Pas 5 ditësh/ Rëndohet gjëndja shëndetësore, grevistët thirrje ambasadave për mbështetje

Kreu i PD-së, Basha: Duhet të reflektojmë si shoqëri për sjelljen e Ramës sepse po luan me jetë njerëzore

grevistet doktoriPesë ditë pas hyrjes në grevë urie të 16 ish-të shkarkuarve nga administrata publike, tre prej tyre u detyruan të lënë grevën për shkak të gjendjes shëndetësore. Paraditen e djeshme tre grevistë u dërguan me urgjencë në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa njërit prej tyre i ra të fikët në lulishten para çadrës.

Të shkarkuarit nga administrata i kanë bërë thirrje përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri që të ndërhyjnë në mënyrë që të zgjidhet çështja e tyre. Nertila Qafzezi në një deklaratë për mediat nga çadrat ku janë të ngujuar kërkoi që për shkak të sjelljes arrogante të qeverisë, të ndërhyjnë edhe përfaqësitë diplomatike. Në përfundim të fjalës së saj, Nertila Qafzezi shfaqi edhe probleme shëndetësore.

“Kërkojmë nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë mbështetje për zgjidhjen e kërkesave tona ligjore. Sipas nesh në hartimin dhe miratimin e ligjit për nënpunsin civil, ne kërkojmë reagimin tuaj”, -tha Qafzezi. Ndërkohë që greva e tyre vazhdon, më herët grevisti Mahir Reçi ka lënë çadrën për t’u dërguar me ambulancë në siptal për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve ai ka shfaqur probleme me tensionin dhe kjo është hera e dytë që ka pasur problem shëndetësore.

 

Basha

Pasditen e së dielës kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi çadrat e grevistëve, për tu njohur nga afër me gjendjen e tyre shëndetësore. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, shefi i opozitës akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po i shmanget përgjegjësive,

“Përgjegjësia për këtë situate është e Edi Ramës, i cili po bredh nga një vend në tjetrin dhe po cicëron pa lidhje dhe po i shmanget përgjegjësisë së tij direkte se pse këta njerëz janë në këto çadra, sepse ai ka shkelur ligjin me dyja këmbët, nuk pranon të respektojë vendimet e gjykatave, çka e diskrediton atë të vetmin kryeministër në Europën gjeografike që sillet më keq sesa disa kryeministra fiktivë në realitete e komedisë së Boratit të cilën na i ktheu me hipokrizinë e tij në vëmendje. Thelbi është pashpirtësia e kësaj qeveria me në krye Edi Ramën që edhe pas kaq ditësh sakrifica njerëzorë për kërkesa elementare kushtetuese të këtyre bashkëqytetarëve tanë, nuk ka denjuar as të vijë as ti dëgjojë vetë apo përmes drejtuesve të qeverisë, por ka zgjedhur t’i injorojë dhe kjo është fytyra që Rama shfaq para qytetarëve sa herë që përgjegjësia e tij vihet në pyetje. Para se ti kërkojmë ambasadorëve duhet të reflektojmë si shoqëri për sjelljen e Ramës sepse po luan me jetë njerëzore”- deklaroi Basha.

Prej mbrëmjes së 21 janarit një grup i të larguarve nga administrata vazhdojnë grevën e urisë në 2 çadra të ngritura përpara Piramidës. Para çadrës ndodhet një pankartë ku shkruhet “Na kthe në punë” ndërsa një çadër e tretë është bosh. U tha që do hynin të tjerë në grevë urie, por deri tani nuk ka hyrë njeri.

Pas mjekimit në spital njëri prej grevistëve u kthye sërish në çadër ndërsa akuzoi bluzat e bardha për neglizhencë ndaj grevistëve që paraqiten në spital. Ai deklaroi se do të vazhdojë sakrificën e tij deri në vetëflijim.

 

 Reshjet e pranverës dëmtuan Bujqësinë, sollën vonesa në tregje

Një pranverë me reshje të shumta, ka dhënë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë. Shumë nga produktet bujqësore, nuk kanë dalë në treg, është ulur niveli i eksporteve dhe kultura e mistrit nuk është mbjellë ende për shkak se tokat janë tejngopur me ujë. Këta faktorë rendit, Enver Ferizaj, kryetar i KASH-it lidhur me ndikimin e reshjeve në sektorin e bujqësisë. Dëmi më i madh është shkaktuar në zonat fushore.

Dalja me vonesë e perimeve të hershme ka ulur edhe eksportet drejt vendeve të rajonit dhe ato perëndimore.

Por marrja ujit të tepërt nga shirat nuk i dëmton kulturat bujqësore. Sipas Ferizajt, veç vonesës, cilësia e perimeve nuk cënohet. Vonesa e daljes  në treg do të sjellë sasi të mëdha produktesh bujqësore në të njëjtën kohë, çka do të detyrojë fermerët të ulin çmimet, pasi tregu do të ketë më shumë perime se sa nevojat e konsumit. AS.

 

Ndërrojnë kompani, mbeten debitorë të telefonisë, AKEP ndryshon rregullat

Mbi 100 mijë abonentë kanë ndryshuar kompaninë e telefonisë celulare dhe asaj fikse duke bartur të njëjtin numër. Shumë abonentë ndërronin operator, duke lënë një borxh në kompaninë nga iknin. Kjo bëri që AKEP të bëjë ndryshime në rregulloren. Për Portabilitetin e numrit, ku tashmë nuk do transferohet asnjë debitor dhe koha minimale e qëndrimit tek një operator do jetë tre muaj.

Këto ndryshime bëjnë të mundur që në rast se pajtimtari është debitor ndaj operatoreve celulare e fiks nuk do mbartet nga nje operator tek tjetri pa bërë më përpara likuidimin e detyrimit financiar. Fillimi i shërbimit të portabilitetit rreth dy vjet më parë, nxiti kompanitë të konkurrojnë për ti marrë sa më shumë klientë njëra-tjetrës.

Ndryshimet nga AKEP u bënë pas problemeve të evidentuara si ?kërkesat për bartje nga pajtimtarë me detyrime të pashlyera kundrejt operatorit dhënës. AS.

Share it :