kishte shfaqur shenja shqetësimi.

 

Krimi

Për policinë nuk është ende e qartë itinerari i lëvizjeve të viktimës gjatë gjithë ditës së djeshme personat me të cilët është takuar dhe veprimet që ka bërë. Do të jetë pikërisht dëshmia e të afërmve të viktimës që do të ndihmojë policinë për të zbuluar se cili ishte destinacioni i viktimës dhe nëse këto kohe kishte shprehur shqetësime. Lidhja martesore e viktimë është një ndër pistat ku janë përqendruar hetimet. Mësohet se 42-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe kishte një martesë të dytë. Të dyja gratë pritet që të merren në pyetej nëse kanë pikasur ndonjë gjë të dyshimtë tek viktima. Sipas policisë viktima është qëlluar me hekur në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u hodh në lum duke u gjetur nga kalimtarë, të cilët kanë rrëfyer atë çka kanë parë. Por aktualisht asnjë gjurmë nga autori apo autorët e këtij krimi të rëndë. “E pamë që ishte në ujë dhe kishte rënë përmbys. Menduam mos ishte rrëzuar dhe u afruam për ndihmë, por ishte i vdekur. Kishte shenja goditjeje”, – kanë rrëfyer kalimtarët.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency