Korrupsioni/   Lufta ndaj krimit, 5 rekomandime për punën e prokurorëve

0
137

Anxhela Tato

 

Takimi Naço-Llalla, përparësi: Forcimi i pavarësisë institucionale, lufta ndaj korrupsionit dhe respektimi i lirive dhe i të drejtave

 Ministri i Drejtësisë, letër zv.kryetarit të KLD-së: Shpjegime për mosprocedimin disiplinor të 3 gjyqtarëve

 

 

tiku dhe nacoLufta kundër korrupsionit, një ndër pesë rekomandimit e ministrit të Drejtësisë për krerët e Prokurorisë. Në një takim zhvilluar dje u prezantuan rekomandimet e qeverisë për punën e akuzës, ndërsa vetë ministri Naço komentoi fjalët e Presidentit për gjyqësorin duke parë si të nevojshëm vijimin e reformave. “Krahas rezultateve që ka sistemi gjyqësor ka edhe probleme të shumta, mjafton t’i referohemi fjalës së Presidentit të Republikës që thotë se gjyqtarët në mëngjes nuk mendojnë si të fillojnë punën, por duke marrë një zarf. Situata është shumë e rëndë kur e thotë Presidenti, kryetari i KLSH-së. Besoj që ka informacionin e nevojshëm që sistemi në Shqipëri ka akoma vend për t’u reformuar, pasi problemet janë të shumta”, – deklaroi ministri Naço. I pranishëm në punimet e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Presidenti tha pak ditë më pare se në sistemin gjyqësor ka individë të cilët nuk kanë aspak lidhje me profesionin e gjykatësit dhe gjykatës, që e nisin punën duke menduar zarfin. “Sistemi ynë i drejtësisë ka probleme. Shqetësuese është kur këto vijnë nga veprimi apo mosveprimi i gjyqtarëve. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e gjyqtarit dhe dëmtojnë padrejtësisht qytetarin dhe sistemin e drejtësisë. Ka gjyqtarë që e nisin punën duke menduar zarfin e avokatit, prokurorit apo qytetarit”, – tha numri një i shtetit shqiptar.

 

Rekomandimet

 Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, prezantuan dje rekomandimet e Këshillit të Ministrave për prokurorinë para drejtuesve në Prokurorinë e Përgjithshme. “Në vizionin tonë, për të garantuar rritjen e efiçencës hetimore, qëndron vullneti i palëkundur politik për të dhënë siguri dhe progres në: forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë; luftën kundër korrupsionit; luftën kundër krimit të organizuar; respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, – u shpreh ministri, ndërsa kryeprokurori cilësoi si një ndër përparësitë themelore të punës luftën kundër korrupsionit, e cila do të sillte përmirësimin e gjithë elementëve. “Prokuroria e Përgjithshme ka mbështetur projektet për forcimin e legjislacionit që lidhen me strategjinë antikorrupsion. Është zhvilluar një komunikim korrekt me Ministrinë e Drejtësisë për sa i përket hartimit të amendimeve të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale. Po ashtu, pritet të riorganizohet Prokuroria për Krime të Rënda, pas kalimit në kompetencë të kësaj strukture hetimi i veprave penale korruptive të kryera nga zyrtarët e lartë. Nga ana tjetër, në takimet e zhvilluara me drejtuesit e prokurorive, kam kërkuar angazhim më të madhe dhe rritje të cilësisë së hetimit. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme jo vetëm e prokurorit të Përgjithshëm, por edhe e të gjithë shoqërisë ndaj nesh dhe vlerësoj se Prokuroria i ka të gjitha kapacitetet të japë më shumë”, – u shpreh Prokurori i Përgjithshëm.

 

Letra

 Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kërkon nga zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të japë shpjegime në lidhje me mosprocedimin disiplinor ndaj tre gjyqtarëve e përkatësisht Valbona Duraj, Lindita Hoxha dhe gjykatësi Granit Qypi. Naço shkruan në letrën dërguar Cefës se për këta gjykatës në KLD ka pasur kërkesa për procedim disiplinor në vitin 2012 dhe 2013, por nga ky këshill nuk ka pasur asnjë reagim, po përkundrazi ka vazhduar promovimi i tyre në kundërshtim me ligjin. Në letër shkruhet se ne rastin e gjyqtarit Granit Qypi, vazhdimi në kundërshtim me ligjin në funksionin e tij si drejtues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pavarësisht nga kërkesa e ministrit të Drejtësisë. Po kështu, në rastin e gjyqtares Valbona Duraj në kundërshtim me ligjin është lejuar promovimi i saj pavarësisht nga kërkesa e sipërpërmendur e ministrit të Drejtësisë. Më tej, vazhdon letra, me rastin e tretë se me dekretin nr. 8268, datë 16.7.2013, znj. Duraj është emëruar gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër. Ministri Naço kërkon që vlerësimi për këta gjyqtarë të futet në rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme, pasi prej më shumë se një vit KLD nuk ka bërë asnjë hap, po ka lejuar që këta gjyqtarë të promovohen padrejtësisht.

 

 

Unioni i Gjyqtarëve

 Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me anë të një letre drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, Komisionit të Ligjeve, Delegacionit të Bashkimit Evropian, kërkon që trajtimi në publik i ankesave ndaj gjyqtarëve duhet t’u përmbahet standardeve të përcaktuara me ligj, ndryshe dëmtohet pavarësia e gjyqësorit, besimi i publikut tek drejtësia dhe interesat e miradministrimit të drejtësisë në përgjithësi. Ky reagim i Unionit të Gjyqtarëve vjen pak ditë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu drejtua me një letër kreut të KLD-së, me anë të së ciës kërkonte rishikimin e 65 vendimeve gjyqësore të dhëna nga gjykata të shkallëve të ndryshme, të dyshuara si të kundërligjshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency