Kërkoi të kontrolloheshin tabulatet e Edi Ramës, KPK shkarkon prokurorin Arjan Ndoja

0
138

KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili tre vite më parë i shpëtoi një atentati në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Vendimi për shkarkimin e Ndojës është marrë me votë unanime në KPK, ndërkohë që sipas Komisionit, prokurori kishte probleme me justifikimin e pasurisë, si dhe kontakte me personazhe të botës së krimit.

Në seancën dëgjimore që u mbajt javën e kaluar, Ndoja i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.

“Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin”, u shpreh Ndoja në seancën e vetingut.

Arjan Ndoja nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

Arjan Ndoja u sulmua hapur nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësi i tij asokohe, Erion Braçe, në lidhje me dosje që prokurori kishte sa i takon tokave në bregdetin e Durrësit.

Ndoja u quajt nga Rama KÇK, një nismë kjo që vijoi për muaj me radhë të trumbetohej nga socialistët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here