Talenti Enis Gavazaj bën debutimin te skuadra e Gentit, në të ardhmen më shumë minuta

0
120

 Talenti ka nisur një rrugë të mbarë te belgët e Gentit dhe duket që është një ndër yjet e rinj të skuadrës kuqezi që mund të shkëlqejë.

 

gavazaj-1376215218Shqipëria duket se po rritet në nivel ndërkombëtar. Kjo, pasi shumë lojtarë me origjinë shqiptare në mosha të reja po shkëlqejnë. Kur themi talente të kombëtares shqiptare, bëhet fjalë si për lojtarë kosovarë dhe shqiptarë, të cilët përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Tashmë De Biazi duket se do të ketë një opsion më shumë për t’i shtuar skuadrës në dispozicion. Mesfushori i ri i kombëtares U21 të Shqipërisë, Enis Gavazaj, është shprehur i entuziazmuar për debutimin e tij në futbollin e Belgjikës me skuadrën e Gentit. Ai u paraqit për pak minuta në fitoren që kjo skuadër e shënoi në fushën e skuadrës Gentit me rezultatin dy me një. “Jam shumë i lumtur, besoj se kjo ka ardhur pas një pune të mirë që e kam bërë në stërvitje me ekipin e parë”, – tha Gavazaj. Ai e pranon se ka pasur mjaft emocione dhe harron të falenderojë të gjithë që ia mundësuan të mbetet të arrijë deri këtu. “Normal si çdo lojtar që debuton edhe unë pata emocione, por i vlerësoj si emocione pozitive. Dua të falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar deri më sot”, – tha ai. Futbollisti i Prishtinës është duke luajtur te skuadra belge në formë huazimi, por me paraqitjen më të shpeshtë në skuadrën e parë edhe mund të sigurojë qëndrimin te ky klub. “Besoj se me punë gjithçka arrihet dhe mendoj që shumë shpejt mund të kem më shumë minuta në ekipin e parë, mendoj se në këtë drejtim kjo i mbetet kohës për t’u dëshmuar”, – u shpreh Gavazaj.

 

Gjoshi shënon dy gola, i shkel syrin Kievos

Talenti Shqiptar Halil Gjoshi ka shënuar 2 gola në fitoren e ekipit të tij, Union Ripa, të fituar me rezultatin 4-2 kundër Trisinos. Gjoshi është në pronësi të ekipit të Kievos, por është huazuar te ky ekip për të fituar më shumë eksperiencë. Kujtojmë që Gjoshi është pjesë e kombëtares shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tirana përforcohet me Ndikuaman

Skuadra e Tiranës në gjysmën e dytë të sezonit do të ketë edhe shërbimet e lojtarit më të mirë të shtetit të Burundit në Afrikë, Seleman Ndikuama. Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në këtë shtet, madje mban edhe shiritin e kapitenit të ekipit përfaqësues. Në karrierën e tij ai ka luajtur me disa skuadra në vendin e tij, por edhe në Norvegji, Belgjikë, Kinë dhe Arabi Saudite, ku nuk ka qëndruar për një kohë të gjatë, por është larguar. 26-vjeçari tashmë duket shumë pranë një aventure të re në Kategorinë Superiore në vendin tonë, pasi ka arritur edhe akordin me drejtuesit bardheblu. Këta të fundit kanë pëlqyer shumë cilësitë e lojtarit dhe kanë vendosur ta kenë në skuadër për gjysmën e dytë të sezonit. Ndërkohë që lojtari pritet të jetë në kryeqytet në ditët në vijim për të firmosur edhe kontratën me klubin.

 

 

Ergys Kaçe dhe PAOK në paqe

Çdo gjë është kthyer në vendin e vet te skuadra greke e PAOK-ut të Selanikut sa i përket rastit të mesfushorit, Kaçe. Mesfushori Kaçe ka kaluar ditët e tij të zeza te PAOK-u i Selanikut dhe tani çdo duket se po kthehet në normalitet sa i përket marrëdhënieve të tij me drejtuesit e këtij klubi dhe një pjesë të tifozerisë. Lojtari i kombëtares shqiptare vitin e kaluar pozoi me një fanellën të UÇK-së dhe për këtë vendin shovinist grek u kryqëzua si në aspektin publik ashtu edhe në atë profesional, duke u degraduar nga ekipi i parë. 20-vjeçari pas dy paraqitjeve të mira në ndeshjet e kupës, u paraqit edhe në ndeshjen e kampionatit, në fitoren ndaj Verias (4:1). Kaçe ka qenë afër largimit nga skuadra e Selanikut, e cila tani duke ditur kualitetet e tij vështirë se do të heq dorë nga ai ose së paku po i bën “vitrinën” në këtë afat kalimtar të futbollistëve, pasi interesimi për lojtarin është i madh

 

 

Mavraj nuk largohet nga Furthi

Mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj, i Grojther Furthit, që deri sezonin e shkuar ishte kapiten i kësaj skuadre, do të vazhdojë të jetë pjesë e saj deri në fund të sezonit. Sipas burimeve pranë futbollistit, drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë se edhe nëse do të rrezikonin që ta humbnin me parametra zero, s’kanë ndër mend ta lënë të ikë që tani për shumë pak para dhe ndaj është i detyruar që, sipas kontratës që ka firmosur deri në 30 qershor 2014, të qëndrojë me skuadrën bardh e gjelbër, e cila aktualisht ndodhet në vend të dytë me 35 pikë, katër larg kryesuesit Koln dhe 4+ nga vendi i tretë. Ndërkaq, në verë, mund të nisin edhe kërkimet për Mavrajn, që kërkohet si në Gjermani ashtu edhe jashtë saj nga Lacio që është ende e drejtuar nga mbrojtësi 27-vjeçar por që do të duhet pritur, për të parë se si shkojnë ngjarjet.

 

 

PSG do Januzajn, Junajtid thotë “jo”

Mançester Junajtid, sipas “The Guardian”, ka refuzuar një ofertë të Paris Seint Zhërmen në adresë të 18-vjeçarit me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. Nuk bëhet ende e ditur shuma që kampionët e Francës i kanë ofruar atyre të Anglisë, por dihet që skuadra e Lorent Blank është interesuar për Januzajn që kur ai firmosi kontratën e parë me Junajtid. Klubi nga “Old Trafford” nuk ka ndërmend të shesë talentin e saj, një prej futbollistëve më të mirë të këtij sezoni për “Djajtë e Kuq”. Përveç Januzajt, një tjetër shënjestër e përbashkët e të dy klubeve është edhe francezi i Njukastëllit, Kabaje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency