Përcaktohen sfidat e fazës së tretë. Në javën e 23 spikat Teuta-Tirana

0
116

Jurges Veizaj

Kampionati ka mbyllur të shtunën edhe fazën e dytë për të hapur siparin e fazës së tretë.

Në javën e 23 spikasin përballje të veçanta ku ne veri kemi nje ndeshje midis Kukësit dhe Vllaznisë. Ndërsa më e rëndësishmja është midis Teutës dhe Tiranës

 

 

Morina-ne-ndeshjen-Teuta-Tirana-1-1Superliga tashmë ka hyrë në një fazë shumë vendimtare. Kjo pasi ndeshjete luajtura të shtunën i hap rrugën edhe ndeshjeve që të javës së 23-të. Faza e tretë e kampionatit është edhe ajo më delikatja pasi përckaton fituesit edhe humbësit. Tashmë skuadrat janë në minutat e tyre idale për të reaguar se sa të afta janë për të qëndruar në superiore. Ndërsa për ato që synojnë kreun sfida është kapja e Skënderbeut ose minimalja afrimi pranë korçarve. Sfidat e javës së 23 kë në përballje disa skuadra të cilat kanë fate dhe synime të ndryshme. Në njërën anë janë skuadrat që duan të hyjnë në zonën e Europës. Ndërsa në krahun e rivalve janë ato që po mundohen të dalin nga balta. E vetmja sfida që duket si një ndeshje midis të barabartish është ajo midis Flamurtarit dhe Besës që gjenden afër njëra tjetrës.

Skënderbeu-Kastrioti

Një sfidë që duket se në letër është e thjeshtë. Kjo pasi përballë është Skënderbeu me Kastriotin. Dy skuadra që janë shumë të ndrsyhme dhe njëra është shumë superior se tjetra. Korçarët janë afër finalizimit të tyre si kampion. Një detyrë që duket e lehtë kur janë shumë pikë para vendit të dytë. Kështu që sfida ndaj Kastriotit nuk do të ketë lëshime pasi ekipi Josës ka synime që të arrij sa më shpejt afirmimin si kampion. Ndërsa për Kastirotin nuk duket e lehtë. Krutanët edhe pse kanë zhvilluar lojë nuk kanë arritur që të nxjerrin diçka në dritë. Ekipi edhe pse me Deden në krye do të duhet që të bëjë mrekullinë që të dalë nga vendet e fundit. Skënderbeu është një detyrë e vështirë por një rezultat pozitiv në Korçë mund t’u jepte shpresave krutnave për ndeshjet e radhës.

Laçi-Lushnja

E të njëjtës panoramë duket se është edhe ndeshja midis Laçit dhe Lushnjes. Kjo pasi ekipi Laçian ka kohë që po e tregon veten. Tashmë ata gjenden në pozicionin e dytë në tabelë. Një rezultat i arritur me shumë ngulm por ekipi i Nicës nuk ka ndërmend të lëvizë. Kjo pasi bardhezinjtë kanë ngritur faza të forta dhe duan që të mbeten në zonën europiane. Ndërsa përballë ka Lushnjen. Nje ekip që ka fituar simpati më shumë për shkak të tifozerisë. Myzeqarët kanë tepër të fortë faktorin e 12 mirëpo janë tepër afër rrëzimit pë në ligën e parë. Një rezultat i mirë si ai ndaj Besës do t’I shërbënte lojtarve që të merrnin forca, por nuk do ta kenë të lehtë pasi Nica i duhet një tre pikësh.

 

Partizani-Bylis

Një ndeshje plot dinamikë zhvillohet sa herë që këto dy skuadra ndeshen. Skuadra e Partizanit është në një pozicion mjaft komod mirëpo nuk është i mjaftueshëm pasi i duhet shumë për të mbajtur hapin. Sampaio ka kërcënuar titullarët me stol në rast se nuk marrin tre pikë. Kjo pasi të kuqtë duan që të afrohen sa më shumë me Skënderbeun kryesues. Barazimi ndaj Teutës nuk shërbeu pasi i la mbrapa Laçianve dhe kjo nuk e kënaqi trajnerin portugez. Ndërsa skuadra e Bylis nuk ka vazhdimësinë e ndeshjeve të fazës së parë. Ekipi ballshiot duket s eka humbur një pjesë të rëndësihme të ekipit dhe nuk është më skuadra që bën surpiza. Ndeshjet e humbura në javët e fudnit e ka bërë Egbon që të mendohet mirë. Kjo pasi humbja ndaj Partizait do ta çonte direkt në zonën e rrezikut.

Kukësi-Vllaznia

Derbi e veriut është edhe një ndër ndeshjet e bukura të javës së 23-të. Të dyja ekipet duhet përmëndur që nuk vjnë nga një formë e mirë. Kukësi humbi në fundjavë ndaj Tiranës duke lëshuar pikë mjaft të rëndësishme ndaj bardhebluve. Ndërsa nga ana tjetër Vllaznia është në një “shok” psikologjik . Kjo pasi ekipi verior vuan nga kriza  rezultateve. Këtë gjë e tregoi edhe ndeshja e fundit ndaj Besës. Një barazim 0-0 ndaj një kundërshtari që duhej marrë fitore. Pa ide shkodranët i kanë dhën një pikë ekipit kavajas. Kështu ata gjenden në një pozitë që mund t’I çojë në ligën e parë. Sfida ndaj Kukësit është shumë determinuese pasi do të tregojë forcën e Vllaznisë për të fituar. Ndërsa fitorja e Kukësit do t’I jepte ekipit një tre pikësh që i shtonte mundësinë për të parë zonën e kupave të europës më afër.

Teuta-Tirana

Ndeshja më e veçantë duket edhe sfida midis Tiranës dhe Teutës. Të dyja ekipet gjenden në pozicione të ndryshme por nuk kanë shumë diferenca në cilësi. Teuta është mbrapa Partizanit dhe e ka të domosdoshme një fitore. Kjo pasi do t ndihmonte në luftën në tabelë dhe për më tepër fitorja ndaj Tiranës është edhe një çështje prestigji. Një triumf ndaj 24 herë kampionve i rrit vetëbesimin skuadrës edhe për sfidat e të ardhmes. Ndërsa nga krahun tjetër është Tirana ekipi me dy fytyra. Në fazën e parë ekipi kryeqytetas ishte supriza e Superiores. Kjo pasi bardheblutë mbajtën fundin e tabelës për disa javë rresht. Humbjet e vazhdueshme shtuan edhe më shumë krizën e ekipit që nuk e kishte parë kurrë veten në këto pozicione. Gjërat do të ndryshonin pas merkatos së Janarit që ndryshoi gjithçka. Nga Tirana e  humbjeve tashmë ekipi është kthyer në Tiranën e frikshme. Ekipi bardheblu ka fituar disa sfida rresht. Kukësi ishte viktima e radhës ndërsa përpara është Teuta. Një sfidë mjaft e fortë dhe nëj test për Tiranën. Një fitore ndaj Teutës do ta bënte zyrtaisht Tiranën ekipin për tu mundur. Ndërsa një humbje do ta komplikonte pak misionin për tu ngritur në tabelë.

Besa-Flamurtari

Sfida ndaj Flamurtarit dhe Besës është sfida midis të barabartëve. Kjo pasi ekipet janë shumë të barabartë me njëra tjetrën dhe nuk kanë shumë diferenca edhe përsa i përket rezultateve. Ekipi kavajs është ngritur shumë në këto dy muaj dhe ka treguar që është një kundërshtar i rrezikshëm. Ndërsa Flamurtari me fitoren e marrë ndaj Lushnjes i jep edhe më shumë forcë. Ekipi Gjokës kishte disa javë që vuante për mungesë rezultatesh ndërsa tre pikëshi ndaj myzeqarve i jep më shuëm forcë për të ardhmen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency