Rikthimi i Eva Alikajt, pas 23 vitesh në kinema/ “Kur më propozuan në Teatër të bëhesha komuniste… iu rrëshqita! ”

0
160

 Si e përjetuat dramën, meqë një pjesë të karrierës e keni pasur në diktaturë dhe përballeni me dy realitete tani?

filmi 2 amaneti  (2) eva alikaj Eva Alikaj: Nuk i jam referuar vetëm një personi. Si grua, për mua ishte një përvojë mjaft interesante, pasi nuk ishte trajtuar ndonjëherë në kinematografinë tonë. Jo vetëm se ishte pjesë e elitës së asaj kohe, siç ne e kemi quajtur Bllokun, por drama e saj ishte jashtëzakonisht e madhe. Është një figurë shumë delikate, pasi duket sikur jam në plan të dytë, por mbaj dramën e gjithë familjes, tragjedinë e saj. E vështira e saj ishte se duke qenë gjithmonë nën presion, me një ngarkesë të madhe psikologjike, mund të ishte monotone. Duhej skalitur shumë mirë. Ashtu siç e mendova në imagjinatën time, ç’kisha dëgjuar nga ajo kohë dhe mbi bazën e skenarit, ç’kam ndier e ç’më tha intuita ime u përpoqa të krijoja një figurë të besueshme, reale dhe jo reale, por të mbështetur. Ky ishte qëllimi im. E pashë filmin tani për herë të parë, u çudita. U mallëngjeva dhe nga vetja ime! Mua personalisht më pëlqen shumë filmi. Është hera e parë që luaj pas kaq viteve dhe kam një djalë që ka moshën e djalit tim. Kisha pak probleme pasi siç dihet unë jam pak llasticë ndonjëherë. Dhe duhet të pozicionohesha që të isha një grua dinjitoze. Si e përjetova dramën e të qenit “e dënuar”? Nëse jam në sheshin e xhirimit, kam kushte, unë hyj shpejt në rol, funksionoj menjëherë. Këtë e kam provuar qysh në filmin e parë. Për fat nuk dua shumë kohë. Për pjesën tjetër se si e kam përjetuar mund t’ju them se në atë kohë, unë personalisht në familjen time, nga babai (pra gjysma) ishte me komunistët, dhe mamaja ime ishte nga ana tjetër. Unë i doja të dyja palët, të them të drejtën, por natyrisht pata fatin kalova si aktore dhe nuk vuajtur. Siç kam dëgjuar më vonë, në kohën që unë luaja “Pallatin 176” kishte njerëz të burgosur për politikë. Kjo ishte për mua shumë dramatike sepse isha pothuaj e paditur. Nuk dija shumë. Por natyrisht frika ndihej, dhe unë kisha frikën time- përpiqesha të flisja sa më pak. Po ju sjell një rast, kur më propozuan në Teatër për t’u bërë komuniste e kisha zët, dhe rrëshqita- ju thashë se nuk vij dot, pasi vij me vonesë në mbledhje. Ju shmanga. Por nëse do të më kishin urdhëruar, do më ishin qepur, dhe unë ndoshta do thoja po. Pasi kisha frikë se mund të merrte drejtim tjetër”.

 

 

Namik Ajazi (regjisori): Ishte edhe një ngarkesë e madhe imja që ta sillja Evën pas 23 vitesh në ekran. Përtej kënaqësisë pasi roli i Evës është ajo që e vazhdon dhe e mban dramën deri në fund. Eva kishte këtë problem, por ishte dhe i imi, ishte larguar për një moment nga sinonimi i vajzës së bukur, çapkënë, simbol të viteve ‘80, dhe unë duhej ta sillja në moshën tjetër, në moshën që jemi ne. Por me një pozicion tjetër, të një gruaje të vuajtur fillimisht me disa pozicione të rëndësishme në bllok dhe më tej … Shumë pak kemi pasur probleme me Evën në fillim të natyrës së veshjes, dukjes dhe kujdesi… Mendoni ajo duhej të dukej e rrënuar qysh në fillim. Ajo duhej të ishte një grua dinjitoze, që dinte pak, siç ndodhte rëndom, nga i shoqi dhe më pas përballet me gjithçka dhe merr përgjegjësinë.

 

 

Amos Mujo Zaharia: Veshjet e rënda, godinat e zymta… krijuan përjetimin tim për diktaturën

“Fati im ishte se në 2009 me Eno Milkanin kam xhiruar një film që i përkiste kohës së diktaturës. Kjo më ndihmoi shumë. Në audicion isha i fundit dhe koha për të përgatitur rolin ka qenë mjaft e shkurtër. Ky ishte fati. Aktori është një qenie imagjinare, që e përdorim si pikë reference kur s’kemi materialin real. Regjisori ka punuar shumë me mua për të hyrë në gjendje, po ashtu dhe kolegët, por mendoj se këtu të ndihmon shumë kostumografia. Të kesh veshje të rënda mbi supe, të shikosh ato godina të rënda, të zymta, dashje pa dashje të influencon mbi përjetimin e asaj që po bën.

 

 

Namikut: Pse e vratë personazhin?

Namiku: E vrava personazhin, e Amosit, pasi doja t’i bëja një homazh një pjesë të fëmijëve të asaj kaske që u vranë. U vranë duke u shitur sikur ishte aksident miniere apo u vetëvranë. Unë doja që ky të vritej pasi amaneti ishte i papërmbushur. Dosje e pahapura, falje nuk është kërkuar ndaj dhe Amosi kishte atë fund. Për t’u kthyer nga Vrasja e Martinit ishim në fund të ditës, kur shumë probleme që dalin ishin në fund, dhe ne kishim një shans; duhej që Amosi të binte në skenë ashtu siç duhej ose ndryshe duhej të ktheheshim, të qëndronim edhe një ditë plus. Kishim të vendosura gjithë efektet speciale, të vendosura vetëm një herë dhe për t’u përsëritur duhej kohë,që nuk na e premtonte dielli. Amosi kishte përballë me dhjetëra kureshtare, dhe ishte në ankth. Amosi ra aty ku duhej, në perfeksion dhe ne arritëm qëllimit ta xhironim finalet e filmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency