Rama: Rrota e avionit të ish-qeverisë ngeci në Bulevard

0
146

rama fcbKryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur me një status në rrjetin social Facebook, protestës kundër tij në Bulevard.

“Rrota e avionit të ish-qeverisë ngeci në bulevard, piloti nuk foli, shoferi bërtiti pasagjerët morën furgonët për të ikur nga vendngjarja”, shkruan Rama në castet që opozita zhvillonte para godinës së kryeministrisë protestën me moton “Rama ik në shpi”.

Në protestë fjalën kryesore e mbajti kreu i PD, Lulzim Basha ndërsa mes turmës u pa ish-kryetari i kësaj partie të përqafohej nga simpatizantë. Protesta ku shumë protestues mbërritën në Tiranë me autobusë, është e dyta e zhvilluar brenda pak ditësh. Tubimet kanë nisur pas ngjarjes së rrëzimit të një avioni në Divjakë për të cilin dyshohet se kryen trafik droge.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se rrëzimi i avionit në Divjakë nuk ishte thjesht një rastësi pas deklaratave të bëra nga opozita në Kuvend, por një shfaqje e inskenuar keq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency