Protesta/ ” Një popull në këmbë kundër drogës “

0
111

Protesta, marshimi nis nga sheshi Skënderbej

protesta e premte Qytetarë të shumtë nga të gjitha qytetet e vendit i janë bashkuar marshimit opozitar, të kryesuar nga deputetë të PD-së, nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, marshimi ka nisur rreth orës 11:00 me parullën: “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”.

Ndërkohë protestuesit mbajnë në duar parulla të njëjta me ato të një jave më parë, që u hodhën përpara Parlamentit. Në tribunë pritet të flasin disa qytetarë dhe në fund të protestës do të ngjitet në podium kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili do të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se protesta kombëtare që do të zhvillohet sot në Tiranë do të jetë vazhdimi i një aksioni politik të opozitës, qëllimi i së cilës është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit të vendit. Basha u shpreh se opozita nuk synon të bllokojë statusin me protesta, ndërsa shton se ajo synon që ato të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve përmes rrjetit social “Facebook”, që të bëhen pjesë e protestës.

“Të dashur miq, të gjithë në protestën Rama IK në ora 11:00 në sheshin Skënderbej. Të protestojmë kundër njeriut që po shndërron Shqipërinë në kartelin e drogës, që avionet e drogës na i shiti për mushkonja, që me qeverinë e tij ka bërë Shqipërinë vendin me të pasigurtë në Europë, që rrëmbeu votat me mashtrime dhe para të pista dhe po zhyt shqiptarët në papunësi, varfëri dhe mjerim. Zgjidhja është Rama IK! IK! IK!”- shkruan Berisha.

 

QYTETARËT DREJT TIRANËS PËR T’JU BASHKUAR PROTESTËS SË PD-së

Ora 09:00 – Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë organizuar për t’ju bashkuar protestës së opozitës që do të mbahet në kryeqytet. Nga Korça janë nisur, 5 autobusë. Mësohet se organizimi është bërë nga Partia Demokratike, por ka edhe dhjetëra mjete të private të organizuar nga vetë qytetarët, që janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Po ashtu nga Shkodra që prej orës 06:30 minuta janë nisur drejt Tiranës 4 autobusë në mënyrë të organizuar nga dega e PD në këtë qytet. Edhe në Elbasan mësohet se shume qytetarë do t’i bashkohen protestës, në mënyrë të organizuar me autobusë. Nga Fieri gjithashtu do të ketë pjesëmarrje në protestë me anë të organizimeve nga vetë qytetarët me mjete private.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency