Bozdo-Qeverisë: Miratoni VKM-në për transportin falas

0
154

urban-unazes-300x225Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë një takimi me kryetar të shoqatave të invalidëve dhe përfaqësues të Shoqatës së Transportit Urban, bëri me dije se qeverisë do i jepet një afat prej 1 muaj për të miratuar vendimin e Këshillit të Ministrave, ku të përcaktohen kriteret dhe masa për transportin falas. Ndërkohë, Bozdo bëri me dije se kjo çështje nuk duhet të përcillet sa nga një palë tek tjetra, pasi ata që humbasin janë qytetarët. Ndërkohë, sipas Bozdos, qeveria brenda 1 muaj duhet të alokojë dhe fondit e përcaktuar dhe për këto kategori, për rimbursimin e këtyre shërbimeve.

“Situata e krijuar është një situatë e rëndë, në të cilën Bashkia e Tiranës kërkon një zgjidhje të mundshme. Kemi dal sot në një qëndrim të përbashkët, e cila përfaqëson qëndrimin e Bashkisë dhe shoqatave të invalidëve dhe asaj të dhe transportit publik. Kemi rënë dakord që ti kërkojmë qeverisë brenda një afati 1 muaj, të miratohet VKM-ja, ku të përcaktohen kriteret dhe masa që duhen për këtë përfitim. Kërkesa e dytë është që së bashku me VKM, qeveria duhet të bëjë transparente se cila do të jetë shuma që do të mbështet shoqatat përkatëse për të udhëtuar falas, ose me çmime të reduktuara, sipas rastit.”- tha Bozdo.

Sipas Bozdos, situata e krijuar është bërë për shkak të neglizhencave. “Për ne është e pakuptimtë dhe ka ardhur për shkak të neglizhencës. Besoj se me fjalën tim e kam shprehur qëndrimin e të gjithëve, nëse qeveria miraton VKM-në dhe shumë e flokuar për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Në takim shpreha mirëkuptimin tim për situatën në të cilën ndodhen operatorët. Madje i kërkova dhe përfaqësuesve të shoqatave që të presin.”- tha gjatë një deklarate për mediat Enno Bozdo. Këtë vendim e kanë mbështetur dhe përfaqësuesit e shoqatave të invalidëve dhe ato të transportit publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency