Cilat janë shpellat më misterioze në botë

0
168

shpellatGadishulli Yucatan në Meksikë është një tokë e rrafshët ku nuk buron asnjë lum dhe shiu rrëshqet me shpejtësi për në det. Toka është e mbushur me të çarat e rrethuara me barishte – kenote – siç quhen nga vendasit, ku çatitë dhe shpellat nëntokësore janë shembur. Për shekuj me radhë, këto të çara u kanë siguruar vendasve ujë të pijshëm të freskët dhe vështirësia për të hyrë në shpellat poshtë tyre ka joshur shumë më aventurierët, edhe pse sfida e vështirë fizike nuk të jepte garanci se deri ku mund të arrije. Megjithatë, vitet e fundit zhvillimet teknologjike në pajisjet për zbulimin e ujërave nëntokësore e kanë bërë këtë sfidë disi më të lehtë për zhytësit që të eksplorojnë rrjetet dhe tunelet e errëta që degëzohen poshtë të çarave dhe dalëngadalë kanë filluar të zbulohen raportet rreth kësaj bote të errët nëntokësore dhe të fshehtat e saj rreth botës njerëzore dhe shtazore. Arturo Gonzales, një biologjist meksikan dhe arkeolog i ujërave nëntokësore që punon për Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë, vendosi të ndërmarrë ekzaminime sistematike të shpellave nëntokësore në vitin 1999. Ai punoi bashkë me një skuadër specialistësh duke përfshirë zhytës shpellash, arkeologë, paleontologjistë dhe fotografë, të cilët do të përballeshin secili me zhytje teknikisht të vështira dhe fizikisht të rrezikshme prej gjashtë orësh. Skuadra multidisiplinare nxori tre skelete njerëzorë nga thellësitë e shpellave dhe më pas i studiuan dhe analizuan ato me kujdes. Ajo çfarë gjetën, tronditi komunitetin shkencor. Skeletet janë më të vjetër se çdo mbeturinë tjetër të trupave njerëzorë në Amerikë. Njëri nga ato u vlerësua në mënyrë të veçantë nga laboratorët e jashtëm, të cilët thanë se bëhej fjalë për një skelet 11.600 vjeçar. Për më tepër, këto skelete duket se nuk kanë asnjë ngjashmëri me fiset Maja, të cilët sundonin rajonin mijëra vjet më parë, mbetjet dhe artikuj e të cilëve janë gjetur afër të çarave të kenote-ve. Sipas Gonzales, skeleti i ri i gjetur ka morfologji kafkore të ngjashme me njerëzit e Azisë Lindore. Zbulimet po detyrojnë komunitetin shkencor që të ndryshojnë teoritë e tyre se kur dhe si njerëzit e parë udhëtuan për në Amerikë. “Ajo çfarë ne kemi gjetur është vetëm një pjesë e misterit të evoluimit njerëzor”, – thotë 44- vjeçari Gonzales, i cili ka qenë drejtori i Muzeut të Shkretëtirës në Meksikën Veriore të Santilos që në vitin 2002. “Por ka ende shumë pjesë që i mungojnë enigmës tonë. Në kemi njërën pjesë të rëndësishme, por që nuk përputhet me fakt tjetër ekzistues në mënyrë që të na ndihmonte të kuptonin se si paraardhësit tanë kolonizuan Amerikën”. Gonzales ka mësuar zhytjen si pjesë e studimeve të tij në universitetin e Biologjisë, por ka qenë një dokumentar e “National Gedographic” rreth zbulimit të një oxhaku antik 30 metra poshtë sipërfaqes nga eksploruesi i ujërave nëntokësore James Coke, ajo që e frymëzoi më shumë. “Për mua kjo ishte e pabesueshme, – tha Gonzales. – Shpellat, këto hapësira të mëdha nëntokësore që për shumë njerëz janë si gjiri i mëmës tokë, më kanë magjepsur gjithnjë. Kur pashë dokumentarin rreth këtij oxhaku të gjetur nëntokë, fillova të udhëtoja drejt këtyre vendeve, pasi doja t’i eksploroja personalisht. Arritëm të njiheshim me James Coke, një pionier e eksplorimit të këtyre vendeve dhe ai na vuri në dijeni të disa zbulimeve të tjera që kishte bërë. Falë tij, që në vitin 1999 kemi filluar të bëjmë zbulime të mëdha rreth historisë antike të Amerikës”. Zhytësit e shpellave dhe speleologjistët kanë eksploruar sistemin e shpellave nëntokësore të Yucatan që në vitin 1980, duke mbledhur prova gjeologjike, arkeologjike dhe paleontologjie të cilat tashmë janë thelbësore për Gonzales. Thellë në shpella, ai dhe kolegët e tij kanë gjetur fosile 10.000 deri në 60.000-vjeçare, duke përfshirë edhe ato të gamileve të zhdukura, armadilos gjigantë dhe kuaj. Të gjitha i përkasin epokës pleistocene atëherë kur Yucatan ishte i mbuluar jo me pyje të ulëta, por me toka bari të thatë. Në të paktën njërën nga shpellat nëntokësore në veri të Tulum, afër brigjeve të Karaibeve, zhytësit gjetën një tjetër oxhak antik, karboni i të cilit dëshmonte për gjurmë të kockave gjysmë të djegura të gamileve, gjë që tregon se njerëzit parahistorikë të asaj kohe mbijetonin duke ngrënë mishin e një kafshe, specia e së cilës është zhdukur në fund të epokës së gurit.

 

Njerëzit

Kur njerëzit parahistorikë gatuanin mishin e gamileve, niveli i ujit ka qenë më shumë se 100 metër më i ulët se sa është në ditët e sotme. Gonzales mendon se këta njerëz mund t’i kenë përdorur shpellat jo vetëm si kuzhina të sajuara, por edhe si rrugë kalimi për tek burimet ujore. Ka gjithashtu prova shumë të besueshme se trupat e vdekur vendoseshin në shpella të veçanta të sipërfaqes së tokës, ndoshta për t’i mbrojtur ato nga grabitqarët. Më pas një ndryshim i menjëhershëm i klimës globale bëri që të rritet niveli i ujit, gjë që bëri që të përmbyten banesat, lidhjet nëntokësore të ujit të pijshëm, vendet e përdorura për varrime si dhe kuzhinat për të qëndruar të fshehura deri në ditën kur eksploruesit e shpellave i zbuluan disa mijëravjeçarë më vonë. Fondet nga çmimi “Rolex”, do të lejojnë Gonzales që të furnizojë skuadrën e tij për të paktën një vit tjetër kërkimesh intensive. Grupi ka qëllimin që të përqendrohet në shpellën Chan Holl ku është zbuluar edhe një skelet i katërt, por ende nuk është tërhequr lart dhe nuk është analizuar. Sa më shumë skelete të ekzaminojnë, thotë Gonzales, aq më shumë mund t’i krahasojmë ato me mbetjet e trupave njerëzorë të tjerë të ngjashëm me to në pjesë të tjera të botës. Ndoshta një ditë do të arrijmë të zbardhin njëherë e mirë enigmën e historisë së njerëzimit. Përtej këtyre fakteve, Gonzales thotë se ai dhe kolegët e tij do të përqendrohen për të kuptuar mënyrën e jetesës së këtyre njerëzve të lashtë, veçanërisht për mënyrën se si përdornin shpella të ndryshme për qëllime të ndryshme. Ata mendojnë se këto të dhëna do t’i drejtojnë që të kalojnë përtej analizave të kockave për tek kuptimi më i mirë i jetës parahistorike. Këto zbulime kanë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme interesin për kenote-t, duke bërë që Gonzales dhe skuadra e tij të punojnë bashkë me një tufë vendasish, të cilët vijnë për të mbrojtur thesaret e rralla të vendit të tyre nga dëmtimet dhe grabitjet. Skuadra gjithashtu ka shtyrë banorët rreth e qark që të ngrejnë zërin e tyre lart kundër ndotjes së ujërave nëntokësore nga zhvillimi i turizmit të pakontrolluar përgjatë të ashtuquajturës Riviera Maja. Kenote-të janë të pasura gjithashtu me rezerva të mëdha uji të pijshëm, megjithatë prej tyre thithen çdo ditë miliona litra ujë, duke tejkaluar kështu raportin e tyre natyral të rigjenerimit në disa pjesë të gadishullit. Në disa zona të humbura, kenote-të përdoren si depozita të mbeturinave, duke u mbushur me ndotje organike dhe kimike.

 

Shpellat misterioze

Afër paralelit 30 gradë në gjerësinë veriore të globit ka shumë vende misterioze, si trekëndësha djallëzorë, piramida, buste me trup luani dhe me kokë njeriu të Egjiptit si dhe ishuj të Ditës së Easterit të Kilit etj. Ju mund ti njihni këto vende të njohura. Por, ndoshta ju nuk dini se në Kinë afër paralelit 30 të gjerësisë veriore të globit ka një vend misterioz? Shpellat misterioze Huashan. Ky vend nuk është shumë larg nga malet Huanshan, vend turistik të Kinës jug-lindore. Këto janë shpellat artificiale me përmasat më të mëdha dhe më misterioze deri tani në Kinë. Duku u nisur nga malet Huanshan, një nga pikat e njohura piktoreske të Kinës, drejt jugut, pas dy orësh ne arritëm në një zonë të madhe malore dhe kodrinore. Në këto kodra që janë shtrihen në 7 kilometra, në pranverë dhe vjeshtë, çelin kudo lule të bukura dhe të larmishme. Për këtë arsye, vendësit e quajnë këtë vend “mali i luleve”. Shpellat ku ne do të shkojmë, janë nën këtë mal lulesh. Sipas kërkimeve arkeologjike, koha e hapjes së këtyre shpellave i takon 1700 vjetëve më parë. Midis 36 shpellave të zbuluara, shpella më e madhe është 12 mijë metra katrorë dhe ngjan si një fushë basketbolli. Udhërrëfyesja vendore zonjusha Shao Shuanjuan i tha korrespondentit se ndërtimi i këtyre shpellave është bërë brenda këtij mali që është pothuajse bosh. Por deri tani misteri është se ku kanë shkuar gurët e dalë për hapjen e shpellave.

Për arsye se kjo shpellë është aq e madhe, gurët e nxjerrë ishin të shumtë. Ne kemi bërë matje. Me këta gurë të nxjerrë nga shpella, mund të ndërtohej një rrugë prej mbi 240 kilometrash. Por këto gurë të nxjerrë në disa milionë metra kub janë zhdukur dhe ky është bërë një nga misteret më të lashta.

 

Shpella e zezë

Shpella e Pëllumbasit apo e njohur ndryshe si Shpella e Zezë dhe është gjykuar prej studiuesve si një nga qendrat arkeologjike më me vlerë në Shqipëri, për shkak të zbulimeve që janë bërë aty. Vetëm në fazën e parë të studimit, janë gjetur 100 fragmente enësh dhe disa kocka kafshësh të cilat i takojnë epokave të ndryshme. Mendohet të ketë qenë një nga shtëpitë më të hershme të paraardhësve tanë te periudhës së neolitit, d.m.th. 10000 vjet më parë. Në atë hapësirë, që paraprihet nga një korridor i gjatë, e që vazhdon me një “sallon” të lartë 15-20 metra, ata kanë ndezur zjarr, kanë gatuar e latuar veglat e para të punës. Këtë e tregon materiali i bollshëm arkeologjik i gjetur në fazën e parë të gërmimeve, i cili i përket periudhave të ndryshme të zhvillimit njerëzor, duke filluar që nga neoliti, eneoliti, tek periudha e bronzit dhe hekurit. Shpella e Zezë i përket periudhës parahistorike dhe është një nga 6 shpellat karstike që gjenden në Evropë, duke paraqitur vlera shkencore, arkeologjike, kulturore dhe turistike. Shpella e Zezë ndodhet rreth 2 km në verilindje të fshatit Pëllumbas, prej nga ka marrë edhe emrin, në krah të majtë të lumit Erzen dhe 27 km në juglindje të Tiranës. E vendosur në faqen e Malit Pëllumbas, 350 m mbi nivelin e detit, shkëmbinjtë formojnë një strehë të madhe dhe të veçantë, që zgjatet duke formuar një tunel 70-80 m. të gjatë. Sipas arkeologut të mirënjohur, Myzafer Korkutit, në ambientin qendror, ku ndodhen edhe degëzime të shumta, përgjatë miliona vjetësh janë formuar stalaktite dhe stalagmite të shumëllojshme.

 

Misteri i shpellave Huashan

Shpella numër 35 është 170 metra e thellë dhe ka një sipërfaqe prej afro 12 mijë metrash katrorë dhe është shpella më e madhe e të gjithë zinxhirit të shpellave të malit Huashan. Hyrja e kësaj shpelle nuk është e madhe. Por, pas një kanali të ngushtë afro 20 metra të gjatë, të del para syve një pallat nëntokësor madhështor. Në këtë pallat nëntokësor ka 26 shtylla guri mbi 10 metra e trashë. Këto shtylla luajnë rolin e rëndësishëm të mbajtjes së peshës. Afër paralelit 30 gradë në gjerësinë veriore të globit ka shumë vende misterioze, si trekëndësha djallëzorë, piramida, buste me trup luani dhe me kokë njeriu të Egjiptit si dhe ishujt e Pashkës të Kilit etj. Këto vende janë ndoshta të dëgjuara nga shumë njerëz dhe janë bërë shumë studime dhe ekspedita për të zbardhur misterin e tyre. Janë ngritur në ajër teori mbas teorish, shumica e të cilave të pabazuara dhe asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion të mirëqenë dhe të pranuar botërisht. Megjithatë, ekziston edhe një mister tjetër që ndoshta ka qenë më pak i përfolur dhe vazhdon ende të mbetet disi në hije. Në Kinë afër paralelit 30 të gjerësisë veriore të globit ka një vend misterioz dhe janë shpellat misterioze Huashan. Ky vend nuk është shumë larg nga malet Huashan, vend turistik i Kinës jug-lindore. Këto janë shpellat artificiale me përmasat më të mëdha dhe më misterioze deri tani në Kinë. Duku u nisur nga malet Huashan, një nga pikat e njohura piktoreske të Kinës, drejt jugut, pas dy orësh mund të arrish në një zonë të madhe malore dhe kodrinore. Në këto kodra, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej shtatë kilometrash, në pranverë dhe vjeshtë, çelin kudo lule të bukura dhe të larmishme. Për këtë arsye, vendësit e quajnë këtë vend “mali i luleve”. Shpellat misterioze gjenden pikërisht nën këtë mal gjigant dhe piktoresk me lule.

explorerunivers.com

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency