Ligji/ Pronat, regjistrimet për rastet e veçanta, si merren çertifikatat

0
170

zone urbanePër çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për të vërtetuar të  drejtat e pronësisë apo të drejtat e tjera reale, të krijuara në bazë të akteve të ndryshme ligjore, lëshohet vetëm një certificate

 Ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pronave u japin mundësi pronarëve të regjistrojnë ndërtesat në një kohë të shkurtër. Përparësia e regjistrimit përcaktohet në varësi nga radha e paraqitjes në mënyrë të  përshtatshme të dokumenteve të tyre te regjistruesi, pavarësisht nga data e përpilimit të tyre dhe pavarësisht se shënimi në kartelë mund të vonohet.  Regjistruesi nuk mund të pranojë asnjë regjistrim të ri të një pasurie të paluajtshme, nëse për këtë pasuri ka një regjistrim të mëparshëm të një titulli. Në rastet kur dokumentet e paraqitura për regjistrim krijojnë mbivendosje, me një  pasuri të regjistruar më parë, regjistruesi, me urdhër të arsyetuar, refuzon regjistrimin e pasurisë për atë pjesë që krijon mbivendosje, deri në zgjidhjen gjyqësore dhe orienton kërkuesin për zgjidhjen e çështjes në rrugë administrative a gjyqësore. Regjistruesi nuk regjistron kalimin e pronësisë së një pjese në natyrë të pasurisë së paluajtshme, të përfshirë në një kartelë, në qoftë se pronari nuk e ka ndarë dhe regjistruar pasurinë e paluajtshme më parë.

 

 Çertifikatat e pronësisë dhe  çertifikatat e përdorimit

Me kërkesë të pronarit të një pasurie të paluajtshme ose të përfituesit të një të drejte  reale, të cilëve nuk u është lëshuar asnjë certifikatë pronësie a qiraje, përdorimi, uzufrukti,  emfiteozë, hipotekimi e servituti për pasurinë e paluajtshme, regjistruesi i lëshon pronarit një certifikatë pronësie dhe personit përfitues të një të drejte reale i lëshon një certifikatë të përdorimit, uzufrukti, hipotekimi, emfiteozë e servituti, sipas rastit, në formë të shkruar ose elektronike, duke pasqyruar të gjitha informacionet që ndodhen në kartelën e kësaj pasurie dhe që kanë efekt mbi pasurinë e paluajtshme apo mbi të drejtat reale të saj. Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për të vërtetuar të  drejtat e pronësisë apo të drejtat e tjera reale, të krijuara në bazë të akteve të ndryshme ligjore, lëshohet vetëm një certifikatë. Kjo certifikatë i lëshohet pronarit të vetëm të pasurisë ose njërit prej pronarëve në rastet e bashkëpronësisë të autorizuar rregullisht sipas legjislacionit në fuqi. Data e lëshimit të certifikatës së pronësisë, të përdorimit, uzufrukti, emfiteozë, hipotekimi e servituti shënohet në kartelë.

 

Pezullimi

Mbajtësi i një të drejte pronësie apo i një të drejte tjetër reale të një pasurie të paluajtshme ka të drejtë të kërkojë pezullimin e kryerjes së veprimeve të regjistrimit nga regjistruesi, në bazë të një akti noterial, që kushtëzon këto veprime për aq kohë sa përcaktohet në këtë akt. Regjistruesi shprehet me urdhër për kërkesën e paraqitur në pikën 1 të këtij neni. Urdhri i regjistruesit për pezullim dhe afati i pezullimit shënohen në kartelë. Urdhri për pezullimin, i bërë sipas pikës 2 të këtij neni, konsiderohet i pavlefshëm ndaj çdo akti tjetër të nxjerrë rregullisht, sipas legjislacionit në fuqi, apo ndaj çdo vendimi gjykate që passjell të drejta apo detyrime mbi të njëjtën pasuri të paluajtshme, objekt kërkese.

 

Regjistrimi i kontratave të shitjes

Kontrata e shitjes për një pasuri të paluajtshme regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme, pas verifikimit të elementeve të formës e të përmbajtjes së aktit noterial, të përcaktuara në udhëzimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.

 

Regjistrim pas vendimit të gjykatës

Regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administrative  Në rastet kur shteti, personi juridik/fizik ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme, me anë të ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë për fitimin apo kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, regjistruesi, mbështetur në këto akte të paraqitura nga personi i interesuar, bën regjistrimin, duke shënuar pronar shtetin, personin juridik/fizik, të cilit i ka kaluar e drejta e pronësisë. Regjistrimi i fitimit të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme, sipas këtij neni, bëhet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas plotësimit të kushteve të regjistrimit, të përcaktuara në shkronjën “h” dhe në paragrafin fundit të nenit 193 të Kodit Civil. Nëse nuk plotësohen kushtet e sipërpërmendura, regjistruesi propozon refuzimin e kërkesës për regjistrim dhe dosja e plotë e praktikës, së bashku me projekturdhrin e refuzimit, i kalojnë për kompetencë Kryeregjistruesit. Kryeregjistruesi, brenda 30 ditëve, me urdhër të arsyetuar, duhet të vendosë miratimin ose jo të propozimit. Kundër urdhrit të Kryeregjistruesit për refuzimin e regjistrimit, ose kur ai nuk është marrë brenda afatit të përcaktuar, mund të bëhet ankim në gjykatë. Elementet e vendimit, që verifikohen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe procedura e nxjerrjes së urdhrit përcaktohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave.

 

Feja kundër LGBT-s: Familja shtylla e shoqërisë

Gjatë një konference për rëndësin e familjes, komunitetet fetare kanë dalë kundër komunitetit të LGBT-s.  “E keqja përhapet nëpërmjet rasteve, qofshin edhe sporadike, të këqija, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar tashmë betejën me ne. Ndërkohë që orientimi nga e mira, nga vlerat, e zvogëlon të keqen dhe e orienton shoqërinë drejt së mirës.”,- tha  kryetar i Komitetit

shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli. Ndërsa përfaqësues nga Komuniteti Musliman në Shqipëri thanë gjithashtu se baza e një shoqërie është familja. “Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë”, u shpreh Genti Kruja, përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë. “Familja është në të vërtet ajo pjesë mikro e shoqërisë njerëzore, ku të gjitha sistemet makro të shoqërisë në çdo nivel, atë të moralit, kulturës, etikës, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqebërjes, brenda familjes zhvillohen në fazën e tyre të plotë, veçse në nivelin mikro. Një familje e shëndetshme në këto drejtime, natyrisht që do të profetizojë apo do të qëndrojë si një lapidar, për një shoqëri po aq të shëndetshme”, tha Reverent Akil Pano, Sekretar i Përgjithshëm i Vllazërisë Ungjillore. “Familja sot është e sulmuar dhe shumë i çuditshëm është fakti që këto sulme po bëhen nën maskimin e të drejtave. E drejta e homoseksualëve, që të formojnë një marrëdhënie, që të njihet si martesë me të gjitha të drejtat e të martuarve. Politika ka pushtet, por besimi ka diçka më të fortë: ndikimin. Politika mund t’i ndryshojë strukturat, por vetëm besimi mund t’i ndryshojë zemrat”, tha Don Henri Val-Kepm, përfaqësues i Kishës Katolike. “Besimi fetar e ushqen familjen, ose bëhet një ndihmës i rëndësishëm në formizimin, zhvillimin dhe qendrueshmërinë e familjes, nëpërmjet dialogut, debatit dhe përvojës shoqërore dhe familjare që jetojnë brenda besimit”, tha Thoma Çëmeni, përfaqësues i Kishës Ortodokse. Disa ditë më parë, përfaqësues të komunitetit LGBT marshuan kundër diskriminimit gjinor në ditën

ndërkombëtare të tyre, çka solli edhe reagimin e komunitetit Musliman atë ditë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency