Salpa, modelja e re që pritet të pushtojë revistat gjatë këtij viti

0
143

 

georgia Georgia Salpa ka zëvendësuar Jessica Wright-in si fytyrë e brendit të veshjeve të brendshme “Alexis Smith”, përderisa fotosesioni i fundit ka treguar se ajo është njëra prej femrave më seksi në botë. Modelja 28 vjeçe, e cila do të jetë fytyrë zyrtare e të brendshmëve të “Alexis Smith”, e ka zëvendësuar në këtë pozitë modelën Jessica Wright përderisa bukuroshja ka bërë emër që nga viti 2012. Ajo konsiderohet si njëra prej femrave më seksi në Irlandë dhe gjendet edhe në listën e femrave të bukura të revistës FHM 2014. Bruneta seksi Georgia Salpa tregoi asetet e saj edhe gjatë një paraqitje të saj në këtë fotosesion përderisa ajo është përfshirë këtë javë në listën e njërës prej grave më seksi në tërë botën nga revista FHM.

 

Ronaldo me djalin, një pasdite mes “burrash”

Në mungesë të nënës së tij dhe të dashurës, Kristiano Ronaldo ka kaluar një pasdite me djalin e tij. Në prag të Kupës së Botës dhe finales së Ligës së Kampioneve, ylli i Real Madridit dhe kombëtares portugeze është fotografuar duke ndjekur tenis në “Madrid Open”. Duke lënë në shtëpi të dashurën Irina Shayk, Kristiano është dëfryer duke realizuar edhe ndonjë “selfie”.

 

Konkurrencë e fortë, Lohan kopjon Victoria Beckhamin

 Konkurrencë ose jo, mbetet që ju të jepni vlerësimin final, pasi dy nga divat e botës së modës dhe kinematografisë kanë veshur të njëjtën veshje, madje dhe e kanë demonstruar me dëshirë në rrjetet sociale. Ka qenë Lindsay Lohan, ajo e cila ka postuar në rrjetet sociale të njëjtën veshje me të cilën Victoria Beckham u fotografua nga paparacët në Nju Jork. Ajo çka e bënte edhe më të veçantë, kishte të bënte me mënyrën sesi ato ishin kombinuar. Beckham e kishte veshur bluzën Celine me xhinse dhe çizme, ndërsa Lindsay e kishte veshur si fustan të shkurtër.

 

Kujdes! Adriana godet retrovizorin

 Bukuroshja braziliane, Adriana Lima, nuk do t’i harrojë për një kohë të gjatë xhirimet për reklamën kozmetike të “Maybelline” në Nju Jork. 32-vjeçarja ka bërë xhirimet e reklamës në Manhatan, ku joshi interesim të madh të mediave dhe paparacëve. Ndërsa po shkonte pranë autobusit, në të cilin ishte vendosur ekipi i xhirimit, Adriana ishte e fokusuar te kamerat dhe fotoaparatet, kështu që nuk e ka parë mbajtësin e retrovizorit, të cilin e ka goditur me kokë. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo ka vazhduar dhe ka hipur në autobus.

 

Jolie siç nuk e keni parë më parë, më e egër dhe ekstravagante

 Ajo tanimë është një femër serioze me një karrierë të suksesshme, një partner të shkëlqyer dhe një gjashtë fëmijë. Por sigurisht që në moshën 20-vjeçare Angelina Jolie vjen me një imazh tjetër.

Përveçse më e re ajo duket edhe më e egër dhe me një look tjetër në fillimin e lulëzimit të karrierës së saj si aktore. Fotot e shkrepura në vitin 1995 e tregojnë Jolie shumë më ndryshe dhe më ekstravagante. Në atë kohë Jolie ishte më e mbushur në fytyrë por me një fizik elegant dhe këmbë të holla. Ajo shfaqet joshëse dhe provokuese, ndërkohë që ka veshur një fustan të shkurtër dhe një xhaketë përsipër. Tualeti që ka përdorur Jolie është mjaft i rëndë dhe thekson qartë buzët e trasha dhe sytë me ngjyrë. Fotot janë shkrepur nga fotografi nga Los Anxhelos, Marcel Indik, në një kohë kur Jolie u shfaq në filmin “Hackers”. Disa prej fotove janë publikuar në vitin 1997, ndërsa shumica prej tyre nuk janë zbuluar deri më sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency