Anulohet koncesioni për Kalanë e Lezhës

0
151

kalaja lezhesKëshilli Kombëtar i Restaurimeve dje ka vendosur anulimin e koncesionit për rijetësimin e Kalasë së Lezhës. Në një konferencë për shtyp, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se procedura ka qenë që në fillim të zgjidhet konkurrenti dhe pastaj vlerësohet projekti i tij.

Por ministrja theksoi se “ka ndodhur e kundërta: në vend që të fillohej procedura e përzgjedhjes së konkurrentit dhe të paraqitej një projekt për t’u zhvilluar është miratuar projekti dhe më pas është filluar procedura për përzgjedhjen e subjektit”.

Ajo sqaroi se gjithë praktika, e zhvilluar në dy faza të ndara secila nga njëra-tjetra, kishte të bënte me procedurën e miratimit të projektit teknik të rijetësimit të Kalasë së Lezhës dhe me procedurën e ndjekur nga ish-ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetësimin e kësaj zone.

“Procedura e dhënies me qira të Kalasë Lezhë në vetvete përmban një sërë shkeljesh të cilat konsistojnë në: mos legjitimimin e ish-MK për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalasë së Lezhës kur KKR aprovoi projektin, dhe vetëm pasi i kishte kryer këto procedura. Del VKM për kalimin e administrimit nga Bashkia të MK; që nga koha që është zhvilluar procedura për përzgjedhjen e konkurrenteve për zhvillimin e rijetësimit, nuk ka asnjë vendimmarrje të kësaj të fundit për miratim procedure, pra edhe kur u hap procedura e konkurrencës ku u paraqit vetëm një kandidat, natyrisht subjekti i projektit të aprovuar tashmë më pare, nuk u mbyll e nuk kemi asnjë akt që të deklarojë fituesin; ky projekt nuk është hartuar në kuadër të procedurës së rijetësimit parashikuar nga Legjislacioni në fuqi dhe Karta Restaurimit, ndërkohë që territori i brendshëm cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik”, sqaroi ministrja.

Kumbaro deklaroi se KKR vendosi shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ urdhër të ministrit nr. 27, datë 1.2.2011 “Për rijetësimin e Kalasë Lezhë”, si dhe anulimin e procedurës së rijetësimit si një procedurë e hartuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për sa argumentuar me lart.

Gjithashtu, ministrja Kumbaro bëri të ditur vendimet e marra për mbrojtjen e disa monumenteve, si më poshtë:

-Mbrojtje të parkut “Geraldina” të Burrelit, kërkesë që vjen nga vetë Bashkia

-Propozim për shpallje monument kulture “Fortifikimin e një banese feudale” në rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan

-Propozim për shpallje ansambël historik parku “Geraldina” në qytetin e Burrelit

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur rrënojat e Kishës së Çifligut,

Sarandë

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Dorëzit

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Këlcyrës

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Qyteti në Triport (Aulonë),

Vlorë

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Kaninës, Vlorë

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Porto Palermo, Himarë, Vlorë

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Ipapandisë, Dhërmi,

Vlorë

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Shën Stefanit, Dhërmi, Vlorë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency