Lufta kundër koronavirusit/ Kina do të vazhdojë përkrahjen ndaj OBSH-së

0
106
epa06747281 Tedros Adhanom Ghebreyesus, director general of the World Health Organization (WHO), attends a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 May 2018. The WHO Director-General answered questions ahead of the World Health Assembly and following the meeting of an International Health Regulations Emergency Committee on Ebola in the Democratic Republic of the Congo. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD

Kina tha se do të vazhdojë të përkrahë udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në bashkëpunimin global kundër pandemisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian e bëri këtë koment pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se vendi i tij mund të pezullojë financimin ndaj OBSh-së.

“Ndërsa COVID-19 po përhapet me shpejtësi në mbarë botën, deklarata e ShBA-së për pezullimin e financimit ndaj OBSh-së do të dëmtojë seriozisht funksionimin normal të kësaj organizate, si dhe bashkëpunimin antipandemik ndërkombëtar. Shpresojmë se vendet e ndryshme do të punojnë bashkërisht, do ta ndihmojnë njëri-tjetrin në vështirësi dhe do të kontribuojnë bashkërisht për luftën globale kundër pandemisë,” tha zëdhënësi i diplomacisë kineze, raporton Radio e Jashtme e Kinës.

Ai shtoi se OBSh-ja e ka kryer aktivisht detyrën e vet për të ndihmuar vendet në përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sipas tij, deklarata e Samitit të Posaçëm të G20-s mbi COVID-19 kohët e fundit thekson gjithashtu që anëtarët duhet të forcojnë më tej mandatin e OBSh-së për bashkërendimin e luftës ndërkombëtare kundër pandemisë, shkruan CRI.

l

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here