UFO apo meteor?

0
154

ufo apo..Kjo fotografi që shfaqë një UFO në qiell, është bërë nga një fotograf britanik, i cili ishte i shokuar nga “objekti misterioz”. Fotografi amator Michael Potter këtë foto e bëri derisa po fotografonte formacione të reve në bregdetin e Cornwallit. Ai po e fshinte fotografinë kur e vërejti një dritë të paqartë që ishte në qiell.  “Fotografitë i vendosa në laptop dhe kisha vendosur që t`i fshija një pjesë të tyre për shkak të rrezeve të diellit që ishin pjesë e fotove”, ka thënë ai. “Kur po shtypja butonin ‘fshije’ unë vërejta se në anën e majtë të fotos ishte diçka që dukej si një aeroplan ose rreze e diellit”. “Diçka që nuk e kisha parë kur shkrepa fotografinë. Unë zmadhova fotografinë aq sa munda dhe isha i befasuar me atë çka pashë”. “Fotografinë ua kam treguar shokëve, të cilët janë të mendimit se ajo është UFO apo meteor”.

 

Djali dha bekimin për vetëvrasjen e prindërve

Djali i një çifti, të cilët vdiqën pasi kishin bërë paktin për vetëvrasje, e kishte puthur nënën dhe babën, duke ua dhënë bekimin që të kryenin vetëvrasjen. Tai Altman ka thënë se e dinte që prindërit e tij Raphael, 69, dhe Tamar 72, të cilët ishin të martuar për 46 vjet, do ta vrisnin veten. Mjeku ligjor ka thënë se ishte e qartë se çifti kishte vendosur të bënin vetëvrasje shkaku i gjendjes së keqe shëndetësore. Çifti, nga Oxfordshire, u gjet i vdekur në krahët e njëri-tjetrit pasi kishin pirë helm. Djali i tyre, Altman,43, në dijeni se kanceri i babait kishte arritur në fazën përfundimtare, e kuptoi se ky çast do të vinte. Ai tha se e dinte prindërit e tij do të vdisnin së bashku, po të mundnin. “Ne kaluam dy ditë duke i thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Patëm rastin që t`i thoshim gjitha gjërat që dëshironim t`i thoshim”. “U thash se ata kanë qenë prindër të mirë dhe se u ndjeva i nderuar që kam pasur dhe se gjithë atë që kam mësuar nga ata do ia kalojë nipave dhe mbesave të tyre”. “Dëshiroja që t`ua jepja një ndjenjë se ata nuk janë duke lënë asgjë prapa”. Çifti përdori të njëjtin helm që prodhohet nga Dignitas- një organizatë zvicerane që u ndihmon njerëzve të përfundojnë jetën e tyre. Tai Altman tha se babai i tij ishte i diagnostifikuar me kancer por ai shijonte një jetë të mirë deri në fund të jetës së tij. Nëna e tij vuante nga diabeti, neuralgjia dhe problemet muskulore dhe ia kishte bërë të qartë familjes së saj se nuk ishte e përgatitur të jetonte pa burrin e saj. “Gjatë një bisede ia dhashë një skenar të mundshëm se ajo mund të jetonte, por tashmë kishte marrë vendimin përfundimtar”. Djali tha se familja kaloi dy ditë duke u përshëndetur, para se ai t`ua jepte bekimin për vetëvrasje prindërve të tij. “I thash asaj se mund të vinte të jetonte me ne dhe të jetë me ne e nipat e saj por nuk ishte në gjendje të mirë fizike dhe nuk argumentova më shumë”. “Unë i pyeta se si do të bëjnë vetëvrasje”, ka thënë ai. “Ata më thanë se ishte një helm i Dignitas me përbërje kimik. Nuk kisha pyetje tjera më”. “U thash se nuk ndjehem keq për asgjë dhe se do të më mungonin shumë”. Peter Clark, asistenti i mjekut ligjor tha se çifti kishte vendosur me kujdes që të bënin vetëvrasje. “Ishte e qartë se ata kishin vendosur që të vdisnin së bashku ashtu siç kanë jetuar”.

 

Gjenden gjurmët e njeriut 800 mijë vjeçar

Gjurmët e hershme të këmbëve të lëna nga njerëzit jashtë Afrikës janë gjetur në bregdetin e Norfolkut të Anglisë.  Të përshkruara si “gjetjet më të rëndësishme të brigjeve të Britanisë”, gjurmët e vjetra 800 mijë vjeçare janë gjetur në Happisburghu pas baticës së detit.  Shkencëtarët besojnë se gjurmët janë dëshmi të njerëzve që hershëm që kanë jetuar në Evropën veriore, derisa më parë në këtë zonë janë zbuluar edhe eshtra të kafshëve dhe mjete të gurit, transmeton Koha.net.  Gjurmët janë ekspozuar kur deti largoi rërën nga një seri e gropave të vogla.  Janë gjetur më shumë se 50 gjurmë të këmbëve, 12 prej të cilave janë të kompletuara kurse dy tregojnë në detaje gishtat e këmbës. “Nuk kishim ide se çfarë po shikonim”, ka thënë Dr. Nick Ashton nga Muzeu Britanik. “Por ishte diçka që nuk e kishim hasur më parë”. “Kisha një ndjenjë se do të ishte një zbulim i rëndësishëm, por e pamë se me shpejtësi zbatica po e fshinte atë që sapo ishte ekspozuar”. Për më shumë se dy javë, ekipi i Ashtonit përdori fotogrametrinë, një teknikë që mund të bashkojë fotografitë digjitale për të krijuar një incizim përfundimtar dhe fotografi tredimensionale të sipërfaqes. Analiza e këtyre fotografive konfirmoi se gropat e vogla në fakt ishin gjurmët e këmbëve të njerëzve, ndoshta të pesë individëve. Në disa raste gjurmët kishin madhësinë 48 të këpucëve moderne. Njerëzit e hershëm kishin pamjen e njeriut të sotëm, por truri i tyre ishte më i vogël, ka thënë Ashton.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency