Berat/Një 38-vjeçar mbytet në lumë

0
123

kufoma beratNjë 38-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Lumin Osum. Viktima është identifikuar si Luftar Hysaj, i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, ndërsa po peshkonte në lumë.

Kanë qenë familjarët ata, që kanë bërë denoncimin në polici, pasi 38-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar mëngjesin e së enjtes, por nuk është kthyer më. Trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme, pas kërkimeve nga policia në rrjedhën e lumit Osum.

 Ndërkohë, në Elbasan, një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal. Viktima është identifikuar si, Baftjar Stafa nga fshati “Katund i Ri”. Sipas policisë, dyshohet se 65-vjeçari në gjendje të dehur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është përplasur me kokë, ç’ka i ka shkaktuar dhe vdekjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency