Skolari zgjedh skuadrën e Botërorit, Kaka dhe Miranda jashtë

0
123

Trajneri i skuadrës braziliane ka shpallur listën e 23 lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren verdheblu në Kupën e Botës

 Dy nga yjet që do të mungojnë janë Kaka dhe Miranda

scolari Brazili i madh dje hodhi në skenë edhe futbollistët që do të mbajnë gjallë shpresat e një vendi për të mbajtur Kupën e Botës në tokën e tyre. Luiz Felipe Skolari bëri publike listën me 23 futbollistët që do të ketë në dispozicion për misionin e madh të fitimit të Kupës së Botës në eventin që do të zhvillojë në shtëpi. Lista prej 23 emrash përfshin vetëm 16 nga futbollistët që fituan vjet Kupën e Konfederatave, duke mundur Spanjën kampione të botës në finale. Skuadra është siç pritej, një miksim i yjeve të rinj si Nejmar dhe Oskar me futbollistë me më shumë përvojë si Dani Alves, David Luiz, Tiago Silva dhe Hulk. Humbasin trenin për Botërorin emra të njohur të futbollit brazilian, si Ronaldinjo, Kaka dhe Robinjo e po ashtu dhe ish-milanisti Aleksandre Pato. Publikimi i skuadrës që do të marrë pjesë në Botëror, ishte një ngjarje e profilit të lartë në Brazil, me televizionet që e transmetuan atë “live”, ndërsa më shumë se 700 gazetarë, pjesa më e madhe e tyre të huaj, ishin akredituar për të ndjekur eventin. Vetëm 5 prej futbollistëve që bëjnë pjesë në listën aktuale ishin me Brazilin në Botërorin e vitit 2010. Julio Sezar, Tiago Silva, Dani Alves, Maikon dhe Ramirez. Dy ishin dyshimet e fundit të Skolarit për sa i përket grupit të futbollistëve, të cilat janë zgjidhur me publikimin e listës përfundimtare, ato kishin të bënin me portierin e tretë pozicion të cilin e ka fituar gardiani i Atletiko Mineiro, Viktor, si dhe për një mbrojtës qendre, rol të cilin e ka fituar mbrojtësi i Napolit, Henrike. Për sa i përket kolonisë italiane apo thënë ndryshe futbollistëve të Serisë A, veç Enrike e Maikon një ftesë për në Botëror e meritoi dhe futbollisti i Interit, Hernanes. Pa dyshim që Brazili në Kupën e Botës do të udhëhiqet nga 22-vjeçari i Barcelonës, Nejmar, te i cili varen pjesa më e madhe e shpresave të tifozëve të “Seleçaos”, mbrojtja do të ketë Tiago Silvën përkrah David Luizit, me Dani Alves në të djathtë dhe Marcelon në të majtë. Paulinjo dhe Luis Gustavo do të jenë barriera para mbrojtjes dhe Oskar do të ushqejë sulmin ku bëjnë pjesë dhe Hulk e Fred. Skolari ka deklaruar tashmë se portieri titullar do të jetë Julio Sezar. Në Kupën e Botës 2014, Brazili është shortuar në grupin A me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin. Të zotët e shtëpisë do ta nisin fushatën e Botërorit me ndeshjen inauguruese përballë Kroacisë në 12 qershor në “Sao Paolo”.

 

Ja dhe Lista e plote e Brazilit për Kupën e Botës:

Portierë: Zhulio Sezar (Toronto FC), Xheferson (Botafogo), Viktor (Atletiko Mineiro).

Mbrojtës: David Luiz (Çelsi), Dante (Bajern Mynih), Tiago Silva (Paris Sent-Zhërmen), Henrike (Napoli), Maikon (Roma), Dani Alves (Barcelona), Marcelo (Real Madrid), Maksuell (Paris Sent-Zhërmen).

Mesfushorë: Luiz Gustavo (Volfsburg), Paulinjo (Totenhem), Fernandinjo (Mançester Siti), Ramires (Çelsi), Oskar (Çelsi), Uillian (Çelsi), Hernanes (Inter).

Sulmues: Hulk (Zenit St. Petersburg), Bernard (Shaktar Donetsk), Nejmar (Barcelona), Jo (Atletiko Mineiro), Fred (Fluminense)

 

Barcelona në kërkim të Kompanit dhe Pogbasë

Akoma nuk dihet se kush do të jetë trajneri i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, por gazetat evropiane kanë filluar të spekulojnë për emrat që pritet t’i kërkojë klubi nga “Camp Nou”, Gerardo Martino, pritet të largohet nga “blaugranët” pas sezonit zhgënjyes, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta drejtojë Barçën nga sezoni i ardhshëm. Në ndërkohë, Lionel Mesi ka kërkuar transferimin e Serxho Aguero si pjesë e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij. Mediat spekulojnë se pos sulmuesit, Mançester Siti mund të mbetet edhe pa mbrojtësin Vinsent Kompani, i cili është po ashtu në planet e katalanasve. Edhe mesfushori i talentuar i Juventusit, Pol Pogba, është shënjestër e Barcelonës që do të ketë konkurrencë të madhe gjatë verës, pasi ai kërkohet nga disa klube të pasura.

 

Arturo Vidal operohet në gju

Arturo Vidal i është nënshtruar operimit në gju për të zgjidhur problemin e tij të kamotshëm, por pritet të jetë i gatshëm për Botëror. 26-vjeçari ka pasur një konsultim ortopedik të martën në Barcelonë dhe pas procedurave të realizuara ishte vendosur që mesfushori t’i nënshtrohet operimit. Tani mjeku i lojtarit, Ramon Kugat, ka konfirmuar se mesfushori do të jetë i gatshëm për Botëror. “Arturo Vidal i është nënshtruar operimit në meniskun lateral të gjurit të tij të djathtë. Ai do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm post-operativ. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ai të luajë për Kilin në Botëror, jemi optimistë”, – theksoi Vidal. Kiliani ka shënuar 20 gola për Juventusin këtë sezon, që do të thotë se ai është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit pas Karlos Tevez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency