Intervista/ Lulzim Basha: Qëndrimi i opozitës për integrimin, furgonat, kreun e SHISH-it dhe mesazhi për Ramën

0
139

Mazhoranca i është përveshur kapjes së institucioneve të pavarura

 Shkarkimi i kreut të SHISH-it? Basha: Mazhoranca po luan me zjarrin

 

basha - pd2Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një interviste që dha mbrëmë me gazetarin Sokol Balla në “TCH”, foli për qëndrimet e fundit të opozitës në raport me mazhorancën qeverisëse dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në intervistën e tij, Basha kritikoi punën e qeverisë si dhe vendimet e fundit të saj. Kreu i PD-së tha se brenda radhëve të së djathtës ka pasur propozime për bojkot të Kuvendit, për shkak të vendimeve antikushtetuese të qeverisë në raport me institucionet e pavarura, por PD dhe aleatët e saj kanë vendosur përballen në Parlament me shumicën parlamentare, dhe jo jashtë këtij institucioni. Në fund të intervistës, Basha la edhe një mesazh për Kryeministrin Edi Rama.

 

-Sokol Balla: Vota e 23 qershorit solli një tjetër mazhorancë.

Lulzim Basha: Shqiptarët votuan më 23 qershor dhe i dhanë kësaj mazhorance 83 mandate. Ky është fakt. Shqiptarët nuk i dhanë kësaj mazhorance 84 mandate.

– Kadeli nuk mund të jetë i mirë kur është tek ju dhe i keq kur shkon tek PS-ja.

Lulzim Basha: Këtë po e thoni ju. Kjo mazhorancë u dha një sinjal shqiptarëve që do të qeverisë pa opozitë dhe pa Kushtetutë. Me të vërtetë Kushtetuta e Shqipërisë ka një mazhorancë me 84, por ligjvënësit e vendosën këtë barrierë të lartë, por për reforma të rëndësishme kërkohet gjithëpërfshirje.

-Konsensus është të marrësh dhe të japësh.

Lulzim Basha: Fjalën veto opozita nuk e ka përdorur. Nuk e kemi kërkuar. T’i thuash opozitës ke veton në komision dhe në Parlament nuk ke asgjë atëherë nuk je gjëkundi. Standardi i konsensusit politik garanton që diçka të miratohet në mirëkuptim. Ky është konsensusi që kërkohet. Për çështjen e reformës në fjalë, vetë emri reformë territoriale duhet reformë në pushtetin vendor. Që kjo të arrihet kërkon një reformë tërësore. Një modernizim të qeverisjes vendore.

-Kjo po ju ofrohet?

Lulzim Basha: Të shtunën dy organizata, një e majtë dhe një e djathtë, raportuan për këtë çështje. E rëndësishme është të sqarohet reforma në pushtetin vendor. Si do të funksionojnë taksat dhe pastaj ndarja territoriale. Duhet në fillim kali dhe pastaj patkoi. Është fakt i pakundërshtueshëm që kjo reformë ka efekte elektorale. Siç ka qenë zakon ligji për reformën elektorale të njëjtën gjë të bëjmë edhe me këtë. Veto në komision, por jo në Kuvend, është qesharake. Neve na intereson puna dhe kjo arrihet me konsensus të përbashkët. Këtu jemi për sa i përket reformës territoriale.

-Përfaqësuesit e mazhorancës kanë folur kështu siç po flisni edhe ju që kjo reformë ka efektet e saj elektorale. Këtu keni të drejtë që kjo reformë kërkon konsensus, por një mazhorancë që ka votat e shqiptarëve duhet të bëjë reformat e saj. Kemi komuna me 40 mijë banorë dhe bashki me 500 banorë.

Lulzim Basha: Të mbetemi tek parimi. Ne nuk jemi kundër një reforme tërësore të pushtetit vendor për ta bërë atë më efiçiente, por kjo reformë ashtu si ajo elektorale, kërkon konsensus. Nëse mazhoranca e ofron këtë konsensus, e ka fare të thjeshtë, shembujt i ka kur ishte në opozitë. Ne i kemi ofruar konsensus të gjerë.

-Po t’i kishte Berisha 85 vota ju do të ofronit konsensus?

Lulzim Basha: Nuk merrem me skenarë politikë. Kjo reformë kërkon një konsensus të gjerë. Nëse ka një dëshirë dhe vullnet, opozita është e gatshme, por nëse ka një vullnet të mbrapshtë, ju siguroj që nuk ka qëndrim tjetër përderisa ka thirrje për vullnet politik ose në destabilitet.

-I ndjeri Ferdinand Poni i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Lulzim Basha: Një humbje e madhe, e pamatë për familjen dhe për ne. Jo vetëm si demokrat, por edhe për vendin. Një personalitet që i kushtoi jetën e tij modernizimit të vendit. Kishim të bënim me një ekspert suprem. Dixhitalizimi i sistemit të gjendjes civile, kartat dhe pasaportat… bashkë me nderimin për ndarjen e tij, ndajmë edhe kujtimin për veprat e tij. Jeta nuk matet vetëm me jetëgjatësinë e saj, por edhe me cilësinë dhe ato se çfarë ke arritur dhe dhënë shoqërisë.

-Qëndrimi i Parlamentit është një bojkot apo i pjesshëm?

Lulzim Basha: Më 20 shkurt ka pasur një ngjarje shumë të rëndësishme. Në mënyrë të paligjshme, duke shkelur çdo rregullore të Kuvendit, mazhoranca shkarkoi kryeinspektoren dhe nxori dy dekrete të Presidentit duke uzurpuar kompetencat e tij. Vetë e krijoi vakancën, duke e shkarkuar dhe ligji thotë që Presidenti plotëson vendet. Në mënyrë flagrante shkeli Kushtetutën. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo që çdo anëtar i institucioneve të pavarura ka marrë një mesazh nga mazhoranca që ka Kushtetutë, ka institucione të pavarura, por ka edhe një mazhorancë që nuk pyet fare, as President e as Kushtetutë. Ky është një atentat i pastër kundër demokracisë në Shqipëri. Zgjedhja jonë është shumë e vështirë. Ka pasur qëndrime nga më ekstremet, deri në bojkot të Parlamentit. Për të mos iu futur rrugët së bojkotit për dy arsye. Për të mos të bllokuar statusin e vendit kandidat dhe së dyti për të zgjedhur rrugën e ballafaqimit në çdo hapësirë parlamentare që na mbetet. Kjo që ju shihni është vendimi ynë. Nëse kjo nuk zhbehët, do të sjellë një kosto të madhe për vendin, ekonominë dhe mirëqenien, po ashtu edhe për integrimin e vendit.

-Thoni që është sulm ndaj institucioneve të pavarura dhe merrni shembull rastin e ILDKP-së. Është lënë të kuptohet se puna në këtë institucion nuk është bërë. Një institucion që nuk funksionon duhet lënë që të mos cenojë ligjet dhe Kushtetutën apo të bëjë detyrën e tij?

Lulzim Basha: Funksionon apo nuk funksionon këtë nuk e vendos askush dhe për këtë ka instrumente ligjore. Fakti është se institucioni i Prokurorisë i hodhi poshtë këto qëndrime. Fakt është se mazhoranca merret me persona. Sulm antikushtetues ndaj tyre, ne merremi me ligjin dhe prishjen e balancave. Ligji ia ka dhënë Presidentit për të propozuar dhe Parlamentit për të zgjedhur. U shkarkua zonja Xhuka, se nuk përmbushte kriteret. U hodh poshtë. Kushtetuta propozon dy kandidatura. Është e qartë që është bërë një ushtrim i shëmtuar për të uzurpuar kompetencat e Presidentit. Ky është problemi dhe nuk ka të bëjë me emrin e zonjës Xhuka. Ka të bëjë me mesazhin që i çohet prokurorit nga kjo mazhorancë për zgjedhjet e Korçës, vjedhjen e të dhënave në Tatime. Ka të bëjë me mesazhin që i çohet gjyqtarit. Mesazhi është ky: Mazhoranca të shkel, nuk pyet. Dhe ky është mesazh shkatërrimtar. Nuk e themi vetëm ne që institucionet e pavarura janë në sulm. Këtë po e thonë eurodeputetët. Problemi i një supermazhorance arrogante që shkel ligjet e Kushtetutën, shtyllat e demokracisë për të kapur më shumë pushtet, nuk është konstatim i opozitës, por një problem madhor për vendin që po kthehet edhe në një problem për aleatët tanë evropianë dhe në SHBA.

-Cili institucion po sulmohet? Kemi një kryeprokuror që është zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe nuk po shohim të sulmohet? Zonja Xhuka e tregon sulmin ndaj institucionit?

Lulzim Basha: Nisi me sulmin ndaj Presidentit Nishani. Akti i parë ishte ai i heqjes së imazhit publik. Më 20 shkurt, sulme të hapura apo jo, brenda institucioneve që është Parlamenti, sulmuan me uzurpimin e kompetencave të Presidentit. Është një institucion për kontroll dhe balancë. A ka një pyetje: Pse nuk kanë plotësuar tri vendet vakante në KQZ? Sepse nuk u intereson. Para tre muajsh shkarkuan në mënyrë të paligjshme zonjën Nisturi nga INSTAT-i. Zonja u shkarkua në mënyrë të paligjshme, Gjykata vendosi rikthimin në punë. Ende nuk është bërë sot. Të marrim shkarkimin ndaj AMA-s.

-Të gjithë janë jashtë mandatit.

Lulzim Basha: Jo, nuk është kështu. Këta duan të ndryshojnë ligjin për të shkarkuar anëtarët. Po kështu po vazhdojnë me SHISH-in.

-Mendoni që po qeveris në mënyrë të qetë me shefin e SHISH-it? Ai duhet të jetë pjesë e ekzekutivit.

Lulzim Basha: Është sistem kontrolli dhe balance. Propozohet nga Kryeministri.

-Ju thoni që ndaj Visho Ajazit ka pasur sulme politike?

Lulzim Basha: Këtë e konstatoni edhe ju.

-Në vend që të merret dhe të hetojë në bashkëpunim me qeverinë për fushatën e tritolit apo për ekstremistët islamikë, përqendron të gjithë fuqitë e tij për të përgjuar policinë?

Lulzim Basha: Ju e keni të qartë që flisni edhe me një ish-ministër të Brendshëm. Kjo që ju thatë, ka të bëjë me institucione të tjera. Një nga detyrat e SHISH-it është që të bëjë rolin e rojtarëve. Çdo vit ka detyrë që të garantojë që elementet e rëndësishme të sigurisë kombëtare në çdo nivel të jenë brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues. Për qëllime të sekretit hetimor këto janë çështje që konsumohen brenda kuadrit kushtetues. Ky është fakt. Spekulimi që po përdoret, ngjan shumë me spekulimet që u hodhën në media nga përfaqësuesit e mazhorancës.

-Z. Visho Ajazi ka dalë me dokumente…

Lulzim Basha: Është shpifur aty, për të vënë në kontroll institucione të pavarura. Ka një revansh ndaj institucioneve të pavarura. Ende s’kemi folur për qeverisjen, sepse ende nuk ka një qeverisje. Po rrëzon institucionet e pavarura, po shkel të drejtat e shqiptarëve dhe ky është shqetësimi ynë me të cilin do të merremi.

-Kanë dalë argumente që lidhen me SHISH-in. Ju i quani këto të ligjshme?

Lulzim Basha: Nëse ka të dhëna zyrtare që ligji nuk është zbatuar, atëherë ligji dhe Kushtetuta është e qartë, duke vënë përgjegjësit para përgjegjësisë. Kjo që thoni ju është pjesë e një fushate mediatike që kjo mazhorancë e ka përdorur këta 6 muaj.

-A ka të drejtë Kryeministri i vendit të ketë një person bashkëpunues?

Lulzim Basha: Kushtetuta i ka të përcaktuar qartë kufijtë. Kryeministri ka instrumentet e veta për kontrollin e punës, është çështje e Kushtetutës dhe e ligjit.

-Mbajtët një qëndrim të ashpër ndaj furgonëve. Jeni për respektimin e ligjit apo të shoferëve të furgonëve?

Lulzim Basha: Nuk bëhet fjalë për një qëndrim të dyzuar nga PD-ja. Është pashpirtësi që të marrësh 21 mijë kryefamiljarë dhe t’i hedhësh në rrugë. Është pashpirtësi. Këta njerëz me aktivitetin e tyre ushqejnë familjet e tyre. Po çfarë është realiteti? Këta shoferë i japin një shërbim të çmuar Shqipërisë me këtë infrastrukturë që ka. Shumica prej tyre nuk janë në Tiranë. Këta po ofrojnë një shërbim dhe nxjerrin bukën e gojës. A mund të zbatohet ligji në mënyrë të tillë nga sot në nesër për 21 mijë familje shqiptare që mbështesin bukën e gojës? Unë jam i bindur që përtej kësaj ka skema klienteliste. Nuk zgjidhin problemin, por ka shkaktuar një tjetër problem më të madh, problemi i papunësisë. Ka premtuar 300 mijë vende pune. Sot ka thënë se ka punësuar 1 mijë veta në muaj. Po 300 mijë? Me ritmet e kësaj qeverie i duhen 25 vite. Po ndiqet rruga e mbytjes së biznesit, mbylljes së perspektivës ekonomike. Ky është një problem që vjen nga mungesa e vizionit. Janë mbyllur mijëra e mijëra vende punë për shkak të rritjes së taksave dhe paketës së fundvitit. Sfida është dalja nga kriza, këta e zhytën vendin në krisë, dështim spektakolar. Sot ora e mëngjesit ka kaluar për qeverinë Rama-Meta dhe dita tregon për keq e më keq.

-Kreu i Senatit francez është optimist për marrjen e statusit, gjë që ju nuk e ndani?

Lulzim Basha: Në momentin që kjo mazhorancë erdhi në pushet, trashëgoi një klimë pozitive. Zgjedhje të lira, rrotacion normal të pushtetit. E kam thënë që në veprimet e saj, qeveria ia doli të ndërtonte një mal skepticizmi që vende si Franca, Gjermania, Danimarka, Anglia t’i jepnin një afat gjashtë muaj. Ky afat iu dha kësaj mazhorance e jo ekstremistëve. Rama, kur u kthye në Tiranë, pretendoi që kjo ishte vepër e ekstremistëve. A ka kundërshtarë të Shqipërisë që nuk e duan integrimin? Natyrisht që ka. A ka pasur kundërshtarë Shqipëria në NATO, për vizat? Sigurisht që ka pasur, por si u arritën këto? Duke bërë reforma dhe duke përmbushur standardet.

Sot jam i bindur që jo zoti Rama nuk arriti ta kuptonte, por e përdori si alibi dhe e humbi si alibi. Me këtë rekord zhbërjesh vë në rrezik statusin për herë të tretë. Dhe tre muaj kanë mbetur. A kanë punuar këta tre muaj pozitivisht për Shqipërinë? Jo. Qeveria ka shënuar me dhjetëra shembuj antikushtetues. Dhe çfarë presim nga Evropa? Opozita është e qartë. Kjo opozitë ka deklaruar dhe do të ndjekë deri në fund politikën zero kushte për integrimin e Shqipërisë. E kemi bërë dhe do ta bëjmë deri në fund. E kemi faktuar këtë. Problemi është dhe mbetet qeveria që po bën punën e mbrapshtë dhe po zhbën standardet.

 

-Sa në kontroll e keni ju Partinë Demokratike? Edhe pse opozita ka privilegjin të kritikohet më pak. Çfarë po ndodh me PD-në?

Lulzim Basha: Për sa i përket PDIU-së, ajo është një parti e rreshtuar në krah të opozitës dhe kemi pasur një qëndrim të përbashkët për çështjen e reformës administrativo-territoriale. Ka pasur një qëndrueshmëri. Sa i përket çështjes së riorganizimit të PD-së, unë kam shpallur një platformë dhe këtë PD do ta ndjekë. Bashkim dhe ribashkim të kontributeve. Një hapje të madhe të PD-së për këdo që do të vijë, të kthehet dhe të rikthehet, e në veçanti ndaj brezit të ri. Është një parti që ka lindur e re, është e re dhe do të mbesë e re. Ka qenë shtëpia e lirisë dhe mbetet shtëpia e lirisë. Ka një Parti Demokratike dhe brenda saj ekzistojnë hapësirat e nevojshme për këdo. Z. Selami dhe unë dëshirojmë angazhim në këtë reformë, por jo angazhim në kurriz të kësaj reforme.

-Keni thënë se Edi Rama, kur ka qenë në krye të Bashkisë, ka bërë disa gjëra të mira.

Lulzim Basha: Rama erdhi në pushtet me një klimë pozitive. Trashëgoi një situatë ekonomike jo në recesion, trashëgoi të gjithë parametrat për një qeverisje të mbarë.

-Javës tjetër do ta kem Ramën në studio. Çfarë do t’i sugjeronit?

Lulzim Basha: Të njëjtën gjë që i thashë para shqiptarëve dhe në takimin e fundit: Lëri përrallat, futju punës!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency