Vrau vëllanë me çifte, pendohet për krimin e kryer

0
129

“Unë e vrava tim vëlla pas një debati që kishim prej kohësh, jam penduar shumë për këtë krim”

Kështu ka pohuar përpara hetuesve 37 vjecari, Afrim Kallari, i cili pasditen e djeshme vrau me çifte vëllain e tij 36 vjeçarin, Ermir Kallari.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme 37 vjeçari Kallari ka vendosur të ndryshoje dëshminë duke pohuar se shkak i vrasjes është bërë një konflikt i hershëm për çështje pronësie me të vëllanë e tij.

Më herët ai kishte pohuar në polici se vrau të vëllanë pasi ky i fundit këmbëngulte për të mbjellë një sasi kanabisi në pronat e përbashkëta të familjes Kallari.

Ermir Kallari, 36 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend pasditen e djeshme teksa u qëllua me një armë zjarri tip çifte nga i vëllai , Afrim Kallari, 37 vjeç.

E plagosur në vendngjarje ka mbetur nëna e dy vëllezërve të përfshirë në konflikt.
Ekspertë të policisë kriminale kanë gjetur në vendin e ngjarjes provat e krimit, ndër to edhe katër gëzhoja të një arme gjahu, çifte.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e familjes Kallari janë gjetur edhe disa kubime më lëndë narkotike.

Kjo përforcon pistën se krimi ka ndodhur pas debatit për çështjen e drogës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here