Hidhet Shorti i evropianit 2016, Shqipëria përballë Porugalisë dhe Serbisë

0
154

Shorti është hedhur në Nisë të Francës dhe ka rezervuar ndeshje interesante

Skuadra jonë kombëtare do të ketë përballë skuadra jo të lehta si Portugalia, Serbia, Armenia dhe Danimarka

 

shorti shqiperia U hodh dje në Nisë të Francës shorti i evropianit 2016. Një short që duket se ka rezervuar emocione te veçanta. Kjo edhe për natyrën e përballjeve. Duke parë numrin e madh të skuadrave në eliminatore në grupe përballë njëra tjetrës janë vënë skuadra që rivalizojnë njëra tjetrën. Edhe kuqezinjtë e De Biazit kanë përballjet e tyre që kanë një karakter të veçantë. Duke parë skuadrat të cilat do të kemi përballë duket se jo gjithçka ka shkuar mbarë. Kjo pasi skuadra si Portugalia dhe Danimarka nuk janë të lehta për tu kaluar. Një mision i vështirë që mund të ketë disa pengesa para. Interesante është edhe përballja që do të ketë ekipi jonë me kombëtaren Serbe. Një përballje që nuk ka brenda vetëm garimin sportiv por edhe historinë. Një ndeshje me emocione të mëdha që pritet me shumë kureshtje. Skuadrat ishin të ndara në pesë vazo, të varuara nga rezultatet e arritura dhe rankimi i tyre në UEFA. Shqipëria nga ky short ka marrë grupin më të vështirë të mundshëm. Danimarka dhe Armenia janë ekipe që kanë lojtarë kualitativë dhe janë kombëtare të dëshmuara së fundmi, teksa Serbia është rival i përbetuar si në rrafshin politik, ashtu dhe në atë sportiv. Portugalia është e qartë se është favorit i këtij grupi, por mbetet të shihet si të reflektojë De Biazi dhe nëse edhe Adnan Januzaj do të jetë i përfshirë në kombëtaren shqiptare, e që do të ishte një lehtësim i madh. Zvicra e përforcuar me gjashtë shqiptarë do të ketë përballë Anglinë e Roi Hoxhson, në një grup relativisht të lehtë, teksa edhe kampionia e botës Spanja nuk do të ketë shumë punë të vështirë. Janë gjithsej tetë grupe me nga gjashtë skuadra dhe një grup tjetër me pesë skuadra. Në këto grupe, do të jenë nga dy skuadra që do të kualifikohen tutje, ashtu sikurse edhe ekipi më i mirë në vendin e tretë, teksa ekipet e mbetura të vendit të tretë do të luajnë në play-off. Kualifikimet do të zhvillohen kësaj radhe me reformë në atë që quhet java e futbollit. Një javë e tërë do të jetë e rezervuar për futbollin e kombëtareve, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht me të drejtat televizive në secilën ditë nga një ndeshje. Reformat e UEFA-s besohet se janë bërë për të reduktuar numrin e ndeshjeve të kombëtareve gjatë sezonit, në mënyrë që klubet të fokusohen më shumë në aktivitetet e tyre në garat tjera dhe lojtarët të jenë më të pushuar. Mbetet të shihet si do të funksionojë ky sistem, por një gjë është e sigurtë.

 

Valdet Rama: E mundim Serbinë dhe kualifikohemi

Një ndër yjet e rinj të kombëtares shqiptare, Valdet Rama ka deklaruar pas tërheqjes së shortit për Euro 2016 se Shqipëria do të synojë vetëm fitoren ndaj Serbisë dhe të gjithë kundërshtarëve tjerë në grup. Lojtari mbi këtë grup është shprehur me këto fjalë. “Është grup i vështirë, por do të jetë kënaqësi e madhe nëse do ta kalojmë. Do të jetë e pabesueshme nëse kualifikohemi, por nuk është e pamundur. Unë besoj se me skuadra më të forta luajmë më mirë. Definitivisht më pëlqen ky grup”, ka theksuar mesfushori. Ai për duelin ndaj Serbisë u shpreh se ka të njëtën rëndësinë si çdo ndeshje dhe duhet duhet të fitohen. “Në secilën ndeshje do të hyjmë për fitore, e sidomos me Serbinë. Ndeshjet fillojnë me rezultat 0-0 dhe ne nuk do të jemi favoritë e kjo mund të na ndihmojë shumë, pasi kemi kualitet të madh në skuadër. Unë besoj në këtë ekip dhe në trajnerin tonë” u shpreh lojtari kuq e zi në intervistë. Lojtari po kalon një formë të mirë te Valadolid dhe këtë e tregoi edhe me asistin në ndeshjen e fundit.

 

 

Grupet e  Euro 2016

Grupi A

Holanda

Çekia

Turqia

Letonia

Islanda

Kazakistani

 

Group B

Bosnja

Belgjika

Izraeli

Uellsi

Qipro

Andorra

 

Group C

Spanja

Ukraina

Slovakia

Bjellorusia

Maqedonia

Luksemburgu

 

Group D

Gjermania

Irlanda

Polonia

Skocia

Gjeorgjia

Gjibraltari

 

Group E

Anglia

Zvicrra

Sllovenia

Estonia

Lituania

San Marino

 

Group F

Greqia

Hungaria

Romania

Finlanda

Irlanda Veriore

Islanda

 

Group G

Rusia

Suedia

Austria

Mali i Zi

Moldavia

Lihtenshtajni

 

Group H

Italia

Kroacia

Norvegjia

Bullgaria

Azerbaixhani

Malta

 

Group I

Portugalia

Danimarka

Serbia

Armenia

Shqipëria

*Franca (Ekipet e Grupit I do të luajnë nga dy ndeshje me Francën, në formë miqësore, pa vlerë pikësh. UEFA ka vendosur t’ia garantojë vendit nikoqir miqësore me ekipet e grupit të fundit, por e përsërisimi pa vlerë pikësh).

 

 

 

 

Iniesta: Nuk dorëzohemi

Katalanasi Andres Iniesta, ka thënë se skuadra e tij e meritoi humbjen nga Real Sociedadi por u shpreh se skuadra nuk e ka humbur garën për titull. Blaugranët regjistruan humbjen e tretë sezonale dhe tashmë janë tri pikë pas Real Madrid renditje. “Real Sociedadi luajti shumë mirë. ishin më të mirë se ne, ne gjithmonë e ndiqnim rezultatin”. “Kjo humbje nuk duhet të na bëjë të dorëzohemi. Duhet të angazhohemi dhe ta përmbysim këtë situatë”. “Kanë mbetur edhe shumë pikë për t’u fituar dhe kemi ndeshje kundër rivalëve direkt” ka deklaruar fantazisti për faqen zyrtare të skuadrës.;

 

 

 

Milani merr fitore, Interi kënaqet me një pikë

Milanistët kanë regjistruar një fitore të pastër me rezultatin dy me zero në “Stadio Comunale Luigi Ferraris” kundra Sampdorias. Skuadra e drejtuar nga Sedorf zhvilluoi një lojë të sigurt në pjesën parëku arriti të shënojë edhe golin e parë. Pas krosimi do të ishte Adel Taarabt ai që do godiste topin me kokë. Mirëpo topi u ndali portieri Da Kosta. Topi do të vinte përsëri në kmëbë e marokenit që kësaj radhe nuk do të gabonte dhe do ta çonte topin në rrjetë. Goli i dytë do të shënohej nga Adil Rami që do të arrinte të gjente mundësinë për të shënuar gjatë një rrëmuje në zonë. Sikur mos të mjaftonte kjo Maksi Lopez do të dilte me karton të kuq pas të verdhit të dytë radhazi. Pas kësaj fitore Milani qëndron në vendin e nëntë në tabelë me 35 pikë. Tashmë skuadra e Sedorf është vetëm 15 pikë larg zonës Champions dhe mund ta arrijë këtë deri në fund të kampionatit. Ndërsa nga ana tjetër Kaljari e ka ndalur interin me barazimin një me një në ndeshjen e luajtur në “Giuseppe Meazza”. Do të ishte Mauricio Pinila që shënoi nga penalltia në minutën e 40. Mirëpo pak minuta brenda gjysmës së dytë do të ishin zikaltërit ata që do të barazonin rezultatin. Rolando ishte realizues që do t’i sillte barazimin skuadrës së tij. Vendasit dështuan të shënonin gol tjetër deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit duke e lënë sfidën të pandryshuar. Tashmë ekipi i Maxarrit është 10 pikë ndaj Napolit që ndodhet në vendin e tretë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency