Parakalim i gabuar u publikua në rrjet, 3000 lekë gjobë inspektori i policisë rrugore në Elbasan

0
195

Dënohet me 3000 lekë inspektori i policisë rrugore në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka reaguar menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku shihet një makinë policie e cila bën parakalim të gabuar.

REAGIMI

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet policie, duke kryer parakalime të gabuara, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor.

Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.

 

Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here