Marrëveshja Rritet çmimi për biletat e urbanëve, kategoritë që do të kompensohen

0
115

50 lekë bileta, 900 lekë aboneja e studentit

 Për një vit zbatohet sistemi elektronik i biletave

 

autobuzaÇmimi i biletës së urbanëve do të jetë 50 lekë. Marrëveshja e lidhur nga Ministria e Transporteve dhe Shoqata e Transportit i propozon Këshillit të Ministrave rritjen me 20 lekë të reja të çmimit për biletat e urbanëve. Përveç çmimit të biletës, do të rriten edhe çmimet e aboneve. Pas miratimit të marrëveshjes në qeveri, një abone e përgjithshme mujore do të kushtojë 1800 lekë, një abone studenti do të kushtojë 900 lekë dhe aboneja vetëm për një linjë 1400 lekë. “Në kushtet e një gjendjeje ekonomike dhe financiare tepër të rënduar të shoqërive të transportit, por duke konsideruar edhe situatën e vështirë të shtresave me të dobëta ekonomike të popullsisë; me qëllim garantimin e vijueshmërisë së transportit qytetës dhe mbrojtjen e biznesit të operatorëve të kontraktuar për kryerjen e këtij shërbimi; me synim rritjen cilësore të shërbimit qytetës me pikësynim kalimin e tij si alternativë parësore të lëvizjes në qytet; Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës, palë në këtë marrëveshje bien dakord që: – Ministria e Transportit, si autoritet kompetent për sektorin merr përsipër që të komunikojë me ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore për zgjidhjen sa më shpejt të problemeve dhe shqetësimeve të shoqatës. – Shoqata merr përsipër të organizoje dhe konsolidoje bashkëpunimin e të gjitha shoqërive të transportit qytetës ndërmjet tyre dhe në marrëdhënie me institucionet shtetërore, për të qenë korrekt me zbatimin e ligjeve dhe rregullave të shtetit”-thuhet në marrëveshje”.

 

Kompensimi

Ministria e Transportit do të marrë përsipër dhe do të mbështesë Shoqatën, që në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, për një periudhë 3-5-mujore të gjejë modalitete për njësimin e legjislacionit për të gjitha kategoritë e veçanta të qytetarëve që sot me ligj përfitojnë shërbim falas. Për këtë të referohet si zgjidhje ndryshimet në ligjin nr. 27/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, të ndryshuar”, i cili përcakton se shteti këtyre kategorive u kompenson në lekë shërbimin e transportit qytetës

 

Sistemi elektronik i biletave

Sipas Shoqatës dhe Ministrisë së Transporteve, kjo rritje e çmimit do të bëjë të mundur që brenda një viti të futet sistemi elektronik i biletave. Ky sistem funksionon pa faturino dhe udhëtari blen biletën në pika të caktuara, përpara se të përdorë urbanin. Udhëtari sapo përdor autobusin, bën kalimin elektronik të biletës në kasat që do të vendosen brenda tij. Nga momenti i kalimit elektronik, bileta mund të përdoret për një orë edhe për linja të tjera. Shoqata, me ndryshimin e çmimit, menjëherë merr përsipër të realizojë: Përmirësimin e cilësisë së shërbimit duke zbatuar kontratën për shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve (çdo operator do të zbatojë frekuencat sipas kontratës për çdo linjë). Kryerja e një studimi brenda 6 muajve për futjen e teknikave moderne të emetimit dhe kontrollit të biletave të shërbimit (sistemi elektronik të biletave shumëpërdorimshe) brenda një viti”, – përcaktohet në marrëveshje.

 

 

Çmimet e biletave

-Biletë njëudhëtimeshe, 50 lekë

-Bileta e pajtimit mujor, e përgjithshme, 1800 lekë

-Bileta e pajtimit mujore, për studente, 900 lekë

-Bileta e pajtimit mujore, për një linje, 1400 lekë

 

 

Situata në landfill

 Bozdo: Brenda këtij viti, përzgjedhim koncesionarin që do të merret me menaxhimin e mbetjeve

 Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka folur dje për situatën e menaxhimit të mbetjeve. Duke vlerësuar masat që ka marrë Bashkia e Tiranës, Bozdo përmendi edhe kushtet e vështira që u gjetën mbetjet në vitin 2011. Kemi gjetur një bllokim të depozitimit të mbetjeve, pikërisht sepse mungonin parcelat e reja dhe mungonin edhe mjetet shtytëse të nevojshme, për të kryer këtë procedurë. 3 mjetet përkatëse që bënin shtytjen dhe ngjeshjen ishin me defekt dhe për këtë arsye mbetjet depozitoheshin ose në vend-depozitimin i vjetër i cili i kishte asimiluar tashmë kapacitetet ose nëpër rrugë dhe pastaj përdorej gjerësisht teknika e djegies apo e vënies së zjarrit, me qëllim eliminimin e mbeturinave, gjë që më pas shkaktonte tymra kancerogjenë për të gjithë qytetin e veçanërisht për lagjen e Kombinati”, – u shpreh nënkryetari i Bashkisë. Më tej Bozdo përmendi edhe gjendjen e mbetjeve në ditët e sotme. “Së pari mjetet janë në punë dhe nëse mesatarja e orëve të punës deri në vitin 2011, për shkak të mungesës së karburantit ishte dy orë në ditë, pra mjetet përkatëse punonin vetëm 2 orë në ditë për të sheshuar, ngjeshur mbetjet, sot ato punojnë 24 orë në ditë, sipas ngarkesës dhe intensitetit që kërkon puna e qytetit. Së dyti, mungesa e territorit. Deri në 2011, askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për të parashikuar territor të ri për depozitimin e mbetjeve dhe fakti që mungonin edhe mjetet përkatëse, mbetjet trajtoheshin me pirgje, duke i lënë të kalbeshin, nën mëshirën e faktorëve atmosferikë apo pastaj duke vendosur zjarrin përkatës. Kjo gjë nuk ndodh më. Ne kemi hapur dy parcela të reja dhe mbetjet depozitohen atje, duke respektuar thellësisht normën teknike, kondicionet teknike të cilat kanë lidhje edhe me mbulimin e tyre rast pas rasti në mënyrë frekuente, atëherë kur kapaciteti i shtesës konsiderohet i plotë”, – theksoi Bozdo. Lidhur me procesin e koncesionimit Bozdo theksoi së brenda këtij viti do të mbyllet procesi dhe se janë marrë masat për hapjen e parcelave të reja.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency