Pensionet private, si mund të sigurohemi, ja skemat që ofrohen

0
183

pensionFondi i Pensionit Vullnetar, Individual përfaqëson dëshirën e individëve, pavarësisht nga vendndodhja, mosha, masa e kontributit për të marrë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës

 Jo të gjithë janë të kënaqur me pensionin që marrin në shtet. Të ardhurat nga pensioni i shtetit për një të moshuar në qytet apo fshat nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën, ilaçet dhe shumë shpenzime të tjera. Skemat private në Shqipëri aktualisht po “korrin”, sukses. Janë të shumë individët që sigurohen në këto skema, duke pasur mundësinë të marrin më shumë të ardhura kur të marrin pensionin e plotë, pensionin e pjesshëm, pension invaliditeti apo familjar. Sipas ligjit, kemi dy lloje fondesh pensioni:

-Fond Pensioni Vullnetar, Individual, që përfaqëson dëshirën e individëve, pavarësisht nga vendndodhja, mosha, masa e kontributit për të marrë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës së anëtarësimit. Në këtë fond, çdo individ, sipas dëshirës dhe mundësisë që ka është i lejuar të anëtarësohet, duke përcaktuar në kontratën e anëtarësimit masën e kontributit, kohën e fillimit dhe mbarimit të periudhës se derdhjes se kontributit, në varësi të kohës dhe masës së përfitimit të pensionit që dëshiron të marrë.

-Fond Pensioni Profesional, përfaqëson dëshirën e punëdhënësit, privat ose shtetëror për të siguruar punonjësit e tij me pension vullnetar në një Fond Pensioni Profesional. Një plan i tillë i daljes në pension është një marrëveshje midis punëdhënësit dhe përfaqësuesve të punëmarrësve për të siguruar punonjësit me të ardhura shtese gjatë daljes në pension,kur ata nuk fitojnë më të ardhura të qëndrueshme nga punësimi. Ajo është një pagesë që shtyn mjetet e kursimit, që lejon akumulimin pa taksa të një fondi për përdorim të mëvonshëm si të ardhura të daljes në pension. Fondi i Pensionit Profesional është dy llojesh:

-Fond Pensioni Profesional vetëm i punëdhënësit, ku punëdhënësi obligohet të paguaj tërësisht kontributet për të punësuarit e tij pa dallim. Në ketë rast midis përfaqësuesit të punëdhënësve dhe Fondit të Pensioneve lidhet Kontrata e Anëtarësimit të Punëdhënësit (bashkëlidhur) dhe me të gjithë punëmarrësit lidhet Kontrata e Anëtarësimit të Punëmarrësve (bashkëlidhur). Në këtë rast, kontributet e paguara nga punëdhënësi, në favor të gjithë punëmarrësve vlerësohen si kontribute të paguara nga vetë punëmarrësi. Punëdhënësi mund të kufizojë të drejtën e anëtarit për kontributet e dhëna nga punëdhënësi,duke kërkuar që punëmarrësi të jetë punësuar te punëdhënësi për një periudhë të caktuar vitesh. Periudha përpara se punëmarrësit t’i njihet e drejta e përfitimit të kontributeve të paguara nga punëdhënësi nuk mund të jetë më e gjatë se dy vjet, filluar nga dita kur është bërë nga punëdhënësi pagesa e parë e plotë e kontributeve për sigurimin vullnetar të punëmarrësve të tij.

– Fond Pensioni Profesional i Përbashkët, ku kontributet paguhen bashkërisht nga punëdhënësi e

punëmarrësi. Në këtë rast, pjesëmarrjen në fondin e pensionit vullnetar punëdhënësi ua ofron të gjithë punëmarrësve me një kontratë të rregullt pune, me kusht që edhe punëmarrësi të marrë pjesë duke kontribuar në Fond. Madhësia e kontributit dhe përqindja e pjesëmarrjes së tyre përcaktohet në marrëveshjen që lidhet midis punëdhënësit dhe përfaqësuesit të punëmarrësve, sipas dispozitave të Kodit të Punës.

Sa përfitohet?

Sistemi privat i pensioneve ofron përfitime në kushte me të favorshme moshe e vjetërsie në punë. Në skemën shtetërore i siguruari del në pension në moshën 60 vjeç gratë dhe 65 vjeç burrat, me jo më pak se 15 vjet vjetërsi në punë. Ndërsa në skemën private dalin në pension në moshën 55 vjeç gratë e 60 vjeç burrat, pavarësisht nga vjetërsia në punë. Ofron përfitime në formë të pagesave të menjëhershme. Ndryshe nga skema shtetërore, i siguruari në skemat private ka një alternative më shumë, në çdo kohë ai ka të drejtë të tërheq ose të transferoj asetet e tij që ka në fond. Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore.

 

AMF: statistikat për pensionet private në Shqipëri

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më deri 31mars tregon një total asetesh nën menaxhim prej 485.17 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 49.14 milionë lekë (11.27%). E shprehur në euro, totali i aseteve nën menaxhim është 3.46 milionë euro. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.3.2014 ishte 8,191 anëtarë duke shënuar rritje prej 3.85% krahasuar me fundin e vitit 2013.


Tregues të fondeve të pensioneve
 31.03.2014

 

PërshkrimiVlera (mln. lekë)Ndryshimi (në %) 
 2013T I-2014 
Asetet neto të FP434.82483.54 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency