Ndalimi i Twitter-it – vetëvrasje dixhitale e Erdoganit

0
126

Ndalimi i Twitter-it në Turqi paraqet një prej gabimeve më të mëdha të Erdoganit. Madje, edhe Presidenti Gül është distancuar nga ky veprim. Erdogan po e dëmton shumë jo vetëm imazhin e vet, por edhe të Turqisë.

 

erdoganVetëm pak orë pas kërcënimeve me ndalimin e Twitter-it, pavarësisht kritikave nga jashtë, bashkëpunëtorët e tij vendosën ta hiqnin nga përdorimi shërbimin më të njohur në botë të lajmeve të shkurta. Duket se kryeministri konservator nën aferat e kritikave për afera korruptive ka mbledhur rreth vetes këshilltarë shumë budallenj dhe të paaftë. Me shpejtësinë e erës, rreth 12 milionë përdoruesit e Twiter-it në Turqi e kanë ndryshuar identitetin e tyre dhe do të vazhdojnë ta përdorin atë.

Erdogani duket shumë nervoz një javë para zgjedhjeve lokale ku do të vendoset pak a shumë për ardhmërinë e tij politike. Telefonatat e shumta të përgjuara zbulojnë afera të mëdha korruptive dhe përçarje të mëdha mes politikanëve në bllokun e tij politik. Këto gjëra e kanë detyruar Erdoganian të bëj këtë përpjekje për vetëvrasje dixhitale. Me këtë rast ai i ka mbivlerësuar kaq shumë aftësitë e saj diktatoriale, sa që edhe vet presidenti Abdullah Gül – me Twitter – reagoi duke thënë se bota digjitale dhe përdorimi i rrjeteve sociale nuk mund të ndalohen.

Gül foli ashtu siç mendon shumica demokratike në Turqi, por nuk ofroi përgjigje në pyetjen pse e nënshkroi së fundi ligjin për kufizimet e lirisë së përdorimit të internetit? Në këtë mënyrë Gül është bashkëpërgjegjës për kufizimin e lirisë së shprehjes së mendimit. Fakti që këto vendime do t’i kthehen Erdoganit si bumerang, nuk e shpëton Turqinë nga dëmtimi i imazhit, pasi që ndalimi i Twitter-it, me siguri që nuk shikohet me sy të mirë nga askush.

Stefan Füle ishte ndër politikanët e parë të BE-së të cilët e kritikuan ashpër Erdoganin. Komisioneri për zgjerimin e BE ia kujtoi Erdoganit – via Twitter natyrisht – që liria e komunikimit dhe zgjedhja e lirë e rrugëve të komunikimit është një ndër vlerat themelore të Evropës.

Erdogani do të bënte mirë sikur të mos shtirej se nuk po i sheh dhe nuk po i dëgjon kritikat nga BE dhe nga vendet demokratike. Këtu bëhet fjalë për njerëz dhe politikanë të cilët për një kohë të gjatë janë angazhuar për anëtarësimin e Turqisë në BE. Pasojat mund të jenë fatale, sepse Erdogani po e çon vendin në një izolim gjithnjë e më të madh. Fakt është që Turqia bëhet vendi i dytë pas Kinës, i cili ndalon Twitter-in. Kjo është një kategori, ku Turqia nuk duhet të luajë gjatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency